-
Kalaja shekullore e Prezës në kantier, gratë në krye të restaurimit: E gjetëm të dëmtuar, sprovat për të ruajtur identitetin e saj, kërkuam për trarë e gurë shtufi me banorët e zonës
Pas tërmetit të 2019-ës, Kalaja Mesjetare e Parezës pësoi dëmtime të mëdha. “Report tv” viziton monumentin e kulturës në fazën e fundit të restaurimit ndërsa specialistët, një vit pas nisjes së punimeve rrëfejnë si është ndërhyrë në të. Në krye të restaurimit dy gra, arkitektja Jora Kasapi dhe teknikja e ndërtimit Myvrete Hysenaj, rrëfejnë punën, nga kërkimi i gurëve me banorët e Prezës tek skalitja e tyre e gjetja e trarëve në shtëpinë 100-vjeçare të Ishmit. Vlerat historike e legjendat e trashëguara për kalanë rrëfehen mes rreshtave...
8 Prill 2022, 10:33 -
-
Me flamuj në duar, qindra qytetarë iu bashkuan manifestimit për Ukrainën! Kryebashkiaku i Kievit mesazh për shqiptarët: Çmojmë mbështetjen! Të pranishëm Kim, ambasadori Ukrainas dhe Veliaj
Me flamujt e Ukrainës në duar dhe pankarta me mbishkrimin 'nuk duam që Ukraina të vdesë', qindra qytetarë u në mbledhur në manifestimin në Tiranë, në mbështetje të Ukrainës, e cila po përballet me agresionin rus. Këtij manifestimi iu bashkuan edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe zyrtarë të tjerë. Manifestimi u përshëndet edhe nga Kreu i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, i cili nëpërmjet një video falënderoi Shqipërinë dhe shqiptarët për mbështetjen.
8 Prill 2022, 07:29 -
Nesër manifestim në mbështetje të Ukrainës, kufizohet qarkullimi i mjeteve në Tiranë, rrugët që do të bllokohen
Ditën e nesërme, në orën 12:00 në kryeqytet, komuniteti ukrainas ka thirrur një manifestim te madh në mbështetje të Ukrainës.Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa rrugë të kryeqytetit nga ora 12:00 deri në orën 15:00.
7 Prill 2022, 19:23 -
Bie interesi i degëve në UBT, studentja: S’jam penduar për zgjedhjen! Rektori: Veterinaria, më e kërkuara në Bujqësor
Interesi për të ndjekur studimet në inxhinieri pyjore pranë universitetit të Tiranës, ka rënë ndjeshëm, por ka ende studentë që e preferojnë. Studentja Brisilda Tafil thotë për Report Tv se nuk është penduar për këtë zgjedhje dhe pas përfundimit të studimeve e sheh veten të punësuar në profil.
7 Prill 2022, 16:56 -
Testimi i vlerësimit të mësuesve, Vokshi i kthen përgjigje kërcënimeve për padi të Kushit: Shihemi në gjykatë
“Shihemi në Gjykatë”, kjo ishte përgjigja e deputetes së PS, Albana Vokshi pasi ministrja e Arsimit e kërcënoi me një padi lidhur me shpifjen siç e cilësoi ajo, të qarkullimit të tezës së vlerësimit të mësuesve në arsimin parauniversitar.Vokshi tha se pas denoncimit t&eum
7 Prill 2022, 16:26 -
Iu gjet kallashnikov e municion luftarak në banesë, arrestohet në Tiranë një 31-vjeçar
Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë, i akuzuar për armëmbajtje pa leje. Sipas policisë, gjatë kontrollit në banesën e të riu me inicialet L. Z., në rrugën "Mihal Duri", në Yrshek, u gjet një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.
7 Prill 2022, 15:40 -
E dinin se fshihej jashtë vendit, pronari i ‘Alba Exotic Fruit’, në kontejnerët e të cilës u kapën dhjetëra kg kokainë, Eduart Dauti u arrestuar në një lokal në Tiranë
I shpallur në kërkim muaj më parë, administratori i kompanisë “Alba Exotic Fruit”, Eduart Dauti u arrestua në një lokal në dalje të Tiranës, pranë një qendre tregtare. Për Dautin kishte informacion se ndodhej në arrati jashtë kufijve, por antikrimi i Komisariatit nr 6, mori një informacion të saktë për vend-ndodhjen e tij në bar kafe.
7 Prill 2022, 15:00 -
Shkelën ligjin 'me 2 këmbë', pezullohen 9 zyrtarë të pyjores në Korçë, Tiranë dhe Kolonjë, lejuan prerjen e paligjshme të pyjeve
Drejtoria e Inspektimit të Pyjeve është institucioni që ka për detyrë për të mbrojtur pyjet, por janë vetë zyrtarët e saj që e kanë shkelur me 2 këmbë ligjin, duke lejuar prerjen e paligjshme.
7 Prill 2022, 14:38 -
Sot testimi i vlerësimit të mësuesve, Vokshi denoncon: Teza ka dalë disa orë para provimit me porosi të ministres! Kushi: Të sfidoj, nëse i provon akuzat unë dorëhiqem
Deputetja Albana Vokshi ka denoncuar Ministrinë e Arsimit se ka publikuar tezën e provimit për vlerësimin e mësuesve në arsimin parauniversitar. Ky provim pritet të zhvillohet sot në orën 14:00 në shkollën "Sabaudin Gabrani" në Tiranë, ndërsa sipas Vokshit teza e pyetjeve ka dalë disa orë para provimit.
7 Prill 2022, 10:37 -
Sherr mes disa personave për një vajzë jashtë një klubi nate në Sauk, plagoset me armë 39-vjeçari! Shoqërohen 12 persona
Policia njofton se rreth orëve të mëngjesit ka shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi Shpëtim Metoli, 39 vjeç, i plagosur në këmbë, dyshohet me armë zjarri, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
7 Prill 2022, 07:56 -
Banorët e Baldushkut kundërshtojnë projektin e Rindërtimit: Kanë zgjeruar projektin, po na marrin edhe tokën e varrezave
Procesi i rindërtimit pas tërmetit vijon ende në disa zona të prekura edhe në qytetin e Tiranës. Në njësinë Administrative Baldushk në fshatin Mustafa Koç, banorët janë ngritur në protestë duke kundërshtuar projektin e rindërtimit, pasi pretendojnë se po zgjerohet në kundërshtim me projektin e parë që ishte paraqitur, e madje, po u merr edhe tokën e varrezave e fshatit
6 Prill 2022, 12:20 -
Hiqej si pacient dhe u vidhte të sëmurëve në urgjencën e QSUT sendet me vlerë, arrestohet 38-vjeçari, i sekuestrohet 1 mln lekë
Një 38-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka kryer disa vjedhje në ambientet e QSUT-së dhe në rrugën e Dibrës. Në pranga përfundoi Arion Gjergo, i cili hiqej si pacient dhe duke përfituar nga urgjencat mjekësore, kryente vjedhje të sendeve personale të pacientëve, që shkonin për të marrë mjekim dhe për të kryer vizita mjekësore.
6 Prill 2022, 10:47 -
‘Do vij për 10 minuta të rregulloj rubinetin e çezmës’, i riu rreh hidraulikun në mes të kafenesë: Kishte 10 ditë që më gënjente
Një punëtor u rrah në mes të një kafeneje në kryeqytet nga një i ri, që mbasi e priti gjatë që t’i rregullonte rubinetin e çezmës, shkoi në vendin ku burri po pinte kafe dhe pa pyetur aspak e grushtoi në fytyrë.
5 Prill 2022, 18:44 -
-
Atentati te Kthesa e Rinasit/ Kush është Rrahim Dedja, që vëllai i viktimës tha se i kishte 1 mln euro borxh, në 2021 u përgjua teksa korruptonte prokurorin për të liruar të vëllanë
Report Tv ka mësuar se personi për të cilin vëllai i Iljaz Çalit, Zeqir Çali ka rrëfyer si i ka borxh një shumë prej 1 milion euro është Rrahim Dedja. Ky i fundit nuk është një emër i panj
5 Prill 2022, 16:37 -
-
-
Atentati te Kthesa e Rinasit/ Zbardhet itinerari i Iljaz Çalit para se të ekzekutohej, u vra me 1 plumb! Borxhliu: I kam 350 mijë €, jo 1 mln euro, s’jam autori
10 persona janë marrë në pyetje nga policia për vrasjen e 37 vjeçarit Iljaz Çali ndërsa nuk ka ende asnjë autor për ngjarjen. Në pyetje është marrë edhe 50 vjeçari Rrahim Dedja për të cilin familjarët thonë se i ka 1 milionë euro borxh. Ai pranon se i ka 350 mijë euro borxh pasi i kishte marrë minierën e kromit në Bulqizë por thotë se s’ka lidhje me vrasjen.
5 Prill 2022, 11:38 -
