-
Partia e Lirisë kërkesë Policisë e Ministrisë së Brendshme: Na vini në dispozicion emrat e policëve që ‘rrëmbyen’ Ilir Metën, operacion kriminal
Operacion kriminal nga njerëz të armatosur dhe me maska e quan Partia e Lirisë arrestimin e Ilir Metës. Blushi, Vasili dhe Xhixho i kërkojnë Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme emrat e policëve që kanë marrë pjesë në operacionin për arrestimin e Metës. PL thotë se kanë afat deri më 7 nëntor, ose në të kundërt do t’i kallëzojnë për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.
4 Nëntor, 11:54 -
Lobimi në SHBA dhe CEZ-DIA, Meta kërkon lirinë, Kryemadhi ankimon detyrimin e paraqitjes! Monika në SPAK: Do u tregoj të vërtetat e ‘satelitëve’ të Shqipërisë
Monika Kryemadhi ka ankimuar masën detyrim paraqitje, ndërsa edhe Ilir Meta kërkon të lirohet nga burgu. Në zbatim të masës detyrim paraqitjeje, Kryemadhi, Ema Çoku dhe Piro Xhixho ishin sot në SPAK.
4 Nëntor, 09:50 -
‘Mosbindja civile’ e PD, Alibeaj për Report Tv: Duhet të largohen hijet e vjetra korruptive! Nuk është model ndryshe të luftosh SPAK e GJKKO
Deputeti Enkelejd Alibeaj komenton në Report Tv aksionin e ‘mosbindjes civile’ të Partisë Demokratike. Për, themeluesin e 'Djathtas 1912’, rruga radikale që po ndjek PD nuk ka sjellë asgjë, ndërsa thekson se duhet një model i ri për t’iu ofruar qytetarëve shqiptarë.Alibeaj thotë se ky model arrihe
1 Nëntor, 18:32 -
Meta në burg, Alibeaj për Report Tv: U arrestua ish-presidenti, e çfarë pastaj, të gjithë para ligjit të barabartë! Berisha kërkon të shesë qeverinë teknike si karamele, i paaftë të fitojë zgjedhjet
Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë, thotë Enkelejd Alibeaj ndërsa komenton në Report Tv arrestimin e Ilir Metës. Për Partinë Demokratike thotë se i është nënshtruar Edi Ramës dhe këtë sipas tij e tregoi pakti për amnistinë dhe reforma zgjedhore.
1 Nëntor, 18:00 -
A do të bëhej avokat i Ilir Metës? Adriatik Lapaj: S'marr përsipër të përfaqësoj asnjë politikan të akuzuar për korrupsion (VIDEO)
Kreu i ‘Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj i ftuar në emisionin Frontline’ në Report Tv u pyet nëse do I bënte avokatinë Ilir Metës nëse nuk do të ishte I angazhuar politikisht.
1 Nëntor, 15:04 -
'Flamur Noka në hetim pasuror', avokati Edmond Petraj zbulon: Brenda nëntorit mund të kemi ndonjë arrestim surprizë
Avokati Edmond Petraj zbuloi në Report TV se SPAK po heton pasurinë e Flamur Nokës dhe disa eksponentëve të opozitës. Petraj shton se brenda nëntorit mund të ketë një arrestim surprizë të rangut të lartë.
31 Tetor, 19:22 -
'Meta është në relaks total', Edmond Petraj në 'Studio Live': E ka kaluar atë momentin kur ulërinte! Për 1 vit mbyllen hetimet, rrezikon deri në 10-15 vite burg
Avokati Edmond Petraj zbulon në ‘Studio Live’ se Ilir Meta tashmë ndodhet në relaks total në burgun 313 pas arrestimit të tij 10 ditë më parë. Petraj thotë për Arbër Hitajn se situata me të ka nisur të normalizohet pas irritimit në momentin kur u arrestua dhe doli në gjykatë.
31 Tetor, 19:14 -
Meta nga burgu: Arrestim im bandidesk për të më izoluar! Provat janë në telefonin e sekuestruar të ish gruas time dhe grupit të saj të ngushtë
Ditët në burg nuk ia kanë zbehur Ilir Metës qëndrimin se arrestimi i tij ishte politik dhe i paligjshëm. Në një reagim të gjatë, të publikuar në rrjetet sociale, Meta ngre pikëpyetjen se përse erdhi në atë formë arrestimi i tij dhe ç’prova mund të prishë kreu i Partisë së Lirisë.
30 Tetor, 18:10 -
Protesta e opozitës/ Meta mesazh nga qelia: Mirënjohje për qindra-mijëra shqiptarë, nuk ka forcë që e ndal uraganin e lirisë!
I arrestuar nga SPAK një javë më parë për tre vepra penale, me një postim në rrjetin social Facebook, Meta falenderon protestuesit "që u ngritën në këmbë me guxim në përballje me narkoshtetin"
29 Tetor, 22:20 -
Ylli Pata: Pse PD e ka “harruar” Ilir Metën?
Por ka një gjë që ulëret më shumë se militantët e paktë te kthesa e Kamzës. Askush nuk thotë “Free Ilir Meta”. Natyrisht protestat janë për axhendën e Sali Berishës, dhe kauzave të tyre, por mungesa e një akti politik ndaj Ilir Metës është ulëritëse. PD nuk e “rruan” për kryetarin e Partisë së Lirisë, dhe në mënyrë literale asnjë nga Partia Demokratike nuk po proteston për Ilir Metën
29 Tetor, 21:17 -
Jakin Marena: Berisha ‘lojë’ mes Metës e Kryemadhit dhe ‘koncidenca’ Durim Bami
Kryetari i PD Sali Berisha është nën arrest shtëpiak prej dhjetorit të vitit të kaluar për shkak të refuzimit të zbatimit të vendimit të gjykatës për t’u paraqitur në SPAK njëherë në muaj, si i akuzuar për korrupsion pasiv për aferën e privatizimit të ish kompleksit sportiv “Partizani”
29 Tetor, 20:45 -
Meta në burg për lobimin në SHBA e dosja CEZ- DIA, Tezja e Kryemadhit tërheq vendimin e GJKKO-së
Tezja e Monika Kryemadhit u paraqit në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion për të tërhequr vendimin e plotë të dhënë nga gjyqtari Erjon Çela që caktoi ndaj deputetes masën “detyrim paraqitje” për 3 akuza, korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.
29 Tetor, 14:26 -
Meta, 1 javë pas arrestit/ Gazetari Sokol Dema: Lëshoi fjalë të rënda ndaj Policisë dhe në seancë fyeu Dumanin! Sefa: SPAK nuk e ka pasur të lehtë atë skenë
Arrestimi i bujshëm i Ilir Metës një javë më parë u vijua të diskutohet edhe mbrëmjen e sotme në ‘5 Pyetjet me Babaramon’, në Report Tv. Si e komentojnë deputeti Hoxha, ish-prokurori Beci, gazetarët Demaj dhe Vezaj,dhe avokati Sefa
29 Tetor, 08:20 -
Ylli Pata: Pse Ilir Meta e quan veten si Aldo Moro? Po cili ishte 'kompromisi historik i Likes'?
Ka një histori konspirative në logjikën që Ilir Meta shtron si teori ndaj asa që e quan përndjekje. Në këtë histori nuk janë vetëm Sali Berisha dhe Ilir Meta, pore dhe ish-deputetë apo gazetarë pranë tyre.
29 Tetor, 08:04 -
Spahiu: Kërcënimi që Meta i ka bërë Altin Dumanit, duhet shtuar në akuzë si vepër penale
Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar në Report Tv edhe akuzat dhe kërcënimet e Ilir Metës ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani në seancën ku iu vlerësua masa e sigurisë arrest me burg.Spahiu thotë në emisionin ‘5 Pyetjet’ me gazetarin Ilir Babaramo se Metës duhet t’i shtohet akuza për kanosje ndaj p
29 Tetor, 07:39 -
Spahiu: Gjykimi penal i Metës duhet bërë publik, me dyer të hapura sipas ligjit
Juristi Kreshnik Spahiu për Report Tv thotë se gjykimi penal i ish-presidentit Ilir Meta duhet të bëhet publik. Në emisionin ‘5 Pyetjet’ me gazetarin Ilir Babaramo, juristi Spahiu thotë se Prokuroria duhet të bindë publikun dhe jo të fitojë betejën me metën.Sipas Spahiut gjykimi i çështjes duhe
29 Tetor, 07:38 -
Një javë pas arrestimit, Meta reagon nga burgu: U rrëmbeva nga mafia në pushtet! Me deklarimin e pasurisë dhe shpenzimet shëndetësore merrej ish-gruaja ime
Nga burgu Ilir Meta ka shkruar një letër të gjatë ku i drejtohet më së pari anëtarëve të Partisë së Lirisë, duke theksuar edhe një herë tjetër se rasti i tij është rasti i rrëmbimit të një personi nga mafia në pushtet.
28 Tetor, 17:29 -
Kreshnik Spahiu: Pse Berisha, Rama, Meta nuk votuan një Amnisti Penale, për të falur veten dhe veprat e shkuara?
4 kryeministra janë proceduar penalisht në këto 30 vjet: Fatos Nano, Vilson Ahmeti, Sali Berisha dhe Ilir Meta. Mjafton ky fakt për të kuptuar se tërheqja zvarrë s’është pritur mirë as nga Edi Rama, i cili në të ardhmen mund hetohet për të njëjtat vepra penale. Por a kishin hapësira ligjore Meta, Berisha, Rama të mos kishin lejuar të vinte kjo ditë?
27 Tetor, 17:13 -
Pas 'Metës' do duhet një lum i tërë të pastrojë vendin?!
Nëse nuk do të ishte arrestimi i ashpër ndaj ish-presidentit Meta, dalja e tij para togave të zeza për masën e arrestit do të ishte pjesa rënëse e kurbës së interesit për të. Apo siç duket hapur tani, që interesi për të ka rënë krejtësisht.
26 Tetor, 17:33 -
SPAK caktoi masë sigurie ndaj saj, Monika Kryemadhi: Për goditjen time politike u përdor ligji i shfuqizuar 4 vite më parë
Deputeteja e PL Monika Kryemadhi, ka reaguar lidhur me akuzat e SPAK, ku shprehet se është goditur nga drejtësia me një ligj i cili sipas saj është i shfuqëzuar.
26 Tetor, 13:20 -
Ylli Pata: Temperatura politike e arrestimit të Ilir Metës
Konferenca e Monikës, ashtu e vetmuar në sallën e shtypit të Kuvendit, nuk është gjë tjetër veçse një dëshmi okulare e një tradhtie të pastër. Një tradhti, duke nisur nga bashkëpunëtorët e saj të ngushtë që janë deputetë të PL-së, por veçanërisht nga PD-ja.
25 Tetor, 18:52 -
Avokati tregon si po i kalon Meta ditët në burg: Ja çfarë më tha
Avokati Kujtim Cakrani, në një lidhje skype për emisionin 'Studio Live' në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, mbrëmjen e sotme, tregoi gjendjen e Metës, pasi prej datës 23 tetor ndodhet në paraburgim tek një nga qelitë në burgun 313-të në Tiranë.
25 Tetor, 18:35 -
Meta në burg, Haklaj për Report Tv: Po kërkonte azil politik! Pas tij janë gati 100 fletë-arreste! Radha për 10 zyrtarë të lartë
Aksioni i SPAK, për të goditur të korruptuarit në radhët e politkës do të vijojë, ndërsa pritet që pas arrestimit të kreut të PL Ilir Meta të ketë edhe arrestime të tjera.
25 Tetor, 18:31 -
Dritan Hila: Nuk jua ka fajin Edi!
Nuk kanë kurajën të thonë të vërtetën: Reformën e bëri SHBA dhe kokës po iu bien SHBA-të. Rama ishte më strategjist se burgaxhinjtë e sotëm dhe e kuptoi që e vetmja mundësi ishte të bëhej aleat i idesë së amerikanëve, përndryshe ata do ta gjenin rrugën e implementimit të saj, me të vetmin ndryshim se Rama do të ishte targeti i parë.
25 Tetor, 17:36 -
Frrok Çupi: Ilir Meta shet gazeta
“Arrestohet Ilir Meta, hajde gazeta!”. Shitësi i gazetave atë mëngjes i vinte vërdallë bregut të detit, kudo ku kishte bar- kafe; madje po i mbaronin gazetat. Mallkonte redaksitë që nuk printojnë më shumë. Ilir Meta i shiti të gjitha gazetat, që pardje kur e kanë arrestuar në një kthinë të rrugës së madhe.
25 Tetor, 15:30 -
Carlo Bollino: SPAK dhe Amnisti: Një rrugë e mundshme për një drejtësi të pranueshme dhe paqe politike?
Në tridhjetë vitet e pandëshkueshmërisë së përjetuar në Shqipëri, ka aq shumë krime për t'u ndëshkuar, saqë beteja e SPAK-ut do të rrezikojë gjithmonë të shfaqet e padrejtë ose selektive për njërën palë ose për tjetrën, kur realisht do të mjaftonte një Drejtësi e Pranueshme.
25 Tetor, 15:04 -
Kërcënoi Dumanin në GJKKO!/ Meta në paraburgim, i biri tërheq CD e pamjeve të 5 orëve seancë në Gjykatë
I biri e tërhoqi këtë CD në Sekretarinë e Gjykatës, një procedurë dhe e drejtë që i njihet palëve në proces. I përket seancës që u zhvillua për verifikimin e kushteve tw masës së sigurisë
25 Tetor, 14:42 -
Adrian Shatku pagoi edhe familjen Berisha, ish-kryeministri: Biznesmeni i mori marrëveshjet me urdhër të Ramës! Dumani mercenar, ngriti akuzë vetëm për Metën e Kryemadhin
Berisha nuk tha asnjë fjalë për pagesat që ka marrë vajza e tij Argita nga biznesmeni Shatku dhe zgjoji që të marrë në mbrojtje Monika Kryemadhin. Ish-kryeministri tha për gazetarët se Shatku është favorizuar nga kryeministri Rama dhe sipas tij duhej të ishte ngritur akuzë edhe për kreun e qeverisë.
25 Tetor, 14:04