Protesta shqiptare që sot ka ditën e saj të njëmbëdhjetë, është padyshim më e famshmja e zhvilluar në historinë e afërt por edhe më tej të Shqipërisë.

Mediat e mëdha edhe ato lokale, prestigjoze dhe jo të njohura, nga Amerika e Veriut në atë të Jugut, Europë, Azi e Australi e Oqeani, publikojnë vazhdimisht Flamingo Revolution e Tiranës.

Pikërisht kjo është arsyeja që Reuters dhe AP, dy agjencitë globale të lajmeve në botë po i japin një mbulim edhe live, por edhe me feed-sa të shumtë, nga kërkesa që kanë mediat për pamje, sinkrone, intervista, apo edhe lajme.

Kjo protestë, e organizuar nga duar mjeshtrash të PR ka në thelbin e saj parullat që shprehin kundërshtimin e hapur ndaj Ivanka Trump. Kjo është pamja globale që i interson pjesës më të madhe të botës që po i blen feed-sat ditë për ditë prej 11 ditëve.

Ndërkohë, në protestë ka edhe kënde të qarta e të frikshme antisemite e antiizraelite që i interesojnë asaj pjese të globit që kanë një axhendë kundër Izraelit që e përdorin edhe për politikë të brendshme.

Nga ana tjetër, ajo që është e rëndësishmja për ne këtu, është se kemi të bëjmë me një lëvizje qytetare mjaft civile, interesante, e gjallë, e me shumë komponentë të saj civilizuese.

Protestë, e cila komponentin e saj shqiptar e ka të qartë, si një rebelim ndaj qeverisë, klasës politike, e statusquosë politike dhe institucionale të vendit. Kemi të bëjmë qartësisht me një shprehjeje apo përfaqësim të shoqërisë për një shkundje, ndryshim, evolucion të rëndësishëm.

Këtë pjesë nuk e mohon askush, por nëse do të ishte vetëm aspekti lokal, protesta do të kishte mbetur një demonstrim i yni, pa dimensionin e saj të fuqishëm ndërkombëtar. Zvërneci, beteja anti-Trump që del nga parullat me Ivankën në meme kreative, të përgatitura gjithashtu nga dorë mjeshtrish të PR-it janë identiteti i kësaj proteste, është thelbi i saj, që dikush duhet ta marrë përsipër ta përfaqësojë. Edhe pse duket se përbën një problem edhe përfaqësimi, ku koka fshihet për arsye të këshilluara nga strategë imazhi, pasi një ditë të bukur do të zbresë si Nadir Murra nga 15-katëshi me flatra.

Tentativa për shmangie nga thelbi i protestës, kundërshtimi i megaprojektit të Zvërnecit, duket vjen nga qarqe që në protestë kanë zënë vend, si shumë njerëz e grupę, por që në realitet nuk janë as ideatorët, as mbështetësit e funancuesit, por as kokat që kanë hartuar strategjinë e lëvizjes apo edhe taktikën e itinerarit ditor apo sipas emergjencave që sjell nata.

Tentativa për tu shmangur nga Zvërneci është e padobishme, pasi beteja reale, e cila në ditët që vijnë do të bëhet edhe më e ashpër është ajo për megaprojektin ku është në lojë edhe vajza e Presidentit Donald Trump Ivanka dhe burri i saj Jared Kusshner. Dy nga personazhet më të famshëm të botës, të cilët janë më popullor edhe se familja mbretërore britanike, apo çdo oborr tjetër mbretoror të botës.

Trump Organisations, siç quhet korporata e madhe dhe historike në emrin e kreut të Shtëpisë së Bardhë nuk ka shumë historik biznesi jashtë shtetit. Më i famshmi është resorti i golfit në Skoci, ku Trump ka blerë një tokë nga zona ku ka pasur origjinën e ema, përkatësisht në Aberdeenshire.

Ai resort është një nga më ekskluzivët e botës, ku konsiderohet një fuqi e madhe ekonomikę, jo vetëm për kompaninë që e menaxhon, por edhe zonën përreth, e natyrisht shtetit britanik që korr taksat.

Një vulë Trump në Shqipëri nuk është gjë tjetër veçse një brand mbretëror i biznesit ndërkombëtar, që logjikisht do të ketë pasoja shtytëse në tërheqjen e investimeve, por edhe shërbimeve. Në një vend i vogël si Shqipëria buja e këtij brandi është shumë i fortë, pasi nuk është thjesht një investim ekonomik apo financiar, është një peshë e rëndë e biznesit amerikan, por edhe një vulë që vetëm t’i përmendet emri bën kaq bujë, siç ka bërë këto ditë me protestën e Zvërnecit.

Beteja për të cilin po bëhet edhe nga krahu tjetër, përkatësisht nga kryeministri Edi Rama, i cili duket se do ta vijojë duke e fokusuar pikërisht tek megainvestimi. Pasi kjo është dhe qendra gravitacionale e gjithë kësaj lëvizjeje, e cila nëse lë dimensionin kundër Trump, do kishte padyshim rëndësisnë e saj, por jo famën. Ndaj me shumë nuhatje influenceret që sulmon Edi Rama i gjëmojnë mikrofonit në protestë, ngaqë viralitetin e kanë të sigurtë ndoshta me 6 zero. Me një lekë pa hesap.