Zbulohet receta e bukës më të vjetër në botë, 14 mijë vite e vjetër

Zbulohet receta e bukës më të vjetër në botë, 14 mijë vite e vjetër

Foto ilustruese

Merrni miell nga gruri dhe elbi i egër, përzijeni me pluhurin e rrënjëve të bimëve, shtojini ujë dhe pastaj piqeni.

Sipas shkencëtarëve, kjo është receta për bukën më të vjetër në botë, që daton më shumë se 14.000 vjet.

Buka e pjekur ishte e sheshtë, jo e fryrë me maja dhe kishte pak shijen e bukës së sotme.

Bukë ka qenë prej kohësh pjesë e dietës sonë kryesore. Por pak dihet për origjinën e bërjes së bukës.

Deri tani, dëshmia më e vjetër e bukës erdhi nga Turqia 9,000 vjet më parë.

Gjetja e fundit, nga një vend arkeologjik në Shkretëtirën e Zezë në Jordani, shtyn përsëri provën e parë për bërjen e bukës për më shumë se 5.000 vjet.

Shkencëtarët zbuluan dy ndërtesa, secila prej të cilave përmbante një oxhak të madh rrethor me gurë, brenda së cilës u gjetën thërrimet e bukës. Analizuar në mikroskop, mostrat e bukës treguan shenja të bluarjes, sitjes dhe përzierjes.

Dr Amaia Arranz-Otaegui i Universitetit të Kopenhagës, e cila zbuloi thërrimet e bukës, tha se kjo ishte gjëja e fundit që ata prisnin të gjenin në vend.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë