-
Vranësirat do të vijojnë...njihuni me parashikimin e motit për sot
Vijojnë masat ajrore të paqëndrueshme të jenë prezente në vendin tonë, ku do të kemi vranësira të shumta deri në orët e pasdites të cilat pritet të pësojnë zhvillime të përkohshme duke krijuar mundësi për shira të pakët në të gjithë vendin.
7 Maj 2022, 07:38 -
Plane për këtë të diel? Moti ju favorizon, rritje të temperaturave dhe vranësira kalimtare
E sotme do të jetë një ditë me mot të bukur dhe përgjithësisht të ngrohtë. Sipas parashikimit të MeteoAlb masat ajrore të qëndrueshme do të përfshijnë vendin tonë duke sjellë gjatë orëve të paradites alternime kthjellimesh dhe kalime të lehta vranësirash, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore.
24 Prill 2022, 07:07 -
Vranësira të lehta, kryesisht në zonat malore...parashikimi i motit për sot
Shqipëria mbetet me kthjellime dhe kalime të shpeshta vranësirash ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat e ulëta dhe malore. Parashikohet që vranësirat të zhvillohen përkohësisht në territor, duke krijuar mundësi për momente të pakta dhe të izoluara me pika shiu në zonat Veriore të vendit tonë.
19 Prill 2022, 07:55 -
Mos harroni çadrën, parashikimi i motit për sot
Vendi ynë parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta përgjatë gjithë ditës. Por herë pas here pritet që vranësirat të pësojnë zhvillime, duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara shiu në zonat Veriore dhe pjesërisht ato Lindore. Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë pareshje.
18 Prill 2022, 07:39 -
Rriten sërish temperaturat, mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme
Sipas MeteoAlb, vijojnë masat ajrore të qëndrueshme dhe të ngrohta të jenë prezente në të gjithë vendin tonë, duke bërë që në pjesën më të madhe të ditës të kemi mbizotërim të motit të kthjellët. Por herë pas here do të ketë dhe kalime të pakta vranësirash të cilat më të dukshme do të jenë përgjatë kufirit Lindor, por nuk do të mund të sjellin reshje.
14 Prill 2022, 07:29 -
Mos e hiqni çadrën! Mësoni parashikimin e motit për sot
Territori Shqiptar parashikohet të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në pothuajse të gjithë vendin tonë. Pritet që reshjet më të fokusuara reshjet të jenë në Veri të Shqipërisë, ndërsa në zonat Qendrore dhe Jugore reshjet do të jenë në sasi më të pakta.
7 Prill 2022, 07:32 -
Temperatura deri në 20°C, mësoni parashikimin e motit për sot
Deri në orët e mesditës dhe pasdites vendi ynë do të jetë në dominimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe vranësirave të lehta në zonat malore. Megjithatë në orët në vijim vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin tonë, duke bërë që gjatë natës vonë të kemi dhe prezencë të reshjeve në zonat Veriore të Shqipërisë.
6 Prill 2022, 07:19 -
Rrebeshe shiu por edhe reshje dëbore! Kini kujdes sot, mot i paqëndrueshëm në të gjithë vendin
Edhe dita e sotme pritet të mbetet e dominuar nga një mot i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu. Sipas MeteoAlb në të gjithë territorin e vendit do të ketë vranësira të theksuara duke bërë që shirat të jenë dominante në bregdet dhe zonat e ulëta, ku herë pas here do të ketë rrebeshe.
3 Prill 2022, 07:40 -
Vranësira e reshje shiu, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
Në pjesën e dytë të ditës pritet që gradualisht vranësirat të shtohen në të gjithë territorin Shqiptar, ku mbizotëruese do të jenë në zonat Veriore dhe pjesërisht Qendrore duke krijuar mundësi për reshje në orët e mbrëmjes dhe natës vonë.
31 Mars 2022, 07:25 -
Rritje temperaturash, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
Sipas MeteoAlb, vendi ynë parashikohet që gjatë gjithë ditës të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillime të përkohshme duke sjellë reshje të pakta shiu në ultësirën perëndimor. Po ashtu dhe në zonat malore pritet që të ketë reshje të pakta dëbore.
28 Mars 2022, 07:27 -
Temperatura deri në 21 gradë, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
Sipas MeteoAlb, gjatë paradites parashikohet të ketë në territor kthjellime në ultësirën perëndimore, ndërsa kthjellime dhe vranësira do të këtë në zonat malore. Por në pasdite dhe në orët vijuese vranësirat gradualisht do të shfaqen në të gjithë vendin tonë, ku në zona të izoluara në veri të Shqipërisë do të jenë më të shumta.
26 Mars 2022, 07:24 -
Temperaturat deri në 14°C maksimalja, ja parashikimi i motit për sot
Paraditja në territorin Shqiptar do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe kalimeve të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore, por orët e mesditë dhe në vijim i bëjnë më të dukshme vranësirat në territor, ku pritet që më të fokusuara të jenë në zonat Veriore të vendit tonë.
15 Mars 2022, 07:25 -
Kthjellime dhe vranësira, temperatura minimale deri në -7 °C...moti për sot
Territori Shqiptar mbetet në kushte të qëndrueshme atmosferike, ku zonat e ulta dhe bregdetare vijojnë me kthjellime ndërsa kthjellime dhe vranësira të herë pas-herëshme do të ketë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor. E njëjta situate e qëndrueshme meteorologjike do të vijojë në mbrëmje dhe gjatë natës.
14 Mars 2022, 07:09