-
Korçë/ Po transportonte 57 emigrantë me kamion tre muaj më parë, arrestohet i riu i cili ishte shpallur në kërkim
Më 21 nëntor 2021, S.T., në bashkëpunim me persona të tjerë, po transportonte 57 emigrantë të paligjshëm kundrejt shpërblimit monetar 1 mijë euro secili për t'i kaluar drejt vendeve të BE-së. Dy prej bashkëpunëtorëve u arrestuan asokohe por S.T u shpall në kërkim, ndërsa sot ka rënë në prangat e policisë.
14 Shkurt 2022, 14:34 -
Tentuan të kalojnë kufirin me viza gjermane e belge të falsifikuara, arrestohen në Rinas tre shqiptarët nga Kosova (EMRAT)
Sipas Policisë, të tre këta persona pasi ishin pajisur me viza gjermane dhe belge të falsifikuara kanë tentuar të kalojnë transit kufirin në Rinas, për të luarguar në mënyrë të jashtligjshme nga vendi ynë drejt vendeve të BE-së.
14 Shkurt 2022, 12:21 -
-
-
VIDEO/ Skandali, gruaja tenton të futet brenda në komisariat për të shkuar te biri i arrestuar, policët e nxjerrin zvarrë jashtë! Pezullohen nga detyra dy efektivët
Gjatë kohës kur policia ka shoqëruar në komisariat 21-vjeçarin, nëna e tij me inicialet R.M., ka tentuar të futet me forcë në komisariat ndërsa është nxjerrë nga efektivët e policisë jashtë ambienteve të komisariatit gjysmë e zhveshur.
13 Shkurt 2022, 21:55 -
'Doktori' i Cosa Nostras bie në prangat e policisë, për trafikun e drogës do përdorte një shqiptar
'Doktori' akuzohet se kishte rolin e ndërmjetësit për tregtinë e lëndëve narkotike, kryesisht në vendet e Amerikës së Jugut. Sipas raportimeve, nëse 'doktori' s'do kishte përfunduar në prangat e policisë do të tregtonte një sasi të madhe droge që kishte planifikuar ta bënte përmes një shqiptari.
13 Shkurt 2022, 16:32 -
I dha 50 mijë lekë policëve për të mos bërë testin e alkoolit, arrestohet 61-vjeçari në Durrës (VIDEO)
Burime nga blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se 61-vjeçari me inicialet E.Z., ka tentuar të korruptojë me 50 mijë lekë të vjetra efektivët e policisë që mos t’i bëjnë testin e alkoolit. Por policia, ka vendosur t’i bëjë testin 61-vjeçarit i cili ka rezultuar i dehur në masën 0.77 mg/l.
13 Shkurt 2022, 15:58 -
-
I dënuar nga gjykata dhe i shpallur në kërkim, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë! I gjetën automatik, silenciator, granata dhe radio (EMRI)
Më 20.10.2021, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në përdorim nga ky person u gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri automatik, 12 krëhëra pistolete dhe automatiku, 179 fishekë pistolete dhe automatiku, 2 silenciator dhe 1 tytë të montuar, 3 shula automatiku, 1 kallëp tritoli, 1 fitil zjarrpërcjellës, 1 granatë difensive, 2 radio dore marrëse dhënëse.
13 Shkurt 2022, 15:19 -
Policia bën bilancin javor: 22 operacione, 126 të prangosur! 5 nga të arrestuarit ishin në kërkim ndërkombëtar
126 persona janë arrestuar në javën që lamë pas nga Policia e Shtetit në 22 operacione të ndryshme. Sipas bilancit të bërë nga vetë uniformat blu 27 kanë qenë të arrestuar nga personat e shpallur në kërkim, 5 prej të cilëve në kërkim ndërkombëtar.
13 Shkurt 2022, 13:58 -
-
-
-
Në kërkim për trafik droge dhe mashtrim me kredi, pranga 3 të shpallurve në kërkim
3 persona janë arrestuar pasi janë shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Pas marrjes së informacioneve, policia zhvilloi operacionin e koduar "Horizonti", ku u vuri prangat Përparim Smirës, Erjon Hebeja dhe Ronard Kovaçi të shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Mashtrimi në kredi".
12 Shkurt 2022, 09:26 -
Çmontohet banda e 'hajdutëve të xhepave' në Greqi, 30 të arrestuar, mes tyre 20 shqiptarë! Kryen 81 vjedhje, sekuestrohen 50 mijë euro
Policia greke ka arrestuar 30 persona, 20 prej të cilëve shqiptarë për disa vjedhje të pasagjerëve në transportin publik. Ata vepronin orën e pikut ku në autobus të kishte sa më shumë njerëz për t'u marrë portofolat dhe celularët
11 Shkurt 2022, 22:41 -
-
-
-
Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 28-vjeçari në Klos! Një tjetër në kërkim pasi dhunoi nënën në Bulqizë
Policia e Dibrës ka arrestuar një 28-vjeçar i cili akuzohet për dhunë në familje. Mësohet se i riu me inicialet Xh.R., ka dhunuar bashkëshorten e tij 21-vjeçare.Ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi ka dhunuar fizikisht nënë e tij në Bulqizë për motive të dob
9 Shkurt 2022, 16:18 -
Pesë të arrestuar për korrupsion në Napoli! Në pranga një ish-prokuror i Salernos si edhe dhe një ish-gjeneral i Guarda Di Finanza
5 persona janë arrestuar në Napoli, si pjesë e hetimeve kundër korrupsionit, të kooridinuar nga prokuroria italiane. Në pranga kanë rëndë disa persona të akuzuar për korrupsion, mes tyre spikasin një ish-gjeneral i Guardia Di Finanza, avokatë, sipërmarrës dhe ish-prokurorë
9 Shkurt 2022, 12:00
