-
25 Shtator, 17:34
-
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me furgonin me mësues! 3 të plagosur
25 Shtator, 15:08Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduara dy gra dhe një vajzë, të cilat janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, ato janë jashtë rrezikut për jetën.
-
-
Hemodializa sërish privatit, anulohet tenderi 50 milionë euro! Agjencia e Prokurimit Publik: Gabime dhe mangësi në dokumente
25 Shtator, 12:57Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore njoftoi sot zyrtarisht anullimin e tenderit 50 milionë eurosh (pa TVSH) për hemodializën, për shkak të gabimeve dhe mangësive serioze në dokumentat e garës. Report TV e kishte paralajmëruar këtë vendim dy javë më parë.
-
Avokatët njoftuan se GJKKO urdhëroi SPAK për nisjen e hetimeve për resortin e Ulajt në Rrjoll, Prek Molla: Lajm i mirë! Paralajmëroj shqiptarët që të mos blejnë në ‘Baks Bay’, s’do i gëzojë askush pronat tona
24 Shtator, 19:44Prek Molla tha se Bashkim Ulaj ka ndryshuar emrin e resortit që po ndërton në Rrjoll të Velipojës nga 'Blu Borgo' në 'Baks Bay', me qëllim sipas tij që të mashtrojë blerësit, sikur bëhet fjalë për një tjetër resort.
-
Tym i dendur mbulon aksin Lezhë–Shkodër, zjarret në të dy anët e rrugës rrezikojnë qarkullimin (VIDEO)
24 Shtator, 16:48Drejtuesit e mjeteve po përballen me shikueshmëri të kufizuar, ndërsa flakët janë përhapur në afërsi të rrugës.
-
-
Dyshohet se kultivoi 143 bimë kanabisi në Vilës të Vaut të Dejës, arrestohet 50-vjeçari (VIDEO)
24 Shtator, 11:19143 bimët e kanabisit e gjetura në fshatin Vilës, në Vau të Dejës, u asgjesuan me djegie
-
Resorti luksoz i Bashkim Ulajt në Rrjoll, avokatët: GJKKO urdhëroi SPAK të nisë hetimet! Banorët pretendojnë se tokat iu vodhën me dokumente false
23 Shtator, 16:46GJKKO ka urdhëruar SPAK të hetojë kallëzimin e banorëve të Rrjollit për resortin “Blu Borgo”. Ata pretendojnë se 146 hektarë tokë u janë marrë përmes dokumenteve të falsifikuara, ndërsa më herët SPAK ia kishte kaluar çështjen Prokurorisë së Shkodrës.
-
Me pamje të re dhe kushte bashkëkohore, shkollat e rindërtuara të Shkodrës mirëpresin nxënësit
23 Shtator, 08:57Kryeministri Rama ka ndarë disa foto nga institucionet e reja që kanë marrë formë si shkollat 9-vjeçare “Ndre Mjeda”, “Martin Camaj” dhe gjimnazet “Kolë Idromeno” e “At Gjon Karma” në Gurin e Zi.
-
Dronë, radarë dhe makina inteligjente në akset e Shkodrës, mbi 2200 gjoba në dy javë! 2 shoferë në pranga, 9 leje drejtimi të pezulluara
20 Shtator, 14:34Në dy javë policia ka vendosur gjithsej 2268 gjoba për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Shkeljet më të shumta lidhen me parkimin e gabuar, për të cilat janë vendosur 1295 gjoba.
-
Vllaznia prek fundin pas humbjes 0-2 me Teutën! Xhaferri kërkon dorëheqjen e Martinit, tifozët sulmojnë autobusin e durrsakëve (VIDEO)
18 Shtator, 23:02Vllaznia duket se ka prekur fundin. Skuadra shkodrane mori humbjen e tretë radhazi në kampionat, teksa u mposht 0-2 nga Teuta. Në fund të ndeshjes shpërthyen edhe incidentet. Tifozët shkodranë sulmuan me gurë e sende të tjera të forta autobusin e ekipit mik. Sakaq për shkak të rezultateve të dobëta pritet shkarkimi i trajnerit Edi Martini.
-
Koplik/ E kishin kthyer lokalin në ‘fole’ droge dhe bastesh, arrestohet punonjësi, në kërkim administratori (VIDEO)
18 Shtator, 09:07Punonjësi i një lokali në Koplik ka rënë në prangat e policisë, ndërkohë në kërkim është shpallur administratori
-
Eduard Zaloshnja: A u rrit turizmi këtë sezon në Shkodër dhe Pogradec?
16 Shtator, 19:59 -
-
Ndryshime në Bashkinë e Shkodrës, Beci prezanton nënkryetarët e rinj Bekim Mema dhe Marjan Ndershtiqaj
15 Shtator, 09:33Bekim Mema vjen në këtë detyrë pas disa vitesh përvojë në Bashkinë Shkodër, ku ka punuar pranë Drejtorisë së Zhvillimit Strategjik. Ndërsa Marjan Ndershtiqaj ka mbajtur më parë postin e drejtorit rajonal të Shërbimit të Transportit Rrugor dhe aktualisht është kryetar i Partisë Socialiste në Shkodër.
-
Rama publikon pamjet nga rruga e Komanit: Mes një peizazhi spektakolar të veriut (VIDEO)
15 Shtator, 08:21Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë mëngjesin e sotëm disa pamje nga rruga e Komanit, ku shprehet se është mes një peizazhi spektakolar të veriut shqiptar
-
Resorti i Bashkim Ulajt në Rrjoll/ Aktivistja Kokaj: Po ndërtohet në tokat që na janë vjedhur ne! Ka ndryshuar emër nga ‘Blu Borgo’ në ‘Baks Bay’ për të tjetërsuar të vërtetën (VIDEO)
14 Shtator, 19:18Aktivistja Kokaj zbuloi se resorti që biznesmeni dhe botuesi Bashkim Ulaj po ndërton në Rrjoll të Velipojës, ka ndryshuar emër nga 'Blu Borgo' në 'Baks Bay', me qëllim sipas saj, për të tjetërsuar të vërtetën.
-
Bie numri i nxënësve në disa qytete, shkollat e fshatrave drejt mbylljes! Surprizon Lushnja, regjistron afro 300 nxënës më shumë se vjet
14 Shtator, 16:33Nisja e vitit të ri shkollor sjell një hartë me kontraste. Bie në sy tkurrja e numrit të nxënësve sidomos ne Korçe dhe Berat, kundrejt një rritjeje të befasishme në Lushnje me 298 nxënës më shumë se vjet. Sfidë në gjithë vendin mbeten shkollat e fshatrave me 2-3 nxënës, që rrezikojnë të mbyllen. Sakaq disa ne qytete jane rikonstruktuar godinat arsimore.
-