-
Qytetarët në Krujë kanë hedhur akuza se helmimi nga uji i pijshëm erdhi për shkak se ujësjellësi ka vendosur tuba të përdorur, të marrë në Ballsh dhe Bulqizë. Dhjetëra qytetarë janë ngritur në protestë para Bashkisë, teksa shprehen se uji në rubinet i vinte në ngjyrë kaf për shkak të ndotjes. Ata kërkojnë që personat përgjegjës të shkojnë para drejtësisë.
30 Tetor 2021, 14:25 -
Aksident në Durrës, makina përplas 88-vjeçarin, dërgohet në gjendje të rëndë në spital
30 Tetor 2021, 10:17Një 88-vjeçar ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në Durrës, si pasojë e një aksidenti. Sipas Policisë, aksidenti u regjistrua rreth orës 09:05, në lagjen Nr.17, ku mjeti tip "Audi" me drejtues 56-vjeçarin me inicialet S. H., ka aksidentuar këmbësorin 88-vjeçar me inicialet S. K..
-
-
I kërkuar nga Italia si koka e një bande droge me vëllezërit, 34-vjeçari i shpëton edhe policisë në Krujë pasi iu gjetën në banesë 145 kg kanabis! Në pranga kryeplaku bashkëpunëtor
30 Tetor 2021, 09:17145 kilogramë kanabis janë sekuestruar ditën e sotme në fshatin Nojë të Krujës, ndërsa u shpall në kërkim 34-vjeçari Bujar Sefa si dhe u arrestua kryeplaku i fshatit, Haxhi Murati, 66 vjeç. Sefa dhe Murati bashkëpunuan për kultivimin e kanabisit. 34-vjeçari rezulton i dënuar me 12 vite e 9 muaj burg në Itali për trafik kokaine dhe kanabisi.
-
Durrës, 22 vjeçari me Smart përplas 33-vjeçaren me biçikletë, transportohet urgjent për në spital
29 Tetor 2021, 17:05Një 33-vjeçare është dërguar me urgjent për në spital në Durrës, pasi teksa po lëvizte me biçikletë u përplas nga një Smart që drejtohet nga një 22 vjeçar. E reja ndodhet në gjendje jashtë rrezikut për jetën në kujdesin e mjekëve.
-
Ja autoshkalla e prishur e zjarrfikëses që u ble 5.5 mln lekë nga Bashkia Durrës
29 Tetor 2021, 10:56 -
VIDEOLAJM/ Policinë 'nuk e mbajnë këmbët' në aksionin në Bashkinë e Durrësit, efektivi rrëzohet te shkallët
29 Tetor 2021, 09:52Policia zbarkoi mëngjesin e sotëm në Bashkinë e Durrësit, pasi SPAK zbuloi abuzimin me tenderin 7 mln lekë për blerjen e një autoshkallë për zjarrfikësen e Durrësit.
-
Zbardhet skema e kalimit të 45 kg heroinë në Portin e Durrësit, si shoferi ‘ia hidhte’ skanerit duke ndërruar kokën e kamionit! Në burg drejtuesi dhe pronari
29 Tetor 2021, 09:50Report Tv ka zbardhur skemën e 45.5 kg heroinë që u kap në Portin e Durrësit pak ditë më parë në një kamion me krom, që kishte si destinacion Barin e Italisë. Kamioni kur futej në skanerin e Portit të Durrësit ishte i pastër dhe më pas shoferi bënte sikur i prishje mjeti. Më pas koka e kamionit zëvendësohej me një tjetër të re, ku ishte e fshehur droga dhe s'kalonte në skaner nga punonjësit. Gjykata e Durrësit vendosi ‘arrest me burg’ për pronarin e kamionit 'Hensi Trans', Arian Çermën dhe drejtuesin e kamionit Olgert Dudën.
-
-
-
Blenë autoshkallë zjarrfikëse 5.5 mln lekë por nuk funksionte, SPAK arreston 6 zyrtarë të Bashkisë Durrës dhe 3 punonjës të kompanive private! Në detyrim paraqitje pronarja e kompanisë
29 Tetor 2021, 08:286 zyrtarë të Bashkisë Durrës dhe 3 punonjës të kompanive private janë arrestuar dhe një është lënë në detyrim paraqitje pasi akuzohen për abuzimin me një tender prej 7 milionë lekësh për blerjen e një autoshkallë për zjarrfikësen e Durrësit që ishte jashtë funksionit. Nën hetim penal nga SPAK janë edhe shoqëritë private që u përfshinë në tender R & R Group sh.p.k., Klosi – R Company sh.p.k. dhe Ra – Mi Kompani sh.p.k. pasi akuzohen për falsifikim dokumentesh përsa i përket procedurave të tjera të prokurimit ku këto subjekte kanë qenë pjesëmarrëse.
-
Aksident në Shijak, makina përplas rimorkion, 8 të plagosur (VIDEO)
28 Tetor 2021, 20:55Tetë të plagosur është bilanci i një aksidenti në Shijak, ku mjeti tip 'Benz' ka përplasur një motor me rimorkio. Mësohet se në momentin e aksidentit, 8 personat ishin brenda në rimorkio, të cilën e përdornin për të mbledhur kanaçe.
-
-
-
-
-
-
Helmimi i krutanëve nga uji, Bakiu: Artur Bushi të japë dorëheqjen, Alibeaj: Mbi 1200 të helmuar
28 Tetor 2021, 10:33Deputetja Bakiu tha se kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi, duhet të japë dorëheqjen sa më parë. Më tej, ajo theksoi se shumë qytetarë po trajtohen në shtëpi pasi në spital mungon insfrastruktura. Ndërsa nënkryetari i PD Alibeaj tha se janë mbi 1200 të helmuar. Ai deklaroi se Rama duhet të reagojë pasi është përgjegjësi ligjore, njerëzore dhe politike.
-
Mbi 600 të helmuar në Krujë! Pas 4 ditësh,nis furnizimi me ujë, por jo për ta pirë e gatim! ISHP: Uji ka bakterin Enterokokus! Përgjegjësia e ujësjellësit, të kishin reaguar më shpejt
28 Tetor 2021, 09:25Pas katër ditësh, Instituti i Shëndetit Publik ka bërë me dije se në ujë është gjetur bakteri " Enterokokus" që ka shkaktuar mbi 600 të helmuar. Ky bakter është gjetur në vetëm një depo uji, kjo sepse Ujësjellësi ka pastruar dhe ka hedhur klor në depot e tjera të qytetit, pa u marrë mostrat nga ISHP-ja. Për helmimin e mbi 600 persona nëndrejtori i ISHP-së, Dritan Ulqinaku ka bërë përgjegjës Ujësjellësin e që sipas tij duhet të kishte reaguar më shpejt.
-
