Voltana Ademi debat me Senida Mesin në prani të ambasadorit britanik/VD

Debate mes kryebashkiakes Voltana Ademi dhe zv. Kryeministres Senida Mesi gjatë tryezës së organizuar nga Ambasada britanike në Shkodër për parandalimin e krimit tek të rinjtë. Kryebashkiakja Voltana Ademi u shpreh se problem mbetet krimi i organizuar i lidhur me politikën dhe drejtues të lartë të policisë, ndërsa shënjestroi zv.kryeministren sa i përket nivelit të përfaqësimit të qeverisë dhe trajtimit të kësaj problematike.

“Krimi, sidomos ai i lidhur dhe mbrojtur në bashkëpunim me politikën, është shqetësim real dhe vazhdon të jetë i tillë për shoqërinë shqiptare. Krimi i organizuar është realitet i hidhur për vendin tonë. Shqipëria vazhdon të jetë fatkeqësisht vend prodhimi dhe eksportimi i drogës. Droga është biznes fitimprurës për trafikantët. Ka katër urdhër-arreste për ish drejtues të lartë të shtetit, që dyshohen si të përfshirë në trafikun e drogës bashkë me ish-ministrin e Brendshëm. Unë do kisha një sugjerim për organizatorët, por edhe për të gjithë ne, përfaqësuesit e ministrisë dhe policisë të ishin këtu se kanë funksionin e parë ligjor”

Voltana Ademi, kryebashkiake e Shkodrës

Në kundërpërgjigje, zv. Kryeministrja Senida Mesi u shpreh se nuk i takon kryebashkiakes të kritikojë punën e qeverisë, ndërkohë që nuk ka bërë as detyrat e saj të Shtëpisë.

“Nuk përshëndes statistikat të bëra nga një specialiste e rëndomtë, pa bërë mirë detyrat e shtëpisë. Dëgjoj shembuj suksesi të Malësisë së Madhe, por nuk dëgjoj asnjë shembull suksesi në Bashkinë Shkodër. Jemi këtu për të adresuar problematika dhe për të zgjidhur ato çështje.

Të tregojmë vizion, lidership dhe qeverisje. Do doja sugjerime, rekomandime, punë të përbashkët me qëllim që krimin e organizuar, përfshirë dhe në politikë, meqë Ademi e ka me shumë merak, ta shohim çdo ditë”

Senida Mesi, zv.kryeministre

Pas fjalës në këtë takim, zv. Kryeministrja Mesi kërkoi leje për tu larguar, por hasi në përplasje me deputetin e Partisë Demokratike Romeo Gurakuqi, i cili i kërkoi që të qëndrojë deri në fund të takimit.

Gurakuqi: Mund ta di pse largoheni, cila është arsyeja, duhet të na dëgjoni deri në fund, ç’është kjo, kemi mbledhje, nuk mund të ikni
Mesi: Kam mbledhje urgjente në Tiranë
Gurakuqi: Ju keni ardhur, duhet të dëgjoni këtu
Mesi: Kam përfaqësinë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luli: 07/04/2018 07:23

    Kryetare bashkie me dy dashnor nuk kam mujt me pa veç kjo e shkoders bravo Boli

    Përgjigju
  • I pervutshmi: 06/04/2018 22:32

    Ne atdheun e atij zoterise , vetem ne Londer per kyt vit jane shenuar 50 krime me pasoje vdekje , shumica me arme zjarri nderkohe qe ktu ska arme as polici. Kurre nuk e shan atdheun e tij para te tjereve ai as shoket e tij. Pse ne Shqiptaret e lame nam duke share vendin tone para te tjereve. Ska rendesi jemi te majte apo te djathte. Atdheun tone e duam me shume se e duan te huajt , prandaj mendoj ti leme sharjet menjane. Sidoemos para te huajve.

    Përgjigju
  • AltinTop: 06/04/2018 20:03

    Voltana asht ftyra e atyne qe e kan votu!

    Përgjigju
  • Blenard: 06/04/2018 17:51

    Lum shkodra qe te kan moj cuc e ke nderit me bashki e me muhabet ti sje as pe hale

    Përgjigju
  • Oso Dobraçi: 06/04/2018 17:46

    Voltana e ka mendjen ke hajdari i Markut . Shkine e keqe.E zeza e tan Shkodres.

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 06/04/2018 17:07

    Sa turp për Shkodranët e kulturuar ta përfaqësoi një idjote ordinere që meret me budallallëqe e që smeret aspak me punët e Shkodrës sa keq për Shkodranët me një idjote të till.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani