-
Çollaku i PD sulmon Metën: S’i takon t’i japë leksione demokratëve, në protestë ishte i ftuar, jo zoti i shtëpisë
Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka sulmuar Ilir Metën pas fjalimit të tij në protestën para Kryeministrisë. I ftuar në Report Tv, Çollaku tha se nuk kishte nevojë që Ilir Meta t'i jepte leksione demokratëve se kush duhej të dilte në protestë e kush jo.
23 Korrik, 20:34 -
Pas grushtit në mbledhje, Tedi Blushi shfrenon fantazinë: Në Këshill Bashkiak do bëhej atentat, Veliaj me antiplumb! I del në krah Meta: Fajin e ka Dumani
Një ditë pas përplasjes në Këshillin Bashkiak, Tedi Blushi shfrenoi fantazinë dukë thënë se u provokua sepse synohej gjakderdhje dhe se do të bëhet atentat. Blushi nuk qartësoi kush dhe ndaj kujt do ta bëhej atentat, por pretendoi se në sallën e Këshillit Bashkiak kishte civilë të armatosur ndërsa sipas tij Veliaj kishte veshur antiplumb.
23 Korrik, 14:05 -
21 janari, Basha i kujton Metës akuzat për Berishën: Sot bën sikur e mbron, drejtësia ka shumë për të zbardhur
Lulzim Basha, i është përgjigjur Ilir Metës për deklaratat e tij për 21 janarin, ku tha se Basha ka përgjegjësi direkte për vrasjet. Në një reagim në rrjetet sociale, Basha shprehet se drejtësia ka shumë për të zbardhur 21 janarin dhe ky hetim nis që nga Ilir Meta që është njeriu me bllok, tek Edi Rama si orga
22 Korrik, 15:41 -
SPAK heton '21 janarin'/ Meta sulmon Dumanin e akuzon Bashën: Ka përgjegjësi direkte për vrasjet! Ish ministri i Brendshëm i kujton bllokun
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta sulmon kreun e SPAK Altin Dumani duke akuzuar se po kërkon të mbajë në presion liderin e PD-së Sali Berisha.
22 Korrik, 14:11 -
Preç Zogaj: Tre 'stacione' ku shumica popullore opozitare firon në pakicë politike
Një pengesë e parë është lidershipi. Lidershipi është vetë alternativa. Krerët e harkut opozitar rreth Partisë Demokratike, duke filluar me Berishën e Metën e duke vazhduar me gjithë të tjetër janë po ata që kanë qenë prej dekadash, të provuar në majat e pushtetit disa herë.
15 Korrik, 10:55 -
Mero Baze: Tri dëshira opozitare që na i zgjoi protesta
Por e marrim si të mirëqenë që Edi Rama, ngaqë nuk ka çfarë të bëjë, ua jep dhe këtë. Zëre se ka dhënë një leje kulle. Po këta kanë tre vjet që akuzojnë Lulzim Bashën që i tradhtoi se hyri në qeveri me Edi Ramën më 2017, dhe shkatërroi opozitën.
12 Korrik, 18:35 -
Protesta e opozitës, Kikia: Tubim partiak, qytetarët s’do protestonin për lirinë e Berishës apo për të sulmuar SPAK për llogari të Metës
Analisti Mentori Kikia ka komentuar në Report Tv, protestën e Partisë Demokratike mbrëmjen e djeshme para Kryeministrisë. Një tubim partiak e quan Kikia, ndërsa shprehet se ishte gjithçka ishte për të demonstruar mbështetjen që gëzon PD pas marrjes së vulës.
12 Korrik, 15:01 -
Qeveri teknike? Meta: Duhet t'ia imponojmë Ramës këtë kërkesë e shumë të tjera! Hesht për kandidatin e Berishës në Himarë
Kreu i PL, Ilir Meta, thotë se është me Sali Berishën dhe kërkesën e tij për për qeveri teknike. Por Meta thotë se duhet më shumë organizim për t’iu imponuar Edi Ramës ta pranojë këtë kërkesë. Për kandidatin e Berishës Himarë, Meta nuk duket fort i kënaqur duke zgjedhur t’i shmanget pyetjes nëse Petro Gjikuria do të mbështetet edhe nga Partia e Lirisë.
12 Korrik, 12:40 -
I bëri thirrje të përballet me SPAK si burrat, Meta i 'vërsul' Blushin e tij Dash Shehit: Pseudo-opozitar, keci i Ramës dhe Bashës që lufton për një mandat qyl
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka sulmuar ashpër Dash Shehin, pas deklaratave të këtij të fundit në një dalje televizive kundrejt Ilir Metës.
12 Korrik, 11:48 -
Meta në protestë sulmon SPAK: Horra e vagabondë, mbajnë të arrestuar Berishën me urdhër të Ramës! Turp për opozitarët që përtojnë të vijnë për të përmbysur regjimin
Me tone të ashpra ndaj SPAK, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu bashkua protestës së thirrur nga Sali Berisha para Kryeministrisë. Meta sulmoi ashpër Dumanin dhe prokurorët e SPAK, duke i quajtur horra e vagabondë që mbajnë të arrestuar Berishën me urdhër të Ramës.
11 Korrik, 21:17 -
Mandati i Xhaçkës, Meta: Gjykata Kushtetuese e kapur nga Rama-forma! Për zgjedhjet në Himarë do kemi të njëjtin qëndrim si PD
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një komunikimi për mediat u pyet në lidhje me vendimin e GJK për mandatin e Olta Xhaçkës dhe si dhe për zgjedhjet në Himarë
10 Korrik, 14:29 -
Meta shigjeton sërish Dumanin: Tarallaku që jep intervista off record
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë mbledhjes së Kryesisë deklaroi se dekretimi i rrufeshëm i zgjedhjeve për kreun e bashkisë së Himarës pa pritur apelimin, është prova e radhës që tregon kapjen e shtetit dhe drejtësisë nga ajo që ai e quajti “Narkoshteti” dhe Ramaforma.
8 Korrik, 21:55 -
Ardhja e Ambasadorit të ri të SHBA, Kreshnik Spahiu: Berishës e Metës do iu duket lule Yuri Kim
INTERVISTA/ Ish-zv.kreu i KLD-së, Kreshnik Spahiu flet për rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, sidomos në Drejtësi, dhe si parashikohet të vazhdojë politika e tyre më ardhjen e ambasadorit David J Kostelancik.
30 Qershor, 08:01 -
Report Tv siguron kërkesë padinë e Metës për divorc me Kryemadhin: Kemi disa muaj që s'jetojmë bashkë! Qëndrimet politike prekën raportin tonë
Report Tv ka siguruar padinë e Ilir Metës për divorcin me Monika Kryemadhin. Në kërkesë padinë janë zbardhur edhe arsyet se pse Ilir Meta kërkon divorc nga Monika Kryemadhi. Sipas Metës, ata kanë mosdakordësi në lidhje me zhvillimet në aspektin politik dhe se qëndrimet ndaj njëri-tjetrit kanë sjelle grindje herë pas here
29 Qershor, 15:27 -
Kreshnik Spahiu: Ju tregoj se si funksiononte Drejtësia në kohën e Berishës dhe pse SHBA-të e izoluan!
INTERVISTA/Ish zv/kreu i KLD-së tregon se kur dhe pse vendosën Shtetet e Bashkuara të shpallin të padëshiruar Berishën dhe familjen e tij. Si ndikonte Berisha dhe e bija ndaj drejtësisë. Ç’rrezik donin të shmangnin amerikanët dhe BE dhe pse lufta me të korruptuarit në Shqipëri do të vazhdojë pa kushte dhe kompromise. Pas Zef Brozit, i dyti emër me post të lartë në Drejtësinë shqiptare që rrëfen se si minohej Drejtësia nga politika.
29 Qershor, 09:28 -
Pas kerkesës për divorc, a është Monika Kryemadhi ende anëtare e PL? Ilir Meta: Nëse punon për 5 prioritetet tona, pse jo
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta sot në një konferencë për mediat u pyet nga gazetarët nëse Monika Kryemadhi ishte ende anëtare për PL, pas kërkesës së tij për divorc.
28 Qershor, 17:59 -
Të dhënat e Censit, Agalliu: Instat përdoret nga pushteti, as vetë se besojnë që në Shqipëri ka 2.4 mln banorë
Zgjatja me muaj e publikimit të rezultateve të Censusit, për deputetin Arbi Agalliu, është të mbulosh diellin me shosh. Në një postim në Facebook, Agalliu shprehet se as vet nuk e besojnë që Shqipëria ka 2.4 milionë banor&am
28 Qershor, 15:34 -
Meta nuk ndal sulmet ndaj SPAK: Izoloi Berishën! Ramaforma e drejtësisë së Dum-Dumanëve tub oksigjenit për narkoshtetin
Meta tha se SPAK ka izoluar politikisht kreun e PD Sali Berisha, ndërsa theksoi se SPAK nuk merr provat lidhur me korrupsionin në vend pasi kjo do të sillte ndëshkim të Ramës dhe Veliajt
26 Qershor, 20:05 -
Të ndash gruan për politikë para se të dënohet, hera e parë që e dëgjojmë
Ilir Meta ka ndarë gruan për politikë, se ajo nuk mendon si ai. Në sqarimet që i bën kësaj fabule të trashë, ai e justifikon se e shkatërroi pemën e familjes për hir të të mirës tonë si popull. Domethënë, Iliri do luftojë mafian mirëpo Monika s’e mbështeste se kishte një luftë tjetër.
25 Qershor, 15:52 -
'Ndarja me Kryemadhin ishte e pritshme', Dyrnjaja në Report Tv: Berisha do i qëndroj paktit me Metën, por Partia e Lirisë i bën dëm PD-së
Analisiti Denis Dyrnjaja shprehet në 'Sot Live në Shqipëri' se ndarja Meta-Kryemadhi pritej, ndërsa shtoi se aleanca Meta-Berisha do të vijojë, edhe pse PL i bën dëm PD-së sesa e ndihmon.
24 Qershor, 15:50 -
Divorci i Metës me Kryemadhin, gazetari Ferdinand Dervishi në Report Tv: Pas hetimit pasuror nga SPAK! Përballë provave të forta mund kenë shitur njëri-tjetrin
Kërkesa e ish-presidentit Ilir meta për tu ndarë nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, në një kohë kur SPAK po kryen hetime intensive dhe të thelluara për çiftin e politikanëve, nuk do të ndikojë në hetimet e prokurorisë. Gazetari Ferdinand Dervishi, i ftuar në Report Tv thotë se ka hipoteza që ndarja është bërë për të shpëtuar pasurinë, por mund të ketë ardhur edhe nga qasja e ish-çiftit në lidhje me SPAK.
23 Qershor, 11:44 -
Meta ndau gruan për hir të luftës me SPAK, po Berisha çfarë do bëjë me 'martesën' që ka me Gaz Bardhin?!
Duket e pabesueshme por qenka e vërtetë: Ilir Meta jo vetëm politikisht por edhe në martesë po divorcohet për qëndrimet e kundërta që ka me Kryemadhin në lidhje me Prokurorinë e Posaçme, arsye kjo që ai e quan aq madhore, sa po prish edhe familjen.
22 Qershor, 21:04 -
Mero Baze: Problemi është pse i thotë martesë një kontrate politike?
Arsyetimi i tij publik se është ndarë nga gruaja, pasi ajo ka folur në SPAK, edhe pse shkakton të qeshura, në të vërtetë është shumë mizor, pasi do t’u tregojë të gjithëve, që gruan nuk e ka pasur grua, as nënë të fëmijëve, por besnike politike për të mos dëshmuar për problemet e tij me ligjin. Dhe fakti që ajo ka bashkëpunuar me drejtësinë përbën për të një arsye për t’u ndarë
21 Qershor, 20:42 -
Spahiu: Basha duhet krijojë parti dhe mos merret me vulën private të Saliut
Lulzim Basha duhet të krijojë një parti të re. Kështu deklaroi në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, juristi Kreshnik Spahiu. Për gazetarin Arbër Hitaj, Spahiu tha se Basha s’duhet të merret më me vulën private të Sali Berishës.‘Basha duhet të kri
21 Qershor, 18:02 -
Ironia e Spahiut për Metën: Divorci është serioz, martesa ishte lojë
Juristi Kreshnik Spahiu cilëson më shumë si lojë martesën e çiftit Meta-Kryemadhi se sa divorcin. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Studio Live’, Spahiu megjithatë e cilësoi lëvizjen e tyre si një strategji për tu mbrojtur.‘Për
21 Qershor, 17:59 -
Loja e divorcit/ Spahiu: Monika merr përsipër çdo gjë sepse Kodi Penal lehtëson gratë
Juristi Kreshnik Spahiu në një intervistë për Report Tv në ‘Studio Live’ ka folur rreth vendimit të ish-presidentit Ilir Meta për tu divocuar nga Monika Kryemadhi në një kohë që SPAK po kryen hetim të thellë pasuror ndaj tyre. Analisti Spahiu tha për gazetarin Arbër Hitaj, se Kryemadhi do të marr&
21 Qershor, 17:54