-
Edukim përmes argëtimit, hapet në Tiranë këndi 'Qyteti i Trafikut' për informimin e fëmijëve mbi rregullat e qarkullimit! Rama: Do të shtrihet në të gjithë qytetet
Tiranës i është shtuar këndi i parë edukativ dhe argëtues për fëmijët. Këndi “Qyteti i Trafikut” i dedikohet sigurisë rrugorë, ku fëmijët përmes lojërave do të kenë mundësinë të edukohen mbi rregullat dhe sinjalistikat e qarkullimit rrugor. Në këtë kënd, fëmijët do të gjejnë aktivitete të tilla, si: kalimi në vijat e bardha, lëvizja me biçikleta, respektimi i semaforëve dhe tabelave etj.
9 Shkurt 2022, 16:10 -
Vidhte banesat pa lënë gjurmë, policia arreston 21-vjeçarin, autor i 8 vjedhjeve në 2 muaj! I fiksuar pas laptopëve, bizhuterive dhe parave
Marsel Sula, 21 vjeç, fillimisht studionte deri në detaje banesat që më pas do të ishin “preja” e tij për t’i vjedhur. I riu arriti të siguronte disa pajisje speciale, të cilat e ndihmonin të bënte kopje të çelësave dhe me pas kryente vjedhjet.
9 Shkurt 2022, 15:37 -
Protesta te ‘5 Maji’, reagon Rama: Askush nuk mund të pengojë zhvillimin, ne po sillemi me njerzillëk e solidaritet! Banorët po kompensohen me bonus qiraje deri sa të marrin shtëpitë e reja
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me protestën e banorëve në zonën e ‘5 Majit’ në kryeqytet, banesat e të cilëve po shemben nga IMT, në kuadër të rindërtimit si dhe rikualifikimit urban. Kreu i qeverisë ka replikuar me komentues të cilët e bëjnë përgjegjës për dhunën e ushtruar mbi banorët.
9 Shkurt 2022, 14:47 -
-
SKEDA/ Gjithçka rreth përplasjes–14 pyetjet dhe përgjigjet për të kuptuar çfarë po ndodh te '5 Maji' në Tiranë
Lagja e re te 5 maji synon të kthehet në një qendër të re të kryeqytetit. Projekti quhet “River Side” dhe vjen në kuadër të procesit të rindërtimit, pra ndër të tjera, edhe për strehimin e familjeve shtëpitë e të cilave u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
9 Shkurt 2022, 13:38 -
-
VIDEOLAJM/ ‘A e kupton se ai ka vdekur sot’, momenti prekës kur policia futet brenda shtëpisë! Nxjerr edhe gazetaren me forcë
Këto janë momentet kur policia ka mësyrë duke shkelmuar dyert, në banesën që pritet të shembet nga IMT dhe ka nxjerrë jashtë me forcë nga shtëpia e tyre banorët. Një pjesë prej tyre përpiqen që të bëjnë rezistencë, por e kanë të pamundur. Me certifikatë pronësie në dorë dhe i prekur, banori Alti Hoxha, nxirret nga shtëpia e tij.
9 Shkurt 2022, 09:48 -
-
Shembja e shtëpive në ‘5 maji’, banorja: Janë vrasës, nuk janë shqiptarë! Kam 40 vjet këtu, tani jam duke vdekur
Me zë të ngjirur një grua së cilës po i prishet shtëpia, ka kërkuar e dëshpëruar të drejtën duke iu drejtuar mediave.“Janë vrasës nuk janë shtet. Po luftojmë për të drejtat tona, sot u prish shtëpia ime, këto janë armiqtë nuk janë shqiptar&eu
9 Shkurt 2022, 08:48 -
'O Edi Rama o Sllobodan', i moshuari del në dritare dhe nuk del nga banesa që do prishet: Mos e prek shtëpinë time! Banori tjetër: Familja ime luftoi me serbin
Pamje shumë emocionuese na vijnë nga lagjja '5 Maji' në Kryeqytet. Banorë kanë hipur në dritaret e shtëpive të tyre dhe nuk pranojnë të dalin."O Edi Rama, o Sllobodan, o ortodoks i ndyrë, largohu. Largohuni nga shtëpia, kam mbi 30 vjet këtu. Le t&eum
9 Shkurt 2022, 08:43 -
-
‘O serb, o ndyrësira’, policia nxjerr me forcë nga shtëpia banoren te ‘5 Majit’, e merr zvarrë
Forca të shumta të policisë i kanë shkuar në ndihmë IMT-së, të cilët kanë ndërhyrë për të shembur banesat në njësinë nr..4 në zonën e ‘5 Maji’ në kryeqytet. Policia ka ndërhyrë me forcë për të nxjerrë nga shtëpia, me forcë banorët të cilët janë munduar që të bëjnë rezistencë. Por, rezistenca e tyre ka zgjatur vetëm pak minuta pasi janë mbërthyer nga policia dhe janë tërhequr zvarrë
9 Shkurt 2022, 08:31 -
Pret t'i shembet shtëpia, banori e kalon natën jashtë: E kemi banesën e mbushur me materiale, nuk na lanë kohë as të heqim sendet personale
Ivzi Hoxha, banori 60-vjeçar në njësinë nr. 4 rrëfen për Report Tv sesi e ka kaluar natën jashtë shtëpisë së tij së bashku me banorët e tjerë duke ‘sfiduar’ temperaturat e ulëta pranë një zjarri.Gazetarja: A keni qëndruar gjithë natën këtu? Ç
9 Shkurt 2022, 08:12 -
Të riun te 5 Maji nuk e lejojnë të shohë babain, shoqërohet nga policia: Forcat Speciale në vend që të kapin kriminelët, nxjerrin prindërit e mi nga shtëpia
Valtrin Hoxha, djali i Alti Hoxhës, banesa e të cilit po shembet nga IMT, tha për Report Tv se prindërit e tij kanë punuar 30 vite që të ndërtojnë atë shtëpi. Me lot në sy dhe i prekur, ai u shpreh se Forcat Speciale në vend që të arrestojnë kriminelë, shkojnë dhe i nxjerrin nga shtëpitë e tyre. Alti tha se ato nuk kanë firmosur një kontratë me bashkinë, pasi e konsiderojnë të njëanshme
9 Shkurt 2022, 07:48 -
‘O kriminelë’ me certifikatë pronësie në dorë, banori në njësinë numër 4 thirrje kreut të IMT-së: Kam punuar 12 orë në ditë në Itali për të ndërtuar këtë shtëpi
Me certifikatë pronësie në dorë, Atli Hoxha, një nga banorët e njësisë numër 4 në kryeqytet, në revoltë, kundër shembjes së shtëpisë së tij, ka ngjitur në avlli dhe i ka bërë thirrje kreut të IMT-së që mos t’u shembi banesën.<
9 Shkurt 2022, 07:39 -
Protesta e ‘5 majit’, njësia nr.4 e rrethuar nga forcat policore
Shëmbja e banesave të njësisë nr.4 që pritet të ndodhë ditën e sotme ka mbledhur banorët e njësisë numër 4 dhe njësisë numër 8 së bashku.Në ‘rezistencë’, kanë mbërritur forcat policore të cilët kanë rrethuar zonën.
9 Shkurt 2022, 06:44 -
-
Shembja e banesave te '5 Maji', policia shkelmon dyert me forcë që të nxjerrë banorët nga shtëpia! Pamjet e prishjeve dhe revolta e qytetarëve: Jeni vrasës, nuk jeni shtet
Fadromat IMT-së ka shembur 11 banesa në njësinë numër 4, në orët e para të mëngjesit, në kuadër të projektit të rindërtimit dhe rikualifikimit urban zonën e '5 maj'. Banorët e gdhinë natën jashtë, hipën në dritare dhe në avlli, në shenjë rezistence për të mbrojtur shtëpitë dhe thanë se nuk janë dakordësuar me bashkinë
9 Shkurt 2022, 05:36 -
Ekskluzive/ Bllokuan Rinasin, gjykata 'zhvesh' nga akuzat kontrollorët: Nuk ishin në turn kur fluturimet u 'morën peng', prokuroria të gjejë autorët
Pas 7 muajve hetime Gjykata e Tiranës rrëzoi akuzat ndaj 3 kontrollorëve për bllokimin e fluturimeve ajrore në Rinas në prill 2021. Sipas vendimit të siguruar ekskluzivisht nga Report Tv gjykata thotë se kontrollorët nuk ishin në turn më 7 prill. Sipas gjykatës prokuroria duhet të gjejë autorët e vërtet që braktisën punën në kullën e kontrollit dhe bllokuan aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
8 Shkurt 2022, 14:18 -
Nga 6 shtete të ndryshme, betohen 18 shtetasit më të rinj të kryeqytetit! Veliaj: Tirana, vendi i 144 kombësive të ndryshme
Ky vit do të jetë i veçantë, jo vetëm për Tiranën si Kryeqyteti Europian i Rinisë, por edhe për 18 shtetasit më të rinj, të cilët u betuan përpara kryebashkiakut Erion Veliaj, për besnikëri ndaj shtetit shqiptar dhe për respektimin e Kushtetutës e të legjislacionit të Republikës së Shqipërisë
8 Shkurt 2022, 12:04
