Minutë pas minute
-
Kosova & Rajoni
21:21
Kurti takohet me Marta Kos në Mal të Zi, kërkon mbështetje për statusin kandidat të Kosovës! Mesazh edhe për Serbinë: Të zbatojë marrëveshjet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me komisioneren evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, në Mal të Zi, ku ka kërkuar hapa konkretë drejt anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.
-
Sociale
21:18
VKM/ Çmim për individët që kontribuojnë në komunitet, qeveria miraton shpërblime nga 50 deri në 100 mijë lekë për ‘Vullnetarët e vitit’
Qeveria do të japë shpërblime financiare për individët që kanë dhënë kontribute të veçanta në komunitet. Vlerësimi do të bëhet mbi bazën e ndikimit në komunitet, përkushtimit, vazhdimësisë së angazhimit dhe respektimit të parimeve etike, me një total prej 100 pikësh.
-
Sport
-
Bota
21:09
Arrestohet 'krahu i djathtë' i Orbanit! Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Hungarisë nën akuzë për mashtrim ekonomik, në kërkim edhe djali i tij
Prokuroria dyshon se Gyorgy Matolcsy dhe djali i tij u përpoqën të merrnin kontrollin e pasurive me vlerë rreth 547 milionë euro për të kryer investime në përfitim të tyre.
-
Politikë
-
Bota
-
Politikë
20:44
Protestat e dhunshme në Shqipëri, Asambleja Parlamentare e OSBE dënon sulmet ndaj medias: Palët të përmbahen, dhuna s’ka vend në demokraci
Përfaqësuesi i Posaçëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Europën Juglindore, Claude Haagen u kërkon palëve vetëpërmbajtje, të respektojnë parimet demokratike dhe të angazhohen në dialog.
-
Bota
20:38
Putin pajtohet për rifillimin e negociatave trepalëshe për Ukrainën! Kremlini: Po shkojmë drejt fundit të luftës
Një raund i ri bisedimesh trepalëshe midis Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës mund të zhvillohet në Abu Dhabi në mesin e nëntorit, tha këshilltari presidencial rus Yuri Ushakov
-
Lifestyle
20:12
Kundërpërgjigje ndaj iPhone Duo të Apple, zbulohet plani ambicioz i Samsung! Vitin e ardhshëm priten 6 smartphone të palosshëm
Linja e planifikuar e Samsung përfshin Galaxy Z Slide, Galaxy Z TriFold 2, Galaxy Z Fold9 Ultra, Galaxy Z Fold9 Pro, Galaxy Z Fold9 dhe Galaxy Z Flip9, thuhet në disa postime në rrjetet sociale.
-
Opinion
20:12
Ylli Pata: Revolucioni ilegal i Tetorit
Revolucioni shqiptar i Tetorit, ka bolshevikët e tij, të cilët mbeten ilegalë, njësoj si Partia Komuniste Shqiptare gjatë luftës, që megjithatë shkruante trakte dhe kishte një gazetë të sajën “Zëri i Popullit” që e shtypte nëpër shaptilografe nga shtëpitë e “thjeshta të Tiranës”.
-
Sociale
20:08
‘Përditësoni menjëherë sistemet!’ Autoriteti i Sigurisë Kibernetike identifikon cenim të gjuhës së programimit të faqeve të internetit
Shfrytëzimi i këtyre cenueshmërive mund të krijojë mundësi për ekzekutimin e paautorizuar të kodit në distancë, duke vënë në rrezik sigurinë e sistemeve informatike, integritetin e të dhënave dhe vazhdimësinë e shërbimeve dixhitale.
-
Politikë
-
Kosova & Rajoni
-
Kronikë
-
Bota
-
Kronikë
-
Politikë
18:52
‘Policia na mbyti me plumba gome e gaz!’ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu! (VIDEO)
Në një video rreth 10-minutëshe, të montuar si një bashkëbisedim, kryeministri i kthen përgjigje një për një pyetjeve që nisin nga ndërhyrja e policisë në protesta dhe premtimet ndaj studentëve të vitit 2018, për të mbërritur te Belinda Balluku, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, Saimir Tahiri dhe përgjegjësia e tij politike
-
Kosova & Rajoni
18:59
Vodhën 25 kilometra kabllo bakri me vlerë 1 milion euro për ta shitur për skrap, 13 të arrestuar në Athinë! Pjesë e bandës edhe shqiptarë
Të arrestuarit akuzohen se kanë hyrë disa herë gjatë natës në ambientet e një kompanie franceze në Paiania, në periferi të Athinës, dhe kanë vjedhur kabllo me vlerë totale prej 1 milion eurosh. Më pas, u kanë vënë flakën veshjeve izoluese të kabllove për të nxjerrë bakrin e pastër që ndodhej poshtë tyre, i cili do të shitej për skrap.
-
Opinion
-
Kronikë
-
Kronikë
-
Kronikë
-
Politikë
17:57
27-vjeçari me aftësi të kufizuara i shkruan për ta takuar, Rama e pret në Kryeministri: Një vizitor i veçantë, pa gurë në xhep, kjo është demokracia! (VIDEO)
Në një kohë kur protestuesit kanë refuzuar ftesën e tij për dialog, kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrë një 27-vjeçar me aftësi të kufizuara, i cili i kishte shkruar vetëm për ta takuar dhe për të bërë një fotografi së bashku.
-
Bota
17:59
Alarm për sigurinë kibernetike, mbyllen përkohësisht disa faqe online në të gjithë Evropën
Disa institucione dhe organizata në Evropë kanë çaktivizuar përkohësisht faqet e tyre të internetit pas zbulimit të dy dobësive kritike të sigurisë në PHP, një gjuhë programimi që përdoret gjerësisht për funksionimin e faqeve dhe shërbimeve online.
-
Opinion
-
Politikë
-
Bota
17:36
Pritet të arrijë kulmin në dhjetor, OKB-ja kërkon mobilizimin e shteteve për t’u përballur me fenomenin 'El Ninjo'
Fenomeni El Ninjo rrit temperaturat e sipërfaqes së ujit në pjesën qendrore dhe lindore të Oqeanit Paqësor pranë ekuatorit, duke shkaktuar ndryshime globale në erëra, presion atmosferik dhe modelet e reshjeve të shiut.
-
Opinion
17:25
Rektorati, pedagogët dhe hija e politikës kur universiteti bëhet skenë opozitare
Universiteti nuk është degë e Partisë Demokratike, as zyrë elektorale e familjes Berisha dhe as pronë e asnjë partie tjetër. Nëse rektorati ka marrë ose mbështetur vendime që pezullojnë mësimin, duhet të shpjegojë bazën e tyre dhe të garantojë se të drejtat e studentëve nuk po sakrifikohen për interesa që ata nuk i kanë zgjedhur.
-
Sociale
17:15
Raporti i INSTAT, Vlora kryeson vendin për rritjen e automjeteve
Sipas të dhënave të Vjetarit Rajonal Statistikor 2025 të INSTAT, në qarkun e Vlorës numri i mjeteve rrugore për transport të përzier u rrit nga 7,131 në vitin 2020 në 11,167 në vitin 2024Në total, brenda kësaj periudhe janë shtuar 4,036 mjete.
-
Kosova & Rajoni
-
Kronikë
17:05
Sulmi te Gjykata e Apelit, si nisën aktet e dhunshme të protestuesve me maska! Dogjën tabelën, shkelmuan e thyen dyert (VIDEO)
Protestuesit e maskuar nisën fillimisht të thyenin dhe digjnin tabelën e njoftimeve në ambientet e jashtme të gjykatës. Më pas, një tjetër që për maskë ka përdorur një sinjalizues rrugor konik, hap dyert e hekurta të gjykatës dhe të tjerët hdhen në sulm.
-
Horoskopi
-
Ekonomi
-
Politikë
16:40
Protestat e dhunshme, Rudina Hajdari apel protestuesve: Pranoni ftesën për dialog me Ramën, do të ulesha e para në karrige
Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ka ndarë foton e të atit, Azem Hajdarit me të rinj të tjerë në dhjetor të vitit 1990, në një takim me Ramiz Alinë.
-
Kronikë
-
Sport
16:22
Armando Sadiku largohet nga futbolli i luajtur: Do të më mungosh! Ku do ta shohim ish-sulmuesin e Kombëtares
Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare e ka bërë të ditur vendimin përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale, ku komunikon vendimin e vështirë të karrierës. Pas mbylljes së aventurës në fushën e blertë, ish-sulmuesi do të marrë detyrën e drejtorit sportiv te klubi zviceran i Bellinzonës.
-
Lifestyle
-
Bota
-
Bota
-
Shëndeti
-
Kosova & Rajoni
-
Kosova & Rajoni
-
Kronikë
15:45
Çdo ditë në shesh me flamur, protestuesi: Jam me fat që e mbaj! Protestoj për babain tim dhe çmimet e larta! Dialog, por jo me karrige në bulevard (VIDEO)
Një protestues i cili shihet gjithnjë me flamur duke e bërë të identifikohet si ‘djali i flamurit’, tregon se proteston për çmimet e larta dhe për të atin.
-
Bota
-
Politikë
15:39
Në mesin e trazirave, Sali Berisha kyç gojën për dhunën e protestuesve dhe sulmon sërish median! Thirrja Ramës: Ik ose do kesh fatin e karrigeve në bulevard
Sali Berisha doli sërish hapur në krah të protestuesve, duke thënë se i mbështet ata, ndërsa akuzoi Ramën për një skenar destabilizimi që synon të fajësojë studentët.
-
Bota
15:28
'Deklarata të papranueshme dhe idiote', Macron i përgjigjet Trump-it pas trazirave në Francë: Po e përdor vendin tonë për fushatë politike!
Presidenti francez Emmanuel Macron ka akuzuar Donald Trumpin dhe udhëheqës të tjerë të huaj se po përpiqen të përfitojnë politikisht nga trazirat në Francë, duke përhapur pretendime të pabazuara për emigrantët dhe myslimanët.
-
Opinion
-
Kosova & Rajoni
-
Politikë
-
Kronikë
14:45
Paqe në Tiranë pas 8 ditësh 'luftë', incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar
Pas 8 ditësh tensionesh dhe përplasesh të forta, kjo e mërkurë shënoi të parën protestë që regjistroi vetëm pak incidente sporadike, asnjë hedhje gazi losjellës apo shoqërim nga policia.