Minutë pas minute
-
Kultura
-
Politikë
-
Kronikë
-
Kosova & Rajoni
14:59
Ministri Nufi pritet në Athinë nga homologu grek Dendias, bashkëpunimi ushtarak dhe siguria kibernetike në qendër të takimit
Ministri grek i Mbrojtjes tha se me homologun shqiptar diskutoi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimet në rajon dhe programin grek të modernizimit të Forcave të Armatosura.
-
Politikë
14:58
Largimi i Koçekut nga PS, Braçe: Është e tepërt t’i japë leksione PS, nuk ka asnjë kontribut! E fitoi mandatin nga lista e mbyllur
Erion Braçe thotë se ndryshe nga Elisa Spiropali e cila ka kontribut për PS, Koçekut nuk i takon të flasë dhe as të kritikojë partinë sepse nuk e njeh dhe nuk ka dhënë asnjë kontribut
-
Politikë
14:39
Planet që fshihen pas protestës/ Braçe për Report Tv: Na kthejnë në epokën e gurit! Qeveria legjitime, jo kufizim mandatit të kryeministrit
Planet që fshihen pas protestave përmes së cilave synohet të përmbyset jo vetëm qeveria e establishmenti politik, por edhe rendi kushtetues në vend, për deputetin socialist Erion Braçe nuk janë gjë tjetër veçse kthim në epokën e gurit.
-
Bota
-
Politikë
-
Kronikë
-
Sport
-
Politikë
-
Politikë
14:01
Inaugurimi i maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’, Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e atyre që duan të shohin, vijojmë rritjen e pagave! Sala: 1.2 mld lekë investim
Rama e vuri theksin te transformimi jo vetëm i godinës, por edhe i përmirësimit të shërbimit ndaj nënave e pacientëve.
-
Ekonomi
-
Ekonomi
13:53
Ministrja Ibrahimaj: Në verë pr.ligji për investimet strategjike! Indeksimi i pensioneve në korrik, në shtator reforma e re
Delina Ibrahimaj tha se brenda ktij viti do të miratohet ligji i ri për investimet strategjike. Ministrja komentoi dhe investimin në Zvërnec, duke përsëritur se ende nuk ka një projekt të miratuar dhe se po punohet për hartimin e tij në përputhje me standardet e BE.
-
Bota
-
Sport
-
Kronikë
-
Bota
13:23
Sulmet ukrainase po godasin rafineritë, Putin pranon mungesat e karburantit në Rusi: Po na krijojnë probleme
Presidenti rus tha se situata nuk është kritike, ndërsa Ukraina vijon goditjet me dronë ndaj rafinerive, duke detyruar Moskën të përballet me mungesa karburanti dhe radhë të gjata në pikat e furnizimit.
-
Politikë
-
Kronikë
13:17
Vlorë/ U përhap gjerësisht nga era e fortë, shuhet zjarri i madh pranë fshatit Llakatund
Menjëherë pas njoftimit, drejt vendngjarjes u nisën dy automjete të shërbimit zjarrfikës, të cilët vunë situatën nën kontroll dhe parandaluan rrezikimin e banesave apo përhapjen e zjarrit në sipërfaqe më të mëdha.
-
Kronikë
-
Opinion
-
Kronikë
13:05
Tjetërsimi i pronave në Orikum, Dukat dhe Rradhimë, dosja hetimore e Prokurorisë së Vlorës kalon në SPAK
Prokuroria e Vlorës ka shpallur moskompetencën dhe ia ka përcjellë dosjen Prokurorisë së Posaçme, e cila, bazuar edhe në kallëzimet e depozituara nga banorë të zonës, ka regjistruar procedimin penal.
-
Politikë
13:02
Tensione në Komisionin për Turizmin/ Ina Zhupa akuza për 'korrupsion legjislativ': Ligje me porosi për projektet në zona të mbrojtura! PS i ndërpret fjalën, deputeti socialist lë sallën
Duke iu referuar “The Albanian Files”, Zhupa tha se ligji u ndryshua posaçërisht për t’iu përshtatur 523 projekteve. Deklaratat e saj shkaktuan pakënaqësi te deputetët e mazhorancës që kërkuan rikthimin e diskutimit te çështjet e ditës.
-
Sport
12:54
Botërori 2026/ Kualifikimi historik i Kanadasë, trajneri Jese Marsch: Futbollistët heronj të vendit, e ardhmja e ndritur
Të besuarit e Jese Marsch vijojnë të bëjnë historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në 1/8-t, ndërsa pas ndeshjes trajneri i quajti lojtarët ‘heronjtë e rinj të Kanadasë’
-
VIP & Spektakël
-
Bota
-
Bota
-
Politikë
-
Bota
-
Politikë
-
Kronikë
12:02
'Më pushkatoni, jam shumë i penduar' gjykata në Durrës lë në burg 76-vjeçarin Muhamet Rreshka, akuzohet se vrau me thikë vëllain pas sherrit për një copë rrugë
Ai po hetohet për veprat penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".
-
Politikë
11:57
Shpalosi planin për Kuvend Kombëtar me 150 anëtarë, Rama i publikon ‘CV’-në: Kulluri i proceduar për rrahje, kanosje e vjedhje
8 procedime penale, nga rrahje te kanosje e vjedhje energjia, rezulton të ketë në vetëm 8 vite një prej organizatorëve të protestës, Edviol Kulluri, gjithashtu një prej 13 nismëtarëve që firmosën letrën drejtuar ambasadave lidhur me 5 kërkesat e tyre për qeverinë.
-
Kronikë
-
Bota
11:46
Vala rekord e të nxehtit trazon Evropën, 327 viktima nga i nxehti në Spanjë! Vala përvëluese zhvendoset në Ballkan
Temperaturat arritën 40 gradë Celsius në disa pjesë të Evropës të dielën, ndërsa stuhitë u zhvendosën në zona të tjera, me Francën që raportoi mbi 1.000 vdekje shtesë gjatë valës rekord të të nxehtit.
-
Bota
-
Politikë
11:42
Protesta/ Balla nga Grupi i PS: Të influencuara nga shtete armiqësore! Koçeku? Të dorëzojë mandatin e deputetes, i përket PS (VIDEO)
PS vijon të mbajë të njëjtën qëndrim për protestën qytetare duke pranuar se ka një pjesë të shëndetshme, por sërish përsërit qëndrimin fillestar për ndërhyrje të huaja.
-
Bota
11:29
Tjetër tragjedi në Venezuelë! Pas tërmeteve, përmbytet rajoni Portuguesa, preken rreth 100 familje
Të paktën 100 familje u prekën të dielën në sektorin Los Bendecidos të Chabasquén në Portuguesa të Venezuelës, pas daljes nga shtrati të një përroi për shkak të reshjeve të dendura dhe erërat e forta që nisën në orët e para të mëngjesit.
-
Receta
-
Ekonomi
-
Ekonomi
11:24
INSTAT/ Pagat e shtetit dhe shitja e pronave ‘shpëtuan’ ekonominë, rritja në 3 mujorin e parë ishte 3.71%, krizë në bujqësi dhe industri
Në krahasim me vitin e kaluar sektori i industrisë, energjisë dhe ujit ka rënë me -2.17%, ndërsa bujqësia është tkurrur me 0.49%, duke dhënë prej vitesh kontribut negativ në rritjen ekonomike.
-
Receta
-
Receta
-
Bota
-
Politikë
10:49
Drejtori i shkollës së Magjistraturës: Media të vetëpërmbahet në publikime, perceptimi shpesh zë vendin e provës! Të mos heshtë për çështjet me interes publik
Drejtori i shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi në fjalën hapëse të mbajtur në konferencë, foli për marrëdhënien e institucioneve të... -
Politikë
-
Lajme të mira
-
Politikë
-
Kronikë
10:16
Gjykatat mbyllin dyert për kamerat e mediave në gjyq, drejtuesit e sistemit: Transparenca detyrim! Çela: Prokurorët të mos fshihen pas ‘sekretit hetimor’
Pak ditë pasi 7 televizionet më të mëdha në vend ngritën shqetësimin për aksesin në gjykata në proceset gjyqësore historike dhe të rëndësishme për shkak të gjykimit të politkanëve të lartë, disa prej drejtuesve të institucioneve kryesore të Drejtësisë bëjnë thirrje për më shumë transparencë!
-
Sociale