-
Dosja drejt GJKKO/ Ish vjehrra e Metës e pandehur për pastrim parash! Kryemadhi: E quajtën mamanë pastruese se më ndihmoi mua
Pesë është numri i të pandehurve për dosjen Meta-Kryemadhi, teksa SPAK po bëhet gati ta depozitojë në GJKKO. Mes të akuzuarve është edhe Fatime Kryemadhin, të cilës i është komunikuar akuza e pastrimit të parave. Meta e Kryemadhi u morën të pandehur më 29 maj për tre akuza të rënda.
29 Korrik 2025, 07:05 -
Mbyllen hetimet për dosjen ‘Meta’/ E pandehur edhe Fatime Kryemadhi! SPAK i komunikon akuzat Ema Çokut e Pirro Xhixhos
Nëntë muaj pas arrestimit të ish Presidentit Ilir Meta dhe vendosjes së masave të tjera të sigurisë, SPAK ka vendosur mbylljen e hetimeve dhe dërgimin në gjyq të dosjes Meta-Kryemadhi. Report Tv deri tani ka mësuar 5 të pandehur për dosjen. Përveç Metës, Kryemadhit, Piro Xhixhos dhe Ema Çoku nën akuzë zyrtarisht është edhe ish vjehrra e kreut të PL, Fatime Kryemadhi. Akuza i komunikohet nesër.
28 Korrik 2025, 14:32 -
“Më duhet pajisje antipërgjim”, dosja e SPAK: Biznesmeni Shatku kërkoi takim me ministrin e Katarit për Ilir Metën
Referuar dosjes hetimore, rezulton se Adriani i ka kërkuar Monika Kryemadhit që të organizojë mundësisht në shtëpi takimin midis Ilir Metës dhe ambasadorit të Katarit dhe investitorit të CIT.
20 Korrik 2025, 15:34 -
REPLIKAT/ ‘Flet me gjuhën e Dumanit’, Meta-Kryemadhit: U bërë ‘Zeqine’ e SPAK! Deputetja: Ti je fans i Zegjinesë, Blushi i gardërobës sime...
Kryemadhi dhe Meta nuk e kursejnë më njëri tjetrin. Ish-bashkëshortja e kreut të Partisë së Lirisë thotë se Ilir Meta flet me gjuhën e Dumanit, i keq informuar nga Tedi Blushi, kur e akuzon për shpenzimet me kartat e kreditit në qytetet luksoze të botës. Vetë kreu i PL e quan ish bashkëshorten ‘Zegjineja’ e SPAK-ut.
7 Korrik 2025, 13:25 -
240 mijë $ shpenzime në Las Vegas, Kryemadhi: Jo të gjitha të miat, të gjobitem nëse s'i kam deklaruar! Isha me Shatkun e Bebe Rexhën për 10-vjetorin e vajzës
Monika Kryemadhi thotë se SPAK nuk thotë të vërtetën kur e akuzon se ka shpenzuar 240 mijë dollarë me një kartë krediti në qytetet më shtrenjta të globit. Kryemadhi tregon një udhëtim në disa vende luksoze amerikane në të cilat thotë se së bashku me kushëririn Shatku dhe familjarë të tjera janë shpenzuar ato para. Faktin që s’i ka deklaruar Kryemadhi thotë se mjafton ta dënojnë me një gjobë. Kryemadhi: Meta flet me fjalët e Dumanit.
7 Korrik 2025, 12:21 -
Dëshmitë e Erion Alibejt në GJKKO, Keti Banushi: Po zbërthen ngjarje kriminale! Suel Çela përfitonte shuma të mëdha nga qiratë e pronave në Itali
Gazetarja Keti Banushi tha se dëshmitë e Erion Alibejt janë duke zbërthyer shumë ngjarje kriminale. Teksa u ndal tek sekuestrimi i 4 mln euro pasuri në Itali të Suel Çelës, ajo tha se është rezultat i një hetimi të përbashkët mes SPAK dhe prokurorisë italiane të Veronës.
4 Korrik 2025, 18:14 -
Kryemadhi e akuzoi se përçau partinë, Tedi Blushi e merr me të qeshur: S’do harxhoj energji, prioriteti im është mbrojtja e Ilir Metës!
Monika Kryemadhi akuzoi përsëri sot Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, për qëndrimet përçarëse të tij dhe për sjellje të dyshimta brenda partisë, në një kohë kur kreu i saj Ilir Meta, ndodhet nën masën e sigurisë “arrest me burg”. Por deputeti i ri i zgjedhur më 11 maj e mori me të qeshur, duke theksuar se fokusi i tij është mbrojtja e kryetarit
3 Korrik 2025, 18:38 -
A do jenë më aktiv në politikë? Deputetët që i japin lamtumirën Kuvendit tregojnë përjetimet e 4 viteve (VIDEO)
Nga Felaj, Gjylameti, Çupi, Naço te Kryemadhi, deputetët që s’do të jenë më pjesë e Kuvendit tregojnë përjetimet e tyre për këto 4 vite si deputetë dhe nëse do të vijojnë të jenë aktivë në politikë.
3 Korrik 2025, 12:21 -
Kryemadhi sulmon Blushin: E largoi Metën nga shtëpia dhe i mori njerëzit nga partia! Deputet u bë, nëse do një fustan dhe taka të miat ia jap me qejf...(VIDEO)
Kryemadhi sulmoi Blushin duke thënë se e largoi Metën nga shtëpia dhe i largoi njerëzit nga partia e Lirisë. Teksa tha se tashmë është bërë edhe deputet, Kryemadhi thotë me ironi se nëse do edhe një “fustan apo taka të mia ia jap me qejf”.
3 Korrik 2025, 11:38 -
Blushi merr në mbrojtje kryetarin Ilir Meta: Nuk ka asnjë lidhje me lobimet, SPAK të tregojë emrin se kush i pagoi faturat nga LSI-ja!
Në mbrojtje të Ilir Metës ka dalë sot me një deklaratë edhe Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi, për çështjen e lobimit në SHBA. Ai i kërkoi SPAK-ut që të deklarojë të vërtetën mbi çështjen e lobimit dhe personin që ka bërë pagesat në emër të LSI-së
2 Korrik 2025, 17:02 -
Afera Partizani/ Idajet Beqiri për Report Tv: Berisha rrezikon deri në 10 vite burg! SPAK ka lënë në harresë ‘21 janarin’ dhe ‘Gërdecin’
Për avokatin Idajet Beqiri, zvarritja e procesit për aferën 'Partizani' janë në interes të kreut të PD Sali Berisha. Ai tha se Berisha rrezikon deri në 10 vite burg nëse shpallet fajtor.
1 Korrik 2025, 19:36 -
Kryemadhi 240 mijë $ shpenzime nga karta e Shatkut, Meta: Nuk kam lidhje! S’kam qenë në Beverly Hills as Las Vegas, por në majë të Korabit dhe Jezercës
Meta në KorabKreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish për kartën bankare për të cilën SPAK thotë se Monika Kryemadhi shpenzoi 244 mijë dollarë për vesh
1 Korrik 2025, 19:04 -
Prova e SPAK/ Kryemadhi 240 mijë $ shpenzime nga karta e Shatkut! Pagesa për veshje e hotele në Las Vegas e Beverly Hills! Meta: Nuk isha, ngjita Korabin e Jezercën
Një letërporosi e kthyer nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA në drejtim të Tiranës, bëri që SPAK të zbulonte se Kryemadhi për një periudhë 3-vjeçare shpenzoi 240 mijë dollarë për vjeshje, hotele e bileta avion përmes një kartë krediti të vënë në dispozicion nga Ardian Shatku, kushëri i saj, që nuk dihet më parë. Kjo është prova e re që SPAK ka në duar, teksa dyshon se blerjet janë edhe më të mëdha. Meta thotë se përgjegjësinë e ka vetëm Kryemadhi.
1 Korrik 2025, 10:23 -
Meta autointervistë nga burgu: Zbulimi i kartës së Monikës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës time! S’kisha dijeni, ja çfarë më tha Braimllari në Jalë
I arrestuar prej 21 tetorit 2024 nga SPAK dhe GJKKO, aktualisht i pandehur për çështjet e lobimit në SHBA, dhe CEZ-DIA, Ilir Meta jep një autointervistë nga qelia e Burgut 313, në pamundësi të konferencës për gazetarët që nuk ia lejuan. Akuza për Ramën, ambasadorët, drejtësinë që e cilëson me 'sallë komandimi' dhe për njerëzit e tij më të afërt të ish-LSI që e radhtuan. Këmbëngul se nuk kishte dijeni për kartën që përdorte ish-gruaja e tij, Monika Kryemadhi
30 Qershor 2025, 15:41 -
SPAK zbuloi tjetër episod korrupsioni, Meta nga burgu: Mbaj Përgjegjësi vetëm për vete, jo për kushërinjtë! Dumani kërkon të më mbaj çift me zor me Monikën
Në një reagim në Facebook, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagon pasi SPAK zbuloi një tjetër rast të dyshuar korrupsioni. Burimet thonë se bëhet fjalë për një kartë bankare që Meta dhe Kryem
20 Qershor 2025, 13:18 -
Rasti i ri korrupsioni/ Avokati: Meta s’ka përdorur karta bankare, kanë qenë të ish-bashkëshortes! S’ka asnjë pasuri në tokë, t’i gjejnë me Musk në hënë
Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani ka folur për mediat pasi seanca për presidentin e PL u shty për më datë 26 qershor. Burime për Report Tv thanë se SPAK ka zbuluar një rast të ri të dyshuar korrupsioni, ndaj Metës dhe Kryemadhit. Të cilët dyshohet se kanë përdorur një kartë banke për ble
20 Qershor 2025, 12:37 -
Meta kërkon lirinë/ SPAK prova të reja, zbulon shpenzime me kartë të re krediti! Kreu i PL: Përgjegjësi e Monikës! Shtyhet seanca në GJKKO
Pasi u mor zyrtarisht i pandehur për aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI në SHBA, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkon po lirinë në GJKKO, kërkesë e cila është përballur me prova të reja në SPAK. SPAK ka dorëzuar 31 faqe dokumente të reja në seancë , ku thotë se ka gjetur një episod të ri për lobimin në SHBA dhe një tjetër rast korrupsioni të ish-çiftit Meta-Kryemadhi.
20 Qershor 2025, 10:31 -
Jashtë Parlamentit dhe 'pranë' burgut, Monika Kryemadhi nis xhirimet për një film (VIDEO)
Një video është publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ku ish-drejtuesja e Partisë së Lirisë shfaqet duke diskutuar për skenën e radhës së filmit, që ende nuk ka një datë se kur do të shfaqet për publikun e gjerë
17 Qershor 2025, 17:52 -
'Parada' jashtë Kuvendit/ Monika nxjerr nga garderoba të shkurtrat! Dashi ‘puth’ Dhuratën, ndërsa Braçe ‘batuta’ me Peleshin (FOTOGALERI)
Deputetët u shfaqën me veshje verore në Kuvend, ndërsa Monika Kryemadhi zgjodhi të shkurtër për të përballuar vapën. Në anën tjetër, Dashnor Sula përshëndeti me puthje Dhuratën, ndërsa Braçe dhe Peleshi shkëmbyen batuta duke reflektuar humor.
16 Qershor 2025, 18:57 -