-
“Fem Fest”, një festival për gruan shqiptare ka çelur siparin e shfaqejeve artistike të edicionit që vjen në Tiranë për herë të parë dhe jo pa qëllim, por për të dhënë idenë e një 8 Marsi ndryshe.
6 Mars 2022, 15:59 -
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, i riu humb kontrollin e makinës, mjeti del nga rruga! Humb jetën pasagjeri 20-vjeç
6 Mars 2022, 14:23Një 20-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Rrugën e Arbrit, si pasojë e një aksidenti. Bëhet me dije se i riu Alked Koci, po udhëtonte në makinë me shokun e tij, 20-vjeçarin me inicialet O.S. i cili ishte dhe drejtuesi i mjetit.
-
Përplasja për komisionerët e PD në Vorë, Tabaku: PS dhe ‘Shtëpia e lirisë’ po intimidojnë procesin! Noka: Të pafytyrë! PD: Berisha bashkoi votat me Ramën
6 Mars 2022, 13:37Procesi i votimit në Bashkinë e Vorës i pati të shumta deklaratat politike, pasi Partia Demokratike nuk mundi të ketë kryetarë në 22 qendra votimi, në mungesë të një kriteri ligjor, të qenit banor i Vorës. Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku foli për një bashkëpunim mes komisionerëve të PS dhe Shtëpisë së Lirisë për të dëmtuar PD-në, por në mesin e akuzave, kryekomisioneri Celibashi garantoi se procesi i votimit nuk preket.
-
Veliaj pret balerinin Ilir Shaqiri: Je ‘made in Tirana’! Fituesi i Big Brother VIP: Më bëhet zemra mal kur vajza dhe Emanuela më thonë sa e bukur është Tirana, do doja të jetoja një ditë këtu
6 Mars 2022, 12:29Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u takua me balerinin e njohur shqiptar, Ilir Shaqiri, fitues edhe i Big Brother VIP Albania, të cilin e ftoi të vinte më shpesh në Tiranë, sidomos tani që është shpallur Kryeqyteti Europian i Rinisë.
-
-
Tabaku nga Vora bëri thirrje të votohej PD, reagon Celibashi: U rikujtoj palëve që jemi në heshtje zgjedhore
6 Mars 2022, 11:46Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, nga Vora foli në lidhje me ngërçin e krijuar në qendrat e votimit me komisionerët e ndryshuar të Partisë Demokratike. Ajo i bëri thirrje PS-së dhe LSI-së që të respektojnë vendimin e KAS. Sipas Tabakut, me një vendim të paprecedentë tre anëtarë të PS-së bashkuan votat me anëtarët e LSI-së dhe kanë refuzuar të zbatojnë të zbatojnë vendimin e KAS
-
VIDEOLAJM/ Votime familjar në një qendër në Vorë, PD publikon fotot dhe videon
6 Mars 2022, 11:44Partia Demokratike ka bërë një tjetër denoncim për zgjedhjet në Vorë. Sipas PD ka raste të votimit familjar, teksa ka publikuar edhe foto e denoncimit të një rasti në qendrën e votimit në fshatin Kuç.
-
-
Një rrugë pranë selive të ambasadës së Ukrainës, Ruse dhe asaj Serbe në Tiranë merr emrin ‘Ukraina e Lirë’, Veliaj: Një mesazh se s’mund të rrimë duarkryq
5 Mars 2022, 12:52Njëra nga rrugët e bllokut ku ndodhen selitë e ambasadave në Tiranë, pranë ambasadës së Ukrainës, ambasadës Ruse dhe asaj Serbe, do të emërtohet Ukraina e Lirë” të hënën. Lajmin e dha sot kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili e vlerësoi këtë gjest të Tiranës si një mesazh të qartë se s’mund të rrimë duarkryq pas asaj çka po ndodh me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.
-
Nuk vendosnin gjoba dhe merrnin para nga drejtuesit, arrestohen 2 punonjës të policisë rrugore në Tiranë
5 Mars 2022, 11:48Dy punonjës policie janë vënë në pranga pasi kanë abuzuar me detyrën.
-
FOTOLAJM/ Lufta Rusi-Ukrainë ndikon direkt Shqipërinë, 'çmendet' nafta, çmimi si kurrë më parë! Brenda natës benzina rritet me 8 lekë të tjera
5 Mars 2022, 01:05Në Tiranë një litër naftë po shitet me 230 lekë, çmim ky i pa parë ndonjëherë në Shqipëri. Ndërsa çmimi i benzinës nga 230 lekë që ishte mbrëmë në darkë ka shkuar sot në mëngjes me 238 lekë.
-
Veliaj në Vorë: Vota për Blerim Sherën është votë për fëmijët tuaj
4 Mars 2022, 21:00Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, në takimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit, ka kërkuar nga qytetarët e Vorës të votojnë për Blerim Sherën.
-
Veliaj mbyll fushatën e PS në Rrogozhinë: Edison Memolla, fuqi fantastike për të ecur përpara dhe për t’i bashkuar njerëzit
4 Mars 2022, 14:27Në takimin që mbylli fushatën për zgjedhjet e 6 Marsit në Rrogozhinë, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj bëri thirrje për mbështetje masive ndaj kandidatit socialist, Edison Memolla, si njeriu i përkushtuar për të bërë më shumë punë për komunitetin
-
Veliaj nga Vora: PS e do votën për punë dhe shërbim! Luli me Saliun e kanë hallin te vetja, për popullin s’pyesin më
4 Mars 2022, 11:40Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranes, Erion Veliaj, gjatë një takimi me banorë të Domjes dhe Laknasit, u kërkoi të votojnë për kandidatin e PS Blerim Shera, si kryetar të Bashkisë së Vorës.
-
Iu gjet kallashnikov, armë dhe pushkë në shtëpi, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë, nis hetimi edhe ndaj djalit të tij
4 Mars 2022, 10:31Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 50-vjeçar dhe ka nisur hetimin ndaj djalit të tij, për armëmbajtje pa leje.
-
Veliaj inspekton punimet në pistën Olimpike të atletikës te Parku i Liqenit: Stoli për Shqipërinë, pista më e veçantë në Ballkan
3 Mars 2022, 22:01Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet e pistës Olimpike të atletikës, e cila do të jetë 400 metra e gjatë dhe do u shërbejë profesionistëve të atletikës në nivel kombëtar. Kryebashkiaku tha se pista e re do të jetë më e veçanta në Ballkan.
-
-
Rama nga Rrogozhina: Kandidatët e opozitës luftë mes tyre, ne e kemi të garantuar fitore! Veliaj: PS, e vetmja forcë politike që i çon punët deri në fund
3 Mars 2022, 19:43Kryeministri Rama ironizoi nga Rrogozhina dy kandidatët e opozitës, të cilat sipas tij janë në luftë mes tyre, edhe nga liderët që përfaqësojnë. Rama, duke kërkuar votën për kandidatin e PS, krahasoi dy kandidatët e opozitës me bravën dhe varenë.
-
Veliaj në Forumin e Arkitekturës dhe Inxhinierisë: Vendimet që marrim sot janë për gjeneratën e ardhshme; jo kulturës së ‘favelave’ në periferi
3 Mars 2022, 16:04Forumi Ndërkombëtar i Arkitekturës dhe Inxhinierisë “SHARE Tirana 2022” mblodhi sot në Tiranë arkitektë dhe liderë ndërkombëtarë në teknologjinë e inovacionit dhe ndërtimit.
-
I komunikuan se i ati duhet të paraqitej në komisariat, 22-vjeçarja qëlloi me thikë efektivin e policisë në Kamzë ! Vihet në pranga
3 Mars 2022, 15:25Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kamzë, ku teksa policia ka shkuar në shtëpinë e një personi për t'i thënë se duhet të paraqitej në komisariatin Nr. 4, vajza e tij qëlloi me thikë një efektiv policie.