-
15 Prill 2021, 19:31
-
-
-
Nis rehabilitimi i bllokut të banimit në zonën e Juridikut, Veliaj: Në verë e gjithë lagjja në zemër të Tiranës do të transformohet
15 Prill 2021, 18:23Bashkia e Tiranës ka nisur rehabilitimin e një tjetër blloku të madh banimi në Tiranë. Bëhet fjalë për zonën e njohur si blloku i Juridikut, i cili ndodhet pranë Fakultetit Juridik dhe kufizohet me shkollën “Petro Nini” dhe Gardën e Republikës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministrin Pandeli Majko inspektuan punimet e nisura për sistemimin e këtij blloku ndër më të vjetrit në Tiranë ku kishte nevojë për ndëhyrje kapilare.
-
Basha në Kombinat: Rama e ka pranuar humbjen, tani kërkon të bashkëqeverisë me ne, pa e larguar atë s’ka ndryshim
15 Prill 2021, 17:26Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha edhe një herë i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për një bashkëqeverisje të mundshme mes PS-së dhe PD-së pas zgjedhjeve të 25 prillit. Basha ka thënë se me këtë kërkesë Rama e ka pranuar humbjen, por sipas kreut të PD-së koha e tij ka mbaruar.
-
Basha si shef 'kuzhine', nuk i ndahet as torta gjatë takimit me të rinjtë kulinarë: Si bëhet tava e dheut? E keni marrë vesh se unë e dua me shumë piper
15 Prill 2021, 15:42Me këto fjalë kreu i PD Lulzim Basha sot ka marrë rolin e "shefit" të kuzhinës teksa është takuar me të rinj dhe të reja pjesë e institutit të kulinarisë. Basha nuk e ka fshehur interesin e tij për kuzhinën, teksa është afruar dhe ka pyetur të rinjtë për gatimet duke u dhënë dhe komente.
-
‘Fushata jonë është shpresa, e kundërshtarëve është frika’, Veliaj: Ata nuk e dinë ku i bie Zall-Bastari, sot vijnë kërkojnë vota
15 Prill 2021, 15:27Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me banorët e Zall-Bastarit.
-
-
‘Njësia 2, lagjja me investimet më të rëndësishme’, Veliaj: Partia Socialiste i vetmi tra që na ndan nga llumi
15 Prill 2021, 12:02“Një për të gjithë, të gjithë për një”, ishte ky mesazhi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëkohësisht drejtuesi politik i PS-së për Tiranën, në takimin me banorët e Njësisë 2 në kryeqytet.
-
-
-
Basha i refuzoi ftesën e bërë në Report Tv, Rama: Udhëndjekës i Saliut dhe Ilirit, jo lider! Ose votoni Lulin t’ju bien paratë nga qielli, ose PS për t’u bërë sipërmarrës
15 Prill 2021, 11:30Refuzimi i ftesës së bërë në Report Tv të kryedemokratit, Lulzim Basha, për kryeministrin Edi Rama është një tregues i qartë që ai nuk ndahet dot nga Ilir Meta dhe Sali Berisha, që i ka quajtur një grup interesaxhinjsh. Nga Kamza, Rama tha se ai është një lider i vërtetë me karakter, i cili në ndryshim nga Basha, është i gatshëm që për Shqipërinë të hedh pas krahëve edhe politikën e 30 viteve, ku PD-PS kanë qenë historikisht në dy pole krejtësisht të kundërta.
-
-
Basha vizitë në 2 familje në Kamëz: Do dyfishojmë ndihmën ekonomike! S’do jemi më në dorë të Zotit (VIDEO)
15 Prill 2021, 11:23Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar dy familje në Bathore të Kamzës, ku ka prezantuar programin e PD-së, ku tha se në 25 prill nuk do lihen në dorë të Zotit, por do kenë një qeveri që kujdeset për ta.
-
Vidhen dy kompani gjatë natës në Tiranë, policia në kërkim të autorëve
15 Prill 2021, 09:55Dy kompani janë grabitur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, nga persona të ndryshëm, ende të paidentifikuar.
-
Ekskluzive/ Alarmi për grabitjen e Exchange-it në Yzberisht zbuloi 'skifterët' e vilave luksoze në Tiranë! Vjedhjet e piketuara në google maps
15 Prill 2021, 09:52Alarmi i dhënë në Policinë e Tiranës se më 12 prill do të grabitej një pikë e këmbimit valutor në Yzberisht nën kërcënimin e kallashnikovëve, zbuloi grupin e 'skifterave' të vilave luksoze në Tiranë. Report TV ka siguruar dosjen e 5 grabitësve në Tiranë, të arrestuar 2 ditë më parë, mes të cilëve ishte edhe famëkeqi Hektor Qirjazi, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi po për grabitje. Gjatë ditës së sotme Gjykata e Tiranës vendosi arrest me burg për 5 grabitësit, të cilët gjatë seancës kanë qëndruar gojëkyçur duke mos thënë asnjë fjalë.
-
Basha takim me zv.Presidentin e KE-së: Nuk kemi përdorur pandeminë për të sulmuar qeverinë! Ne do integrojmë vendin në BE
15 Prill 2021, 09:41Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim online me zv.Presidentin e Komisionit Europian, njëkohësisht Komisioner për Mënyrën Europiane të jetesës, Margaritis Schinas.
-
Bënte kërdinë me vjedhje në Tiranë, arrestohet 17-vjeçari
15 Prill 2021, 09:28Policia bën me dije se i mituri me inicialet M.B., dyshohet se ka kryer dy vjedhje natën e mbrëmshme dhe dyshohet se është autor i disa vjedhjeve të tjera në qarkun e Tiranës
-
Mediu me të rinjtë dhe gratë në Tiranë: Dilni votoni masivisht, më 25 prill përplasen dy botë , ajo e korruptuar e Ramës dhe demokracisë që kërkojnë shqiptarët
15 Prill 2021, 09:21Fatmir Mediu ka kërkuar nga qytetarët që të dalin të votojnë masivisht në zgjedhjet e 25 prillit pavarësisht se çfarë bindje politike ka. Mediu tha se 25 prilli do të sjellë përplasjen e dy botëve, atë të korruptuar të Edi Ramës dhe atë demokratike që kërkojnë shqiptarët.
-
Rama poston fotot krahasuese PS-PD nga takimet elektorale: Pa koment
14 Prill 2021, 21:16Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka bërë krahasimin mes tij dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha në takimet elektorale.
