Zyrtari i DASH kundër qëndrimit të opozitës: Bojkotimi i institucioneve nuk ndihmon zgjidhjen e krizës (VIDEO)

Ndihmës sekretar i shtetit për Euroazinë Philip Reeker, kritikoi vendimin e opozitës shqiptare për djegien e mandateve dhe bojkotimin e institucioneve duke thënë se kjo nuk e favorizon zgjidhjen krizës. Duke iu përgjigjur një pyetjeje të Zërit të Amerikës, zoti Reeker tha se rruga institucionale është mënyra e vetme për tejakilimin e krizës së tanishme. Ai tha se Shqipëria vazhdon të jetë një ndër aleatet më të forta të Shteteve të Bashkuara në Evropën juglindore.

“Ne nuk jemi krenarë me gjendjen aktuale politike në Shqipëri. Nuk jemi krenarë me shqiptarët këto javët e fundit, sepse ata nuk përdorën institucionet që kanë. Nuk mundet që thjesht të bojkotosh parlamentin ose të dorëzosh mandatet. Ato institucione duhen përdorur, duhen përdorur gjykatat, duhet të emërohen anëtarët e gjykatës kushtetuese, që përmes Kushtetutës dhe përdorimit të këtyre mjeteve të tejkalohen kohët e vështira politike. Shtetet e Bashkuara nuk do të bëhen arbitër i politikave të brendshme të Shqipërisë, por ne do të vazhdojmë të inkurajojmë të gjitha palët të punojnë së bashku me institucionet dhe të bëjnë hapat e duhur që të ecin përpara. Dhe nëse institucionet nuk bëjnë punë, atëherë puno që t’i ndryshosh ato, nëpërmjet mjeteve kushtetutese që keni”,tha zoti Reeker.

Ditën e djeshme gjatë një takimi me Ministrin e Jashtëm në Detyrë Gent Cakaj, zyrtari i lartë amerikan iu përgjigj akuzave të Presidentit Meta, duke thënë se reforma në drejtësi është një reformë model për rajonin dhe që ka të gjithë mbështetjen e SHBA.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan Pordha: 17/07/2019 23:40

    O zoti Philiph opozita eshte e lidhur me Rusine prandaj terbohet.

    Përgjigju
    • Arbëri: 18/07/2019 09:19

      Ashtu është , bravo !

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë