Zgjedhorja, Ralf Gjoni për Report Tv: Hajdari më ka siguruar se ka vullnet pozitiv për sistemin danez

Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni i ftuar në emisionin "Repolitix" në  Report Tv, vlerësoi konsensusin e arritur mes palëve në Këshillin Politik për disa pika, ndërsa tha se Rudina Hajdari e kishte siguruar se ka një dakordësi në parim dhe vullnet pozitiv mes palëve për të diskutuar sistemin danez.

"Ka disa lajme pozitive, më vjen mirë që kanë rënë dakord për disa pika por ka akoma disa çështje të tjera. Nuk mund të ketë lista të hapura pa siguruar me ligj demokracinë e brendshme të partive. Përzgjedhja e kandidatëve nuk është proces personal, por duhet një proces publik juridik sepse partia nuk mund të konsiderohet personale e kryetarit të saj. Sapo kam komunikuar me Rudina Hajdarin dhe më ka siguruar se ka patur vullnet pozitiv për sistemin danez dhe do i kërkohet zyrës OSBE në Tiranë për të dhënë opinion në raport me miratimin për sistemin danez. Hajdari më ka siguruar në parim një dakordësi sipas bisedës së bërë", tha Gjoni

Presioni i ambasadores së SHBA, Yuri Kim për të përmbyllur deri më 31 maj reformën zgjedhore, deputeti Gjoni e shikon si diçka pozitive dhe të nevojshme që palët të ecin me reformën dhe të mos devijojnë prej saj.

"Ambasada Amerikane e kuptoi rëndësinë e procesit ndaj me vjen mirë që ndërhynë. Të dy partitë e mëdha po veprojnë në një trysni ta madhe morale. Sot ka tentativa politike për të kapur sistemin e drejtësisë", tha Gjoni

Në lidhje me sistemin danez, Rudina Hajdari pas mbledhjes së Këshillit Politik tha se ka propozuar që në mbledhjen e ardhshme të diskutohet për sistemin danez dhe kishte kërkuar nga OSBE/ODIHR që të paraqesin me detaje këtë sistem, por për mazhorancën sistemi do të diskutohet në një fazë të dytë.

Ralf Gjoni është përjashtuar nga Byroja e Kuvendit me 10 ditë, që për deputetin ishte personale dhe u bë për 't'i mbyllur gojën atij'.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate