-
Meta-Ramës: O vagabond! Jemi populli i Vojo Kushit, Avni Rustemit, Mujo Ulqinakun
Në një gjumë që i ngjante shumë si President, Ilir Meta sot si kreu i Partisë së Lirisë, i është drejtuar kryeministrit Edi Rama, teksa e akuzon se drejtohet nga “të fortët”.“Ora e drejtësisë nuk është e largët, është e af&a
10 Gusht 2022, 19:30 -
Meta: Rama, o bastard! Shtatori do të jetë përvëlues! Jemi populli i Vojo Kushit! Unë i bie më të fortit, e këpus në mes
Ilir Meta ishte në një takim me strukturat e Partisë së Lirisë ndërsa nuk hezitoi të paralajmëronte kryeministrin Edi Rama se shtatori do të jetë përvëlues duke premtuar para qytetarëve se do të bëjnë të mundur shembjen e regjimit që vjedh. Teksa kujton të shkuarën, Meta thotë se do t'i japin fund sektit të korruptuar që ka humbur çdo lidhje me vendin dhe qytetarët, me hallexhinjtë, me njerëzit e zakonshëm.
10 Gusht 2022, 19:08 -
34 vite nga ekzekutimi i poetit disident Havzi Nela! Familjarët ende kërkojnë drejtësi! Përkujtohet nga politika
34 vite më parë në qendër të Kukësit u ekzekutua me varje, poeti Havzi Nela duke shënjuar edhe veprën e fundit kriminale të sistemit komunist në rënie. Poeti disident i Kukësit u kujtua sot nga familjarët e tij e përfaqësues të Partisë Demokratike, të cilët vendosën kurora lulesh në monumentin e heroit antikomunist.
10 Gusht 2022, 15:11 -
Mero Baze: Përse nuk ngjit çifti Berisha – Meta?
Dështimi i protestës së fundit i paralajmëruar me aq bujë nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, vlen më shumë për të kuptuar krizën e çiftit Berisha- Meta, se sa krizën e frymës opozitare në vend. Ilir Meta është një armik i pamëshirshëm i çdo aleati të tij, për shkak të paranojës, por dhe përpjekjes për ta kushtëzuar atë në marrjen paraprake të pjesës së tij, para çdo beteje.
9 Gusht 2022, 19:07 -
-
Keqpërdori fondet e BE për inceneratorin e Tiranës? AZHBR: Akuzat e subjekteve politike janë të pavërteta! Alibia e ngritur si sulm politik është pa bazë
Agjencia për Zhvillim Bujqësor e Rural ka hedhur poshtë akuzat për keqpërdorim të fondeve të Bashkimit Europian duke thënë se janë të pavërteta. AZHBR informoi opinionin publik duke shtuar se alibitë e subjekteve politike janë të pabaza, të pavërteta dhe të dënueshme.
9 Gusht 2022, 16:24 -
Keni besim në SPAK? Meta: Do tregojë reflektim nëse ndryshon akuzën në ‘grup kriminal’ për inceneratorët
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, teksa ka vijuar denoncimet e tij për inceneratorët është pyetur nëse ka besim te hetimet e SPAK. Sipas tij reflektimi nga drejtësia do të vijë kur akuzat për këtë aferë t’i bëjë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
9 Gusht 2022, 12:31 -
Partia e Lirisë: Rama, kreu i grupit kriminal, ka lënë peng pronat publike për llogari të inceneratorëve! Vetëm kompania e Tiranës mori 16 mln euro kredi
Ilir Meta ka denoncuar sot se Qeveria shqiptare i ka dhënë mundësi kompanive të inceneratorëve që të marrin kredi në banka të ndryshme duke lënë kolateral pronat publike, duke përfshirë edhe rrugët dhe sheshet.
9 Gusht 2022, 12:14 -
Meta kujton datëlindjen e mbretëreshës Geraldinë jep mesazhin e saj të 20 viteve më parë: Besoj se me paqe dhe dashuri do ta çojmë përpara atdheun
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kujtuar përmes një postimi në Facebook datëlindjen e mbretëreshës Geraldinë. Ai ka sjellë në vëmendje mesazhin e saj 20 vite më parë ku thotë se është ende aktual. Edhe pse, datëlindja e mbretereshës Geraldinë, është më 6 gusht 1915 në Budapest, Meta ka preferuar ta përcjellë mesazhin e mbretëreshës.
9 Gusht 2022, 10:43 -
Dokumenti/ Meta kundërshtoi që në 1995 hapjen e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit: Berisha kërkon të na eliminojë nga politika
Krahas operimit më dy mbiemra, Ilir Meta kundërshtoi fort që në vitin 1995 nismën për hapjen e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit. Pse u alarmua nëse vetë do të ishte i pastër?
9 Gusht 2022, 08:46 -
Mero Baze: Skadoi ultimatumi apo Berisha dhe Meta?
Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk u shfaqën sot në protestën e radhës të cilën po vet e paralajmëruan dhe propaganduan si fundi i afatit që i kishin vënë qeverisë. Edhe pse të dy bashkë dhe secili më vete, bashkë me shtypin e tyre, kërkuan që protesta të ishte politike dhe të përdorej politikisht, sot hoqën dorë vet duke mos shkuar në protestë.
8 Gusht 2022, 21:36 -
-
SKANDALI/ Si e financonte LSI-në vëllai i Monika Kryemadhit përmes parave që merrte nga kompania e kolaudimit SGS me bekimin e Ilir Metës
Historia se si Lëvizja Socialiste për Integrim, tanimë e pagëzuar me emrin Partia e Lirisë, ka përfituar financime të majme përmes njerëzve të punësuar prej saj në administratë, nuk është e re. Nuk është i ri as lajmi se njeriu që ka mbushur me para thasët e LSI-së në çdo fushatë është pikërisht vëllai i Monika Kryemadhit, Drini Kryemadhi.
8 Gusht 2022, 14:44 -
Sali Berisha kujton eksodin e shqiptarëve drejt Italisë 31 vite me parë: Tani, shqiptarët të përzënë nga regjimi i Ramës
Sali Berisha ka kujtuar sot 8 gushtin e vitit 1991, ku mijëra shqiptarë u nisën për në Itali pas hapjes së kufijve me rënien e regjimit komunist.Në një postim në Facebook, Berisha e krahasoi eksodin e para 31
8 Gusht 2022, 11:13 -
-
Mero Baze: Pse publikimi i dosjes e çliroi Ilir Metën nga pengmarrja e Berishës
Fjalori i tij ndaj Berishës është dukshëm më distancues sidomos kur ju referua vërtetimit që kishte marrë nga Komisioni Mezini në vitin 1996, për të cilin tha se e ka marrë në kohën e të “madhërishmit Sali Berisha” një dozë ironie, për të treguar se ai që po i bën gropën tani, dikur e ka pastruar me një vërtetim.
7 Gusht 2022, 19:32 -
Ish-truproja i Fatos Nanos ka disa pyetje për Ilir Metën?! Çfarë i premtove Berishës kur të liroi SHIK-u i Gazidedes! Do të nxjerr telefonatat
Që prej ditës kur në media u shpërnda lajmi për një shkresë që Autoriteti i Dosjeve i dërgonte Kuvendit të Shqipërisë, ku theksonte se ish-presidenti Ilir Meta figuron në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, detaje të rëndësishme kanë dalë herë pas herë edhe nga personazhe të tjerë që kanë pasur një rol në këto 30 vite.
7 Gusht 2022, 19:04 -
Mos i dëgjoni çfarë thonë në opozitë, por si kanë qeverisur!
Në këto ditë vere, larg zhurmës së përditshmërisë, një ‘rrufe’ e fortë në qiell të hapur e prishi qetësinë e pushimeve. Një skaf, një oficer policie me 100 probleme me ligjin, kreu një krim makabër! Një 7 vjeçare, engjëll, nuk jeton më! Është një ngjarje që padyshim i tronditi të gjithë dhe pas të cilës vijnë pyetjet. Kush është përgjegjësi? A mund të parandalohej një ngjarje e kësaj përmase tronditëse? Si ka mundësi ndodhin te ne, një vend kaq i vogël?
7 Gusht 2022, 13:53 -
Ylli Pata: Nga Berisha te Rama, radiografia e aleancave të Ilir Metës!
Ka një pjesë të opinionit në vend, që sa herë afrohet shumë Ilir Meta me Sali Berishën në aksionet e tyre politike, rreket të risillet një ide se ka një lidhje të hershme mes dy politikanëve më jetëgjatë të tranzicionit shqiptar.
6 Gusht 2022, 17:35 -