Ylli Manjani injorant apo keqinformues? Terrorizon protestuesit se u përdor CO në vend të CO2

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani (ish socialist, isht lsi-ist dhe tani berishan i thekur) prej dje po shpërndan nëpër media një lajm totalisht fallso. Ose e ka për qëllim politik, ose thjesht nga injoranca personale, por ai pretendon se bombulat kundër zjarrit kanë si përmbajtje monoksid karboni (gaz me formulën kimike CO), pra një gaz që asgjeson me vdekje gati të menjëhershme. Ai e përdor këtë dizinformim duke pretenduar se bombulat kundër zjarrit që përdorën militantët e Lulzim Bashës per të mbrojtur selinë e PD-së nga sulmi i berishanëve, kishin një gaz vrasës për shëndetin e demokrateëve.

Cfarë kane perdorur realisht bashistet kunder berishanëve do ta percaktojë prokuroria qe ka ngarkuar nje eskpert kimik per të bere analizat e pluhurit te bardhe qe ka dale nga bombula. Por nje gje eshte e sigurt: bombulat kunder zjarrit nuk kane monoksid karboni!!! Per arsye shume te thjeshtë: Monoksidi i karbonit (CO) edhe mund të merr flakë!!! Eshtë si të thuash që për të shuar zjarrin Ylli Manjani përdor benzinë. 

Në fakt Ylli Manjani me siguri e ka ngaterruar qellimisht CO (formula kimike e monoksidit të karbonit) me CO2, formula kimike e dioksidit të karbonit që realisht perdoret ne disa modele te bombulave kunder zjarrit. CO2 prodhon nje pluhur të bardhe, por nuk eshte as gaz helmues as nuk eshte kancerogjen. Ne shumicën e rasteve te tjera bombulat kunder zjarrit perdorin nje miks me bikarbonat sode (pra soda i buke) dhe bikarbonat potasiumi: edhe këto substanca prodhojnë një pluhur të bardhë që ka fuqinë të shuajë zjarrin, po prape nuk është as helmuese dhe as kancerogjene. 

Ajo që habit eshte nje dizinformim kaq flagrant qe po terrorizon gjithe ata demonstrues qe kane qene ne kontakt me pluhurin e bardhë te shperndare masivisht gjate protestës së 8 janarit, dhe qe vjen nga nje ish ministër i drejtesisë! Ne fakt Ylli Manjani me sa duket qe ndjek rrugën shpifese të eprorit të tij Sali Berisha i cili (pas barcaleta së famshme te pistoletave cadra te perdorura sipas tij ne protestën e 21 janarit) tani ka deklaruar se ne 8 janar jane perdorur ''armet kimike dhe neuroparalizuese''. Si në Irakun e Sadam Huseinit!!.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pjeter: 13/01/2022 19:48

    Jo vetem injorant,por edhe idiot,dhe me e keqja,ka qene edhe minister drejtesie.

    Përgjigju
  • Shaqo: 13/01/2022 19:37

    Per mua eshte injorant. Se po ta dinte diferencen e dy gazeve, nuk do ta thoshte ate cka deklaroi, sepse nuk vdiq njeri, edhe pse gazi u ra ne fytyre. Injoranca nuk ka brire, I ben bashke budallenjte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Katër vrasjet në bulevard, a është bërë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

John

Erdogan sërish sëmurë? Presidenti turk kërkon konsulencë nga mjeku izraelit