-
Eduard Zaloshnja: Valëza opozitare nga diaspora vetëm sa e përkëdheli murin elektoral të Ramës…
Deri në ditën që u zyrtarizua votimi i emigrantëve me postë ndërkombëtare nga vendet ku kishin emigruar, argumenti kryesor opozitar ishte se qindra mijëra votuesit opozitarë që kishin emigruar gjatë 12 vjetëve të “regjimit Rama” do të votonin në mënyrë masive kundër tij
30 Qershor 2025, 14:11 -
Përfundon rinumërimi i Tiranës/ Bele: Procesi ishte korrekt! Braho: Lëvizjet e konstatuara të votave, gabim dhe jo i qëllimshëm! S'ka trafikim
Teksa procesi i rinumërimit të votave ka përfunduar, dhe pritet që të tabulohet rezultati në KQZ, anëtarët e KAS Koli Bele dhe Ledio Braho kanë folur për mediat. Bele tha se procesi i rinumërimit ka qënë korrekt, ndërkohë që Braho theksoi se nuk kishte lëvizje të konsiderueshme votash që t&
27 Qershor 2025, 12:41 -
Përfundon rinumërimi për Tiranën, s’ka ndryshime! Bie alibia e Berishës për farsë, KAS: Jo trafikim votash! PD humb 612 vota, PS 381
Ka përfunduar sot rinumërimi i të gjitha kutive në qarkun Tiranë. Rezultati nuk ndryshon, por hapja e fletëve tregoi disa pasaktësi në numërim. Anëtarët e KAS thonë se nuk ka manipulim, por vetëm gabime njerëzore e për këtë, nuk do të dërgojnë njeri në prokurori.
27 Qershor 2025, 07:54 -
Zgjedhjet, Avokatja e Popullit: Kemi parë një lloj vetëpërmbajtjeje nga politika në krahasim me herët e kaluara
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca në tryezën e diskutimit për procesin zgjedhor, tha se gjatë kësaj fushate elektorale, gjuha e përdorur nga politika ka qenë më e përmbajtur.“Gjuha e përdorur gjatë fushatës ka vazhduar të jetë kontraverse. Ndoshta edhe jemi mësuar me k&eum
26 Qershor 2025, 09:59 -
Krimet zgjedhore/ Dumani: Për 43 kallëzime kanë nisur hetimet, SPAK ka ushtruar kontrolle e sekuestruar dokumente
Kreu i SPAK, Altin Dumani, deklaroi se janë evidentuar 192 raste të dyshuara për krime zgjedhore. Sipas tij, janë regjistruar 43 procedime penale, të cilat kanë kaluar në fazën e hetimit aktiv, ndërsa për 43 raste të tjera është vendosur mosfillimi i procedimit penal.Po ashtu, 40 materiale kallëzuese janë dërguar për
26 Qershor 2025, 09:58 -
Pas zgjedhjeve, koha për reformë zgjedhore! Celibashi: Të nisë puna menjëherë, PS të mos e bëjë e vetme! Gjiknuri: Në shtator ngremë komisionin
As Kuvendi i ri që nis punën në shtator nuk do t’i shpëtojë traditës së të tjerëve përpara tij. Menjëherë do të ngrihet një komision për reformën zgjedhore. Kjo u konfirmua nga eksponentë të lartë të PS-së, kur kreu i KQZ-së bëri thirrje që socialistët të mos i përdorin numrat e tyre për ta bërë reformën vetëm.
26 Qershor 2025, 09:41 -
-
Rinumërimi 'zbraz' kutitë e kandidatëve! Përplasja për votat e pavlefshme, manuali i KQZ dhe standardi i KAS (Rreziku për Durrësin e Fierin)
Një vendim i KAS për të quajtur të vlefshme vetëm votat e kandidatëve kur shenjat janë brenda kutisë dhe asnjë shenjë tjetër, po heq shumë vota preferenciale. Në Tiranë duket se ky standard, s’po ndikon, por në qarqet e Durrësit dhe Fierit mund të ndryshojë mandate. Më 11 maj, komisionerët patën në duar një manual të KQZ me shumë shembuj se kur një votë duhej shpallur ose jo e pavlefshme, dhe rinumërimi po nxjerr në pah, se modelet e shumta kanë krijuar interpretime të ndryshme
25 Qershor 2025, 15:43 -
Braho i përgjigjet Braçes: Nëse PS ka pretendime, t’i kërkojë KAS që votat me shenjën e organeve gjenitale të shpallen të vlefshme! S'ka trafikim
Anëtari i KAS, Ledio Braho, i propozuar nga PD, doli për procesin e rinumërimit në qarkun e Tiranës. Braho u pyet nga gazetarët edhe për rastin e Braçes, i cili prej dy d
25 Qershor 2025, 12:35 -
Alimehmeti pakënaqësi me rinumërimin, publikon foton e një flete votimi: U konsiderua abuzivisht e pavlefshme
Edhe Alimehmeti ka shprehur pakënaqësi për procesin e rinumërimit. Teksa ka publikuar një fletë votimi, ai shtron pyetjen nëse vota është në të vërtetë e pavlefshme siç e ka shpallur KAS.
25 Qershor 2025, 11:45 -
Braçe publikon fotot: Nëse KAS mendon se kam blerë vota, ta thotë me vendim! Fleta me mënyrën e pazakontë të votimit
Në një tjetër reagim, Braçe publikon disa foto të fletëve të votimit të shpallura të pavlefshme dhe disa të manualit të KQZ për mënyrën se si duhet plotësuar. Një ditë më parë ai akuzoi se votat po ia kthenin në të pavlefshme.
25 Qershor 2025, 10:22 -
-
Dita e 7/ Rinumërimi për Tiranën vijon me të njëjtin ‘trend’, hapen 939 kuti! PD 502 vota që s’i takonin, PS 334 vota! Braho: S'ka trafikim
Përfundoi në ditën e shtatë procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës, ku u hapën 73% e kutive. Zbulohen vetëm gabime të vogla, pa ndikim për mandatet. PD-ja kryeson me 502 vota që nuk i takonin, ndërsa PS ka 334 vota.
25 Qershor 2025, 08:14 -
PD kërkon pamjet filmike të magazinës së KQZ në Lundër para zgjedhjeve: Të bëhet transparencë e plotë e procesit
Partia Demokratike i ka kërkuar KQZ pamjet filmike të magazinës në Lundër para zgjedhjeve. Në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të subjektit zgjedhor Marash Logu në shkresën e firmosur prej tij, kërkon vënien në dispozicion të pamjeve filmike të ambienteve brenda dhe jashtë saj.
24 Qershor 2025, 16:07 -
Pas vendimit të KAS, Policia nxjerr Dogjanin nga qendra e rinumërimit! Deputeti i PD: Vendimi i padrejtë (VIDEO)
Pas një debati të ndodhur ditën e sotme në procesin e rinumërimit, mes deputetit të PD-së Asllan Dogjani dhe anëtarit të KAS-it Ilir Rusmaili, KAS ndaloi hyrjen e tij në ambientet e rinumërimit në Pallatin e Sportit ‘Farie Hoti’.
23 Qershor 2025, 16:28 -
‘Rebelimi’ i Dogjanit, KAS e ndalon të hyjë në qendrën e rinumërimit: Policia të marrë masa për largimin e tij
Pas debatit për procesin e rinumërimit, ku hodhi akuza se po i ‘vidhen’ votat duke ia shpallur të pavlefshme, KAS ka ndaluar Asllan Dogjanin të hyjë në qendrën e rinumërimit në Pallatin e Sportit “Farie Hoti&am
23 Qershor 2025, 14:25 -
KAS i shpalli votën të pavlefshme, Dogjani pakënaqësi për rinumërimin: Do iu dërgoj në SPAK! Iu kemi prishur terezinë, kanë dashur të shkojnë me pushime (VIDEO)
Kandidati i PD Asllan Dogjani ka “shpërthyer” gjatë procesit të rinumërimit të votave për partitë dhe kandidatët në qarkun e Tiranës, proces që vijon prej pesë ditësh. Shkak është bërë një votë, shënimi i së cilës ka devijuar nga kutia e emrit
23 Qershor 2025, 12:16 -
Rinumërimi për Tiranën, hapen 50% e kutive! PD humb 309 vota, PS 223, edhe Mundësisë i zbriten 12
Ka rinisur sot rinumërimi i votave të partive dhe kandidatëve për qarkun e Tiranës. Nga 606 kutitë e hapura deri më tani, janë konstatuar gabime, por që nuk prodhojnë ndryshime në rezultat.
23 Qershor 2025, 07:58 -
-
Rinumërimi/ Ja rastet e votave të kandidatëve që shpallen të pavlefshme! PS: KAS po gabon, s’ka ‘trafikim’ mes nesh! Kush rrezikon në Fier (Grafikët)
KAS ka vendos të quajë të sakta vetëm ato fletë votimi ku "X" ose "+" është vendosur saktësisht brenda kutisë së bardhë para emrit të kandidatit dhe ka shpallur të pavlefshme çdo votë tjetër ku shënimi për kandidatin është bërë në një formë tjetër. PS kërkoi ndryshimin e kësaj 'metode', por u rrëzua nga KAS.
21 Qershor 2025, 09:25
