Ylli Pata: Tronditja politike që sjell vota e diasporës

Ylli Pata: Tronditja politike që sjell vota e diasporës

Foto ilustruese

Kohët e fundit po shikojmë lëvizje nga të gjitha krahët e politikës, duke u aktivizuar me shqiptarët që jetojnë jashtë kufirit.

Është Partia Socialiste, e cila këtë lëvizje e ka bërë më zyrtare, ku Damian Gjiknuri dhe deputeti Lavdrim Krashi që vjen nga diaspora, por edhe Edi Rama i cili përshëndeti online patën një aktivitet me shqiptarët e Britanisë së Madhe.

Ndërkohë, si Sali Berisha, Ilir Meta, por edhe qarqe të tjera opozitare po lëvizin me grupe shqiptarësh jashtë vendit, të cilët janë përfshirë në zhvillimet politike në Shqipëri.

Foltoret në disa qytete të SHBA, ku janë aktivizuar mbështetës së PD-së, apo edhe mediat online të ngritura në SHBA, por që flasin vetëm për politikën e Tiranës, janë tregues për këtë. Shto këtu edhe nisjen e përplasjes dhe sulmeve të ndërsjellta ndërmjet Evi Kokalarit dhe drejtuesve të Nova Media-s prej qarqeve të politikës, që janë sinjale që politika po karikon emigrantët tanë jashtë vendit.

Duket qartë se gjithçka bëhet për të mbajtur ndezur një situatë, që kur të legalizohet vota për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, gjërat të jenë gati.

Parlamenti shqiptar ka ngritur Komisionin e Reformës Zgjedhore, i cili pritet ta theksojë edhe më shumë praktikimin e të drejtës së votimit për enigrantët, edhe pse Kodit Aktual Zgjedhor nuk e ndalon, madje i kërkon KQZ-së që ta aplikojë.

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, deklaroi para pak muajsh se bëhet fjalë për një shifër që mund të arrijë thuajse 1.4 milionë zgjedhës.

E nëse realisht janë kaq, kemi të ëjmë me një fuqi të vërtetë elektorale, e cila shkon thuajse sa shifra që voton rregullisht në votimet shqiptare.

Një shifër që do t’i japë zgjedhjeve të vendit, një tronditje të madhe sasiore, por natyrisht edhe cilësore.

Ende nuk është e qartë sesi do të operohet, që kjo e drejtë të përdoret vetëm për zgjedhjet Parlamentare siç është në shumicën e vendeve, apo edhe në ato administrative. A do të përfshihen ata zgjedhës që votojnë edhe në votimet e shteteve ku jetojnë, apo ata që nuk e ushtrojnë këtë të drejtë.

Gjithsesi, nëse qëndrojmë në shifrën që e deklaroi Celibashi në janarin e këtij viti, sipas të gjitha gjasave kemi të bëjmë me një të dhënë shpërthyese.

Pra 1.4 milionë vota që injektohen në sistemin politik shqiptar, duke bërë të mundur që rezultati të jetë krejtësisht i varur nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Kjo shofër, pastaj duhet parë që cilit prej qarqeve i përkasin emigrantët që jetojnë jashtë vendit, porn ë studime të përgjithshme rezulton se shumica e tyre që kanë lidhje me Shqipërinë, regjistrimin e kanë bërë në dy qarqet kryesore të vendit siç është Tirana apo Durrësi. Vende ku një pjesë e rëndësishme edhe kanë blerë apo kanë restauruar banesa apo shtëpi të dyta pushimesh.

Fakt, që tregon se sërish kyç për ekuilibrin politik do të jenë qarqet e Tiranës dhe Durrësit, që nxjerrin edhe numrin më të madh të deputetëve. Gjithsesi regjistrimi i tërë zgjedhësve që jetojnë jashtë në një listë kombëtare duke i ndarë sipas banesave që kanë dhënë për Shqipërinë, atëherë ka shumë gjasa që të bëhet edhe një rirregullim i numrit të deputetëve që kanë qarqet aktualisht. Në zgjedhjet e fundit; Kukësi e Gjirokastra patën numër më të vogël deputetësh si pasojë e numrit të reduktuar të banorëve, ku të dy qarqet kanë shofër të konsiderueshme të emigrantëve.

Megjithatë, ajo që pritet të ndikojë kjo votë është pjesa cilësore e zgjedhjeve shqiptare. Teorikisht, shumica e shqiptarëve që jetojnë jashtë duhet të kenë një mentalitet më të hapur për të dhënë një ndryshim cilësor në zgjedhjen e alternativës. E këtu më e goditur është elita e vjetër e dinosaurve të politikës, e cila ka edhe antipatinë më të madhe tek shqiptarët e integruar në Perëndim. Kjo u pa edhe në zgjedhjet e Kosovës, ku pjesa më e madhe e diasporës votoi për Vetëvendosjen, si një shenjë e idesë për të rifreskuar klasën politike. Por pikërisht eksperienca e Kosovës, lë të kuptojë se diaspora mund të jetë edhe më e riskuar nga ndikimi i propagandës invasive, sidomos në rrjete sociale.

Duke qenë të kyçur në punët e hallet e tyre operative në shtetet e Perëndimit, ajo pak kohë që kalohet në rrjetet sociale, apo televizionet shqiptare nuk mjafton për të kuptuar sa më mirë situatën. E kështu rreziku është reflektimi sipërfaqësor mbi politikën, gjegjësisht manipulimi më i lehtë.

Në kohën e zgjedhjeve të Kosovës, pamë një reagim reaktiv të diasporës kundër kastës së vjetër politike dhe pro Albin Kurtit e Vjosa Osmanit, por që shpejt pati një zhgënjim edhe më të shpejtë të këtij korpusi.

Shto këtu edhe ekzistencës së mjaft grupeve radikale militante që ndodhen në Perëndim, si pasojë e përdorimit të statusit politik si një mundësi përfitimi të azilit politik. Gjë që e ka kthyer këtë “armatë” në një “ushtri” të rregullt të palëve respective. Në reagimet e shqiptarëve të diasporës në komente apo diskutime, shikojmë se mjaft prej tyre janë ende në pozicione fanatike. Disa prej komenteve të tmerrshme në faqen e ambasadës amerikane, janë ish-zyrtarë të kohës së PD-së, por që prej kohësh jetojnë dhe janë shtetas amerikanë. Kjo kategori që janë përgjithësisht ish-policë, ish-diplomaë, apo ish-punonjës së SHIK të Gazidedes janë më radikalët. Pra diaspora ka disa pjesë të shtresëzimeve të saj e nuk mund të shikohet bardhezi. Ndaj edhe partitë kanë nisur ofensivën për të kapus sa më shumë pjesë të kësaj “llokme” gjigande elektorale që do të jetë shumë e rëndësishme për rezultatin e zgjedhjeve.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fani: 28/06/2022 00:20

    Ja dhe pyka e radhes. Me keq se Shoku Enver me prrallat per diasporen armike. Hipokrite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot