-
Vuçiç: E vlerësojmë qëndrimin e Rumanisë, pavarësisht presioneve ajo s’e ka njohur Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Rumanisë, Alfredo Robert Simonis. Pas takimit ai u shpreh se e vlerëson faktin se Rumania nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, pavarësisht presioneve
7 Nëntor 2023, 15:53 -
-
Asociacioni, Haliti: Rama bën mirë që vjen në Kosovë, të vijë më shpesh! Kurti interesuar për fushatë, jo të zgjidhë problemet
Deputeti i PDK, Xhavit Haliti, në emisionin “Sot Live në Shqipëri” për gazetarin Nertil Agalliu për Report Tv, foli për fjalimin e Kurtit në Kuvend ndaj marrëveshjes Kosovë-Serbi, i cili tha se ky i fundit nuk bëri raportim, por fushatë elektorale. Ndërsa për Kryeministrin Edi Rama bën mirë që vjen në Kosovë, dhe se duhet të vijë më shpesh po ashtu edhe për të trajtuar çështje politike me qeverinë dhe Kurtin
7 Nëntor 2023, 15:14 -
Krasniqi e mohoi, Haradinaj: E kam lexuar draftin e Asociacionit, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës
Kreu i Aleancës për të Ardhmen e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për mediat pas takimit me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi, i cili tha se e ka parë draftin dhe ka mundur ta lexojë në tërësi tekstin
7 Nëntor 2023, 13:22 -
Raporti i Progresit qorton Kosovën dhe Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve
Komisioni Evropian (KE) i ka qortuar Kosovën dhe Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian (BE) në raportet e tij të progresit për të dy vendet, të cilat pritet të publikohen të mërkurën
7 Nëntor 2023, 08:36 -
BE: Propozimi i ri për themelimin e Asociacionit është i balancuar
Bashkimi Evropian është në pritje të palëve, në këtë rast të Kosovës dhe Serbisë, për të ecur para në propozimin evropian, i cili, sipas tyre, në parim është pranuar nga palët dhe i njëjti duhet të zbatohet pa parakushte. Ajo që në këtë fazë po i kërkohet Kosovës është statuti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Zyrtarë të BE-së theksojnë se propozimi i ri për themelimin e Asociacionit është i balancuar
5 Nëntor 2023, 22:42 -
Kosovë/ Pse po mbahet i fshehtë draft-statuti i Asociacionit?
Njohësit e çështjeve politike në Kosovë dhe Serbi, Artan Muhaxhiri dhe Dushan Janjiq, besojnë se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, po mbahet i fshehtë nga publiku për t'iu dhënë kohë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për të përgatitur publikun se kanë pranuar kompromise.
4 Nëntor 2023, 15:47 -
Escobar: Nënshkrimi ose jo i marrëveshjeve nuk ndikon tek detyrimi që Serbia dhe Kosova kanë për t'i zbatuar
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar i tha Zërit të Amerikës se marrëveshjet që Serbia dhe Kosova kanë nënshkruar janë një detyrim ligjor për të dyja palët dhe se nënshkrimi ose jo i tyre, nuk ndikon në detyrimin që ato kanë për t’i zbatuar ato.
3 Nëntor 2023, 21:49 -
Kurti: Draft-statuti për Asociacionin ndërprenë trashëgiminë e mosnjohjes së Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha para deputetëve të Kuvendit se draft-statuti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të prezantuar nga diplomatët ndërkombëtarë, ka qartësi sa i përket njohjes së Kosovës
3 Nëntor 2023, 12:43 -
Kurti iu drejtohet deputetëve të LDK-së: Beogradi s’është i interesuar të nënshkruajë me mua, ma tregoni ju si ja keni bërë
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka raportuar në Kuvend në lidhje në lidhje me marrëveshjen e arritur në Bruksel në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdh&
3 Nëntor 2023, 12:36 -
Takimi në Bruksel, Kurti raporton në Kuvend: Kërkova sanksionimin e Serbisë! Kemi arritur vetëm një marrëveshje, sjell njohjen de-facto të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foli ditën e sotme në kuvendin e Kosovës në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi dhe për takimet e fundt në Bruksel. Kurti shprehet se kjo marrëveshje, nënkupton njohje de facto të Kosovës nga Serbia
3 Nëntor 2023, 12:24 -
Opozitari më i madh i Vuçiç largohet nga Serbia: Do kërkoj azil, u largova nga vendi që sponsorizon terrorizmin
Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, dhe opozitari mediatik më i madh i Aleksandër Vuçiç, Boban Bogdanoviç është larguar përfundimisht nga Serbia, duke njoftuar se ka aplikuar për azil politik në Zvicër.
3 Nëntor 2023, 11:12 -
-
Sulmi në Banjskë, ministrja e Jashtme e Kosovës: Hetimet duhet të kishin përfunduar, presim që BE të reagojë ndaj Serbisë
Intervistë me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashmte të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz për pritmëritë e Kosovës, me rastin e konferencës së Evropës që u zhvillua të enjten, më 2 nëntor 2023 në Berlin
2 Nëntor 2023, 15:22 -
Tensionet me Kosovën, Vuçiç: Nuk do ta nënshkruajmë kurrë pavarësinë e Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, përmes një video-mesazhi në llogarinë e tij në Instagram, ka thënë se nuk do ta nënshkruajë kurrë pavarësinë e Kosovës, duke shtuar se kjo është “në meritë të të gjithëve në skenën politike të Serbisë që thonë gënjeshtra të tilla”
2 Nëntor 2023, 13:04 -
Senatorja amerikane Shaheen: Kosova dhe Serbia t’i rikthehen dialogut
Senatorja amerikane Jeanne Shaheen, anëtare e lartë e Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan, u bëri thirrje Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç t’u rikthehen përpjekjeve për të zgjidhur mosmarrëveshjet ndërmjet dy vendeve dhe paralajmëroi se ato rrezikojnë të humbin mundësinë që u është ofruar për të përparuar drejt integrimeve evropiane
1 Nëntor 2023, 21:09 -
E tani, çfarë do t’i thonë Ramës?!
Jo më kot do të ishte edhe i pari ai vetë (Edi Rama), i cili do të reagonte duke përgëzuar kryeministrin kosovar, Albin Kurti, për pranimin e planit të ri, që me elegancë diplomatike Rama e quan “të BE-së për Kosovën”, por që në realitet pasqyron punën dhe përkushtimin që ai ka dhënë në kohë, për ta parë rajonin në paqe
1 Nëntor 2023, 11:32 -
Vuçiç shpërndan parlamentin, më 17 dhjetor mbahen zgjedhjet e reja në Serbi
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka shpërndarë parlamentin. Ditën e sotme Vuçiç shpalli mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare më 17 dhjetor. Këto janë zgjedhjet e treta parlamentare që mbahen në Serbi në një periudhë kohore prej 3 vitesh e gjysmë.
1 Nëntor 2023, 10:53 -
-
Vuçiç: E them edhe para Von Der Leyen, njohja e Kosovës s’është çështje për Serbinë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka pritur sot në Beograd Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen. Vuçiç ka thënë se gjatë takimit Von Der Leyen ka thënë të njëjtat gjëra që kanë thënë edhe Macron, Scholz dhe Meloni në takimet e Brukselit
31 Tetor 2023, 15:55 -
Vuçiç: BE është partneri më i rëndësishën ekonomik për Serbinë! Von der Leyen: E duam Serbinë në BE
Ursula Von der Leyen theksoi se BE-ja dëshiron që Serbia të jetë në BE. Ndërkohë, Vuçiç tha se BE-ja si partneri më i rëndësishëm ekonomik do të thotë jetë për qytetarët e Serbisë, derisa shtoi se investitorët më të mëdhenj vijnë nga BE-ja
31 Tetor 2023, 15:50 -
Von der Leyen në Serbi: Njohja de facto e Kosovës nënkupton zbatimin e marrëveshjes së Ohrit
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shpjeguar në Beograd se njohja de-facto e Kosovës nënkupton implementimin e Aneksit të dakorduar në Ohër në mars të këtij viti
31 Tetor 2023, 15:34 -
Von der Leyen viziton sot Beogradin, Vuçiç: Diskutime për të gjitha çështjet e rëndësishme për Serbinë
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do vizitojë sot Beogradin, e cila do takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministren, Ana Brnabiç. Vuçiç u shpreh se ata do të diskutojnë për të gjitha çështjet e rëndësishme përsa i përket Serbisë
31 Tetor 2023, 11:21 -
-
-
Mandiç, i njohur si 'pro serb' zgjidhet Kryetar i Kuvendit të Malit të Zi! E sheh Putinin si President të tij! Ka paralajmëruar heqje sanksionesh ndaj Rusisë dhe tërheqjen e njohjes së Kosovës
Andrija Mandiç është kryetar i ri i Parlamentit të Malit të Zi dhe, njëherësh, anëtar i Këshillit për Mbrojtje dhe Siguri, i cili komandon Ushtrinë e Malit të Zi
30 Tetor 2023, 19:12 -
Lajçak: Do ftoj kryenegociatorët për të diskutuar hapat e ardhshëm! Kurti e Vuçiç ishin të gatshëm për zbatimin e marrëveshjes, por kishin mospajtime për modalitetin
I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë me dije se do të ftojë kryenegociatorët e dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, për të diskutuar hapat e ardhshëm. Në një postim në Facebook Lajçak shkruan se mirëpret faktin që Kurti dhe Vuçiç treguan gatishmëri për zbatimin e marrëveshjes, megjithëse nuk arritën të bien dakord për modalitetet
30 Tetor 2023, 08:36 -
Deputetja britanike përsërit thirrjen ndaj BE-së: Kosova po bashkëpunon pavarësisht sulmit të Banjskës nga Beogradi, hiqni sanksionet
Deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, njëkohësisht kryetare e Komitetit për Punët e Jashtme në Parlamentin britanik, i ka bërë thirrje BE-së që të heqë sanksionet e vëna nga kjo e fundit ndaj Kosovës.
29 Tetor 2023, 21:13 -
-
Dialogu me Serbinë, ministrja e Jashtme e Kosovës: Zbatimi i pjesshëm i marrëveshjes nuk sjell përparim
Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla Schwartz tha se marrëveshja duhet të zbatohet e gjitha. Në intervistën që kryediplomatja e Kosovës i dha VOA-s, ajo tha se një zbatim i pjesshëm nuk do të sillte përparimin e synuar.
28 Tetor 2023, 18:50 -
-
-
Ministri serb i Mbrojtjes provokon me deklaratën e tij: 90% e popullit do të ishin të lumtur ta shihnin ushtrinë tonë në Kosovë! Nuk e duan dialogun
Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, ka komentuar takimin e djeshëm në Bruksel të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me përfaqësuesit evropianë. Ai shprehet se në këto bisedime, të cilat ai i ka cilësuar të vështira, Serbia shmangi skenarin për të qenë fajtori dhe faktori përçarës
27 Tetor 2023, 13:01 -
-
Të shtëna me armë zjarri në kufirin serbo-hungarez, vriten 3 emigrantë dhe 1 i plagosur
Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pranë kufirit të Serbisë me Hungarinë të premten, duke lënë të vdekur tre emigrantë dhe plagosur një tjetër, njoftoi të premten televizioni shtetëror i Serbisë RTS
27 Tetor 2023, 11:37 -
BE-ja vazhdon sot diskutimet për Kosovën dhe Serbinë
Këshilli Evropian do të diskutojë sot për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë gjatë ditës së dytë të samitit të Bashkimit Evropian (BE), pas një dite të ngjeshur me takime të shumta por të pafrytshme mes udhëheqësve të këtyre dy vendeve me liderët e BE-së të enjten në Bruksel
27 Tetor 2023, 08:50 -
Albin Kurti nis takimet me liderët evropianë në Bruksel për Asociacionin dhe zbatimin e marrëveshjes
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nisi takimet me udhëheqësit evropianë, në margjinat e samitit të BE-së në Bruksel. Takime të tilla pritet të zhvillojë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç
26 Tetor 2023, 14:31 -
-
Kordinatori i BE-së, Mijaçiç: Temat në Bruksel do të jenë Asociacioni, deeskalimi, zgjedhjet në veri dhe Banjska
Në një intervistë për Kosovo Online, Kordinatori i Konventës Kombëtare të BE-së për kapitullin 35, Dragisha Mijaçiç, është shprehur se dialogu duhet të vazhdojë pavarësisht se si është parë në Beograd apo Prishtinë. Ai është në pritje që mesazhi të përsëritet sot në Bruksel, ku liderët e vendeve do të mblidhen së bashku me anëtarët e BE-së, po ashtu nuk e përjashton mundësinë e takimit mes dy liderëve.
26 Tetor 2023, 12:38 -