-
Pas një muaji e gjysmë mbyllur, KLGJ hap sot dyert e gjykatave për qytetarët 'për çështje të ngutshme'
Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi që sot të rifillojë veprimtaria e shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat në Republikën e Shqipërisë, "për çështje të ngutshme" dhe nën masa të rrepta sigurie për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
27 Prill 2020, 08:23 -
-
Të hënën hapen gjykatat, por si do të shkojnë qytetarët? Lexoni sqarimin e KLGJ-së
Seancat gjyqësore të çështjeve administrative, civile dhe penale të një natyre jo të ngutshme vazhdojnë të jenë të pezulluara në të gjitha gjykatat. Afatet për ngritjen e padive, për paraqitjen e ankimeve si dhe për kryerjen e çdo veprimi procedural në çështjet administrative, civile dhe penale të një natyre jo të ngutshme vazhdojnë të jenë të pezulluara.
24 Prill 2020, 16:26 -
Ekskluzive/ Rikthehet përplasja Meta-Dvorani! kërkesa për KLGJ: I ka mbaruar mandati, të largohet
Presidenti Ilir Meta i rikthehet përplasjeve më kreun e Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani duke kërkuar largimin e tij nga sistemi i drejtësisë. ReportTv mëson ekskluzivisht se me anë të një shkresë z.Meta kërkon nga KLGJ dhe KED të shpallin të përfunduar mandatin e Dvoranit pasi janë dekretuar tre gjyqtarë të rinj në Gjykatën e Lartë.
24 Prill 2020, 10:50 -
-
-
-
-
KLGJ merr vendimin! I jep një pjesë të buxhetit Ministrisë së Financave për përballimin e COVID-19
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka bërë disa ndryshime në buxhetin për vitin 2020, ku një pjesë e saj do t'i vihen në dispozicion Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për përballimin e epidemisë Covid-19.Vendimi është marrë në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme.
16 Prill 2020, 22:20 -
Koronavirusi/ Pezullohen veprimtaritë gjyqësore deri në 22 prill! Përjashtohen rastet urgjente
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur që do të pezullohet çdo veprimtari gjyqësore deri në datën 22 prill 2020! Përjashtim këtu bëjnë çështjet urgjente, por edhe këto do të realizohen në masa të rrepta mbrojtëse.
7 Prill 2020, 09:17 -
Pezullohen proceset gjyqësore deri më 7 prill, KLGJ: Përjashtim çështjet urgjente
Deri më 7 prill 2020 të gjithë proceset gjyqësore do të jenë të pezulluara për shkak të situatës së krijuar nga Covid 19. Këshilli i Lartë Gjyqësor njoftoi se pezullimi i veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat në Republikën e Shqipërisë do të vijojë deri në datën 7 prill 2020. Ndërsa thekson se përjashtim do të bëjnë çështjet urgjente.
26 Mars 2020, 20:00 -
-
Fenomeni/Para 2014 paguheshin 200-300 mijë euro për të hyrë në drejtësi, sot gjyqtarët bum kërkesash për të dalë në pension të parakohshëm
Anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor të ndarë për manovrën e gjyqtarëve për të dalë më herët në pension nga frika e Vetingut, diskutimet për fenomenin e pazakontë në drejtësinë shqiptare. Ka gjyqtarë që kanë lënë drejtësinë për të punuar në spitale private, kisha dhe universitete.
19 Mars 2020, 21:06 -
Koronavirusi mbyll dyert e KLGJ, në shtëpi të gjithë punonjësit e Vetingut, aktivitetet që lejohen dhe çfarë është e ndaluar në gjykata e prokurori
Të gjitha institucionet e drejtësisë që kanë pezulluar aktivitetin dhe organet që funksionojnë ende, në gjykatat lejohen vetëm seancat emergjente pa publik, nuk cënohet procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese.
13 Mars 2020, 15:25 -
Koronavirusi ‘prek’ gjyqësorin, gjykatat mbyllin dyert për publikun për dy javë
Pas apelit në Report tv se salla e publikut në gjykatën e Tiranës ishte e tejmbushur me njerëz dhe skish asnjë masë për tu ruajtur nga përhapja e covid-19, KLGJ ka vendosur të mbyll gjykatat për dy javë. Të vetmet gjyqe që do zhvillohen janë masat e sigurisë dhe proceset me afat por dhe ato pa praninë me publikut.
10 Mars 2020, 16:35 -
Masat për koronavirusin/ KLGJ: Pezullohen të gjitha seancat gjyqësore
Në kuadër të masave për parandalimin e koronavirusit, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur pezullimin e gjyqeve për një periudhë 2-javore, me përjashtim të atyre të ngutshme dhe seancave për vlerësimin e masave të sigurisë.
10 Mars 2020, 13:23 -
Ekskluzive/ Lëvizja e pazakontë, gjyqtari Osman Aliu merr 55 paga dhe largohet brenda ditës nga drejtësia
Gjyqtari i Kavajës me një shkresë kërkon edhe rikthim në detyrë, edhe largim nga drejtësia, u kallëzua nga ILDKPKI për fshehje pasurie, por mori pafajësi në Apel. Ishte pezulluar nga KLD që në vitin 2015.
9 Mars 2020, 16:18 -
Shullazi bllokon sërish gjykimin e çështjes së tij! Kërkesë Gjykatës Kushtetuese për anulim të vendimit të KLGJ
Emiljano Shullazi kërkon që mos të caktohen gjyqtarë nga Gjykatat e tjera, por nga GJKKO. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se gjyqtarët nga GjKKO për shkak të numrit të ulët të tyre, si pasojë e shkarkimit nga vettingu.
9 Mars 2020, 11:16 -
Zhbllokohet ngërçi për gjyqin e çështjes 'Shullazi'! KLGJ komandon 2 gjyqtarë
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka komanduar dy gjyqtarë për gjykimin e çështjes së Shullazi, duke zhbllokuar kështu ngërçin e krijuar për shkak të mos plotësimit të trupës gjyqësore. Burime për Report Tv bëjnë me dije se vendimi është marrë në mbledhjen e zhvilluar ditën e premte.
8 Mars 2020, 19:27 -
Presidenca nis verifikimet për tre propozimet e KLGJ! Në filtër Sokol Sadushi, Ilir Panda e Ervin Pupës
Brenda 15 marsit presidenca duhet të shprehet për tre emrat e gjyqtarëve të lartë të propozuar nga këshilli i lartë gjyqësor. Ndërsa burime për Report tv nga institucioni i presidencës sqaruan se kanë nisur procedurat e verifikimit për mënyrën e përzgjedhjes së këtyre kandidatëve, të cilët në rast emërimi do të kenë mandat 9 vjeçar.
7 Mars 2020, 14:00
