Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ kërkesë Drejtorisë së Gjendjes Civile për kohëzgjatjen e pasaportave dhe kartave të identitetit

Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ kërkesë Drejtorisë së Gjendjes Civile për kohëzgjatjen e pasaportave dhe kartave të identitetit

TIRANË- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i dërgoi një kërkesë drejtorisë së Gjendjes Civile për të marrë informacin mbi numrin e kartave të identitetit dhe pasaportave të cilave u ka skaduar afati.

Ilirjan Celibashi kërkon gjithashtu informim se sa mund të jetë numri i realizimit të kërkesave të zgjedhësve për rinovim të kartës ose pasaportës deri më 25 Prill 2021.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, janë mbi 800 mijë qytetarë të cilëve u ka skaduar karta e identitetit.

Kujtojmë se opozita e bashkuar ka kërkuar që vlefshmëria e mjeteve të skaduara identifikuese të jetë deri më 30 prill. Ndërkohë kryeministri Rama ditën e djeshme u shpreh se kjo kërkesë e opozitës bën sens dhe se do e shqyrtojë. 

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se po shikohet me vëmendje dhe se është në kontakt me kreun e KQZ-së. Po ashtu Çuçi garantoi se asnjë qytetar nuk do të mbetet pa votuar në zgjedhjet e 25 prillit.

Letra e KQZ-së
Lënda: Kërkohet informacion mbi numrin e kartave të identitetit dhe pasaportave të cilave u ka skaduar afati 
Drejtuar:  Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile
Adresa: Rr. Sermedin Said Toptani, Tiranë
I nderuar Z. Doracaj
Lutemi të na vini në dispozicion numrin e votueseve të cilëve u ka skaduar afati i shfrytëzimit të kartës së identitetit dhe pasaportës deri ditën të cilën do ti ktheni përgjigje kësaj kërkese. Gjithashtu nëse është e mundur të na informoni se sa mund të jetë numri i realizimit të kërkesave të zgjedhësve për rinovim të kartës së identitetit dhe/ose pasaportës deri në datën 25 Prill 2021.
Duke Ju falënderuar për bashkëpunimin, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi

E.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Fjalimi i Ramës/ Meçe: Foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës! Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor

Fjalimi i Ramës/ Meçe: Foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës! Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor