-
Ekonomi
Eurostat: 51% e shqiptarëve janë në rrezik varfërie dhe përjashtimi social, më e larta në Europë
Në vitin 2019, gati 51% e shqiptarëve (50.8%) ishin në rrezik varfërie, ose përjashtimi social, një përqindje që është më e larta në Europë. Të dhënat janë publikuar nga instituti europian i statistikave, Eurostat.
1 Nëntor 2021, 07:59 -
Sociale
'Ai do rroba të reja dhe jetë të shtrenjtë'- Nëna denoncon arratisjen e të birit 14-vjeçar, i pakënaqur nga prindërit e varfër
Kallëzimi i një nëne të re për ikjen e fëmijës së mitur nga banesa i ka bindur autoritetet se përherë e më shumë fëmijët shfaqen të pakënaqur me prindërit, për shkak të pakënaqësisë dhe pamundësisë së nënës dhe babait për t’u plotësuar nevojat.
31 Tetor 2021, 11:28 -
Ekonomi
Raporti/ Organizata e OKB, ILO: 12% e shqiptarëve të punësuar marrin pagë nën 5 dollarë në ditë, nën kufirin e varfërisë
Rreth 12 për qind e të punësuarve në Shqipëri, gjatë vitit 2020, morën paga nën kufirin e varfërisë, pra nën 5 dollarë dita. Statistikat janë publikuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, sipas përllogaritjeve të së cilës, mesatarisht në muaj, ata kanë marrë 18 mijë lekë.
29 Shtator 2021, 13:43 -
Politikë
Përfshihet edhe Shqipëria, Raporti i Bankës Botërore: Kur fatkeqësitë natyrore godasin të varfërit humbin më shumë se të pasurit! Kë rrezikon nga qytetet shqiptare tërmeti dhe përmbytjet
Të varfrit humbasin më shumë kur fatkeqësitë natyrore godasin vendet e Evropës lindore. Përfundimi është arritur nga një studim i bërë nga Banka Botërore dhe i përqendruar në 8 vende të Evropës Lindore, ku përfshihet edhe Shqipëria.
23 Korrik 2021, 17:45 -
‘Nuk kisha mundësi t’i blija librat e shkollës’, Basha publikon mesazhin e një prindi: Ne do sjellim të ardhme të mirë, Rama duhet larguar
Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar në rrjetin e tij social një video të një babai, i cili shprehet se nuk ka pasur mundësi ekonomike për t’i blerë vajzës së tij librat shkollorë.
22 Janar 2021, 13:23 -
Ligjërimi i urisë prej ajthit të PD-së dhe disa shifra interesante mbi varfërinë
Zvetënimi i ligjërimit publik të PD-së ka vite që e ka marrë tatëpjetën, por as fantazia më e harlisur nuk më çonte dot drejt idesë se kryetari i saj formal do të përdorte konceptin e urisë për fushatën zgjedhore që tashmë është në ecje. Ky ligjërim ka nxjerrë bash ajthin e PD-së si parti politike që ka kërkuar përherë egërsimin e marrëdhënieve mes njerëzve dhe partive, pakomunikueshmërinë.
12 Janar 2021, 17:20 -
Sa njerëz mund të shtyjë drejt varfërisë COVID-19, sipas Bankës Botërore
COVID-19 mund të shtyjë në varfëri ekstreme 88 deri në 115 milionë njerëz, sipas Raportit të Varfërisë dhe Prosperitetit të Përbashkët 2020. Azia Jugore pritet të përmbajë 63% të të varfërve, që jetojnë me më pak se 1.90 dollarë në ditë. Vlerësimet e shumta dëshmojnë mjedisin e pasigurt që ka shkaktuar koronavirusi.
12 Dhjetor 2020, 08:35 -
Histori njerëzore/ Familja Mihasi në Memaliaj në varfëri ekstreme, 6 anëtarët jetonjnë me pension invaliditeti! 4 fëmijë pa bukë dhe pa shkollë
Mësimi online është një shans i humbur për fëmijët në familje të varfra! Report Tv sjell historinë e familjes Mihasi nga fshati Luftinjë i Memaliajt, ku motër e vëlla nuk kanë asnjë lloj mundësie të ndjekim mësimin përmes pajisjeve elektronike.
9 Dhjetor 2020, 16:32 -
5 fëmijë që flenë në magazinën e rrënuar, nëna: Nuk kemi bukë të hamë
7 pjesëtarë të familjes Shera jetojnë brenda një magazine të rrënuar duke rrezikuar çdo ditë jetën e tyre. Kjo është historia e trishtë e familjes Shera, e cila u trajtua ditën e sotme në emisionin “Pa gjurmë” Report tv.
21 Maj 2020, 19:26 -
Portreti i nënë Beglies të këput shpirtin! E vetmuar në varfërinë që i ka tjetërsuar trupin kërkon ndihmë: 57 mijë lekë s'më dalin as për mjekime
Mosha e saj biologjike është 67-vjeçe, por jeta e ka rënduar aq shumë sa që duket larg nga bashkëmoshataret e saj. Në çdo pjesë të trupit ka gjurmë të vështirësive që ka kaluar dhe sfidave më të cilat është përballur. Rinia nuk ka qenë e lehtë për të, por jeta nuk është "treguar" bujare as në moshën e tretë.
6 Prill 2020, 17:01 -
Varfëria në Shqipëri, 120 euro në muaj për një person, 23% e popullsisë është nën këtë nivel
Sipas INSTAT kufiri i rrezikut për të qenë i varfër përfaqëson të ardhurat më të ulta vjetore të disponueshme që një person të mos konsiderohet i varfër. Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër është përcaktuar në 60 % e të ardhurave mesatare te të gjitha familjeve në rang vendi.
17 Dhjetor 2019, 07:35 -
Banesa iu dogj në shkurt, çifti nga Laçi prej 5 muajsh jeton në çadër: Na ndihmoni
Familja e Dodë Gjokës nga qyteti i Laçit prej 5 muajsh jetojnë në çadër, pasi shtëpia e tyre u dogj nga një shkëndijë elektrike. Familja dy anëtarëshe bën apel për ndihmë, pasi vetë nuk kanë asnjë mundësi ekonomike për rindërtimin e banesës. Të vetmet të ardhura për ta janë 30 mijë lek të vjetra në muaj.
15 Korrik 2019, 18:20 -
KLSH: Skema e Ndihmës Ekonomike s’ndikon në zbutjen e varfërisë
Kontrolli i Lartë i Shtetit pas një auditimi të gjerë, ka konkluduar se në Shqipëri nuk ka një vlerë të miratuar nga qeveria të minimumit jetik dhe kufirit të varfërisë, mbi të cilën të bazohen politikat dhe studimet e përkujdesit social.
7 Nëntor 2018, 07:50 -
Shifrat e FMN: Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat për frymë
Për vitin 2018, Shqipëria vlerësohet të ketë të ardhura për frymë prej 5261 dollarësh, në vend të 102 nga 191 shtete, duke u përmirësuar me katër vende në raport me 2017-n, kur ishte në pozicionin e 106. Kosova, me të ardhura prej për frymë prej 4,324 dollarësh, renditet e 112-a.
25 Tetor 2018, 08:33 -
Varfëri ekstreme/ Nxënësit japin kontribute për familjen Nika në Kukës
Në kuadër të ditës ndërkombëtare për zhdukjen e varfërisë nxënësit e shkollës 9 vjeçare “1 Qershori” në Kukës me kontributet e tyre financiare janë gjendur pranë familjes së Shpresa Nikës, e cila së bashku më vëllain e saj jetojnë në kushte të vështira ekonomike.
17 Tetor 2018, 23:02 -
OBSH: Shqipëria, ndër vendet e pakta në botë me forma të shumta të kequshqyerjes, nga të uritur deri te obezë
Studime të reja vijojnë të sinjalizojnë se numri i njerëzve të uritur në botë po rritet, duke arritur në 821 milionë në vitin 2017 ose një në çdo nëntë njerëz, sipas Raportit të Sigurisë Ushqimore dhe të Ushqyerit në Botë 2018.
17 Shtator 2018, 15:52 -
"Varfëro shqiptarët dhe kriminalizo vendin”, Endrit Braimllari akuza Ramës nga Korça e Pogradeci
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari zhvilloi një takim me strukturat e LSI-së ne Korçë, Ersekë dhe Pogradec, ku akuzoi kryeministrin, si shkaktarin kryesor që po i detyron shqiptarët të largohen nga vendi, pasi s'ka më shpresë në vend
16 Shtator 2018, 11:52 -
Basha: Ja si shqiptarët po varfërohen çdo ditë nga korrupsioni i Ramës (VIDEO)
Kryetari i PD, Lulzim Basha e ka nisur ditën me një postim në faqen e tij në Facebook me akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Lideri i PD, thotë se shqiptarët po varfërohen cdo ditë nga kjo qeveri.
14 Shtator 2018, 08:51 -
Jetonin në gjendje të mjeruar, vjen lajmi i mirë për familjen nga Kruja pas denoncimit të Report Tv
Pas publikimit në Report TV të rastit të familjes Memoci nga fshati Budull i qytetit të Krujës, ShSSH ka reaguar duke kryer menjëherë vlerësimin socio-ekonomik të familjes, së cilës tanimë i është mundësuar përfshirja në ndihmën ekonomike.
5 Korrik 2018, 18:07 -
Fëmijët i nxorën në mes të katër rrugëve, MSH sistemon çiftin e moshuar korçar
Pas bërjes publike në media të rastit të çiftit të të moshuarve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka sistemuar brenda ditës, me procedurë të përshpejtuar të moshuarit e braktisur në qendrën Polivalente në Poliçan.
29 Qershor 2018, 15:10 -
Historia rrëqethëse e çiftit të moshuar korçar: Vajza me dhëndrin na morën lekët, na nxorën nga shtëpia. MSH gjen zgjidhje
Hedhja në rrugë e dy të moshuarve nga fëmijët e tyre ka sjellë reagimin e qytetarëve të ndryshëm. 82-vjeçari Fadil Mane tregon mes lotësh historinë e dhimbshme të jetës së tij.
29 Qershor 2018, 14:50