-
Rithemelimi 'inspekton' dyert e blinduara në seli! Noka pranon se gjyqtari Zhukri u takua me ‘Foltoren’ para vendimit: Ai është takuar dhe me njerëz të Bashës! Javën tjetër mbledhje grupi PD-Foltore
Këtë të shtunë në Partinë Demokratike mbërritën përfaqësues të grupit të Rithemelimit, të cilët nuk gjetën në seli, as Enkeleid Alibeaj, të cilin nuk e njohin si kryetar të komanduar, dhe as deputetë të tjerë. Flamur Noka pranoi se një përfaqësues i Rithemelimit është takuar me gjyqtarin pa vetting, Agron Zhukri para se të regjistronte statutin e Berishës. Megjithatë ai nuk e konsideron shkelje, dhe thotë se ka në telefonin e tij edhe foto të njerëzve të afërt të Bashës që pinë kafe me gjyqtarin.
26 Mars 2022, 12:33 -
-
Këlliçi për Report Tv: Bashkimi i PD-së të bëhet përmes votës, jo me kushte! Largimi i Berishës kërkesë absurde, Basha të rrijë si fraksion
Për deputetin e Rithemelimit, Belind Këlliçi bashkimi i së djathtës nuk mund të vijë përmes kushteve, por përmes një procesi që në thelb ka votën e demokratëve. Sipas tij kushti për largimin e Berishës është absurd, ndërsa Bashës i sugjeron të qëndrojë si fraksion në PD.
16 Mars 2022, 15:22 -
Paloka: Basha u pasurua pas çdo humbjeje, PD dhe demokratët nuk do të mbeten pengjet e tij
Deputeti i PD, Edi Paloka ka kujtuar një nga deklaratat e fundit të kryedmeokratit Lulzim Basha “nuk kam humbur asnjëherë” duke thënë se kjo është vërtet, pasi atij i është shtuar pasuria pas çdo disfate.Paloka tha se ata që kanë humbur janë demokratët.Deputeti tha se PD dhe demokrat&am
13 Mars 2022, 22:46 -
Këlliçi: I vetmi moment që Basha bashkoi demokratët ishte për dorëheqjen e tij
“I vetmi moment që bashkove demokratët ishte për dorëheqjen tënde”, kështu iu drejtua deputeti Belind Këlliçi kryedemokrati Lulzim Basha, duke thënë se sipas tij ai është shkarkuar në Kuvendin Kombëtar më 11 dhjetor të vitit të kaluar.
13 Mars 2022, 21:45 -
Raporti i PD për inceneratorët u rrëzua më shumicë të cilësuar, kush janë deputetët e opozitës që s'e miratuan! Edhe Belind Këlliçi, anëtar i Komisionit, votoi kundër
Kaluan 4-muaj hetime në Kuvend dhe raporti i Partisë Demokratike për tre kontratat koncesionare të inceneratorëve, që u shndërruan në kalin e betejës opozitare kundër qeveris, u braktis në momentin e votimit nga një pjesë e konsiderueshme e deputetëve të opozitës. Raporti përfundimtar i pakicës mori 84 vota kundër dhe 27 vota pro, kundrejt raportit të mazhorancës që mori 76 vota pro dhe 34 vota kundër.
11 Mars 2022, 17:55 -
-
Akuzat e deputetëve demokratë ndaj Ardian Çelës për blerje votash, dënohet me 200 mijë lekë Ferdinant Xhaferri! Kreu i OSHEE nuk pajtohet me Këlliçin, shkon në proces gjyqësor
Kreu i OSHEE, Ardian Çela ka paditur disa nga deputetët demokratë për akuzat e tyre se Çela gjatë zgjedhjeve të 25 prillit ka drejtuar një grup të strukturuar kriminal për blerjen e votës për Partinë Socialiste.
25 Shkurt 2022, 16:25 -
Debat me Kellici, Kryeministri Rama përmend në Komisionin për Inceneratorët foton e Shkëlzen Berishës me trafikantë droge
Kryeministri Rama i ka treguar deputetit Belind Këlliçi, i cili është rreshtuar me Sali Berishës, një foto të djalit të ish-Kryeministrit, Shelzën Berishës me disa krerë të një grup shumë të rrezikshëm kriminal të trafikut të drogës në Evropë.
23 Shkurt 2022, 18:47 -
Këlliçi në '5 Pyetjet': Qytetarët e Tiranës paguajnë 71 mijë euro në ditë për incenerim të mbetjeve, inceneratori nuk ka punuar asnjë ditë
Qytetarët e Tiranës paguajnë 71 mijë euro në ditë për pastrimin qytetit, por djegiet nuk bëhen. Kështu tha i ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, Belind Këlliçi, deputet në grupin e Berishës, i cili tha se inceneratori i Tiranës ka marrë 40 mln euro për një vepër që nuk ekziston
14 Shkurt 2022, 22:00 -
Prezantohet kandidati i 'Shtëpia e lirisë' në Shkodër, Spahia sulmon Bashën: PD s'është e humbësve kronikë që shesin demokratët! Më votoni për t'i treguar atyre që mbajnë zyrat se partia është e jona
Bardh Spahia, kandidati i Berishës që garon për Bashkinë e Shkodrës në logon e "Shtëpia e lirisë", ka hedhur akuza të forta ndaj Lulzim Bashës duke thënë se ai nuk përfaqëson demokratët, por shet vlerat dhe kontributet e tyre për qëllime personale dhe për t'u pasuruar.
12 Shkurt 2022, 16:01 -
Ekskluzive/ Deputetët e ‘Foltores’ futën makina luksoze pa doganë! Benza të tipit të fundit dhe Range Rover, emrat nga Këlliçi, Noka tek Spaho dhe Paloka
Deputetët e grupit të Berishës sapo morën mandatet shfrytëzuan privilegjet duke sjellë makina luksoze nga Kanadaja, Gjermania dhe Zvicra pa paguar detyrimet doganore, paguanin kredi si të pastrehë dhe nga ana tjetër futën automjete të shtrenjta.
20 Janar 2022, 17:23 -
Mbështetësit e Berishës shpërndahen nëpër Shqipëri! Këlliçi në Berat: Partia ka nevojë për zgjedhje në çdo nivel! Balliu nga Lushnja: Po bëhemi gati për zgjedhje
Ish kryeministri Sali Berisha ka zbritur Komisionin e Rithemelim në bazë për të zhvilluar takime me demokratët dhe nisjen e procedurave për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të degëve të PD. Gjatë ditës së sotme deputeti Belind Këlliçi ishte në degën e Beratit, ndërsa Klevis Balliu në degën e Lushnjes.
15 Janar 2022, 16:05 -
Meta del hapur pro Berishës, telefonata me Këlliçin për ta orientuar në protestë: I thashë mos bini pre e provokimeve
Presidenti Ilir Meta ka treguar bisedën që ka bërë me Belind Këlliçin ditën e protestës së dhunshme të Sali Berishës në Selinë e PD. Ai tregon si e ka këshilluar Këlliçin për të mos rënë 'pre e provokimeve'.
14 Janar 2022, 13:08 -
Basha e pezulloi, Këlliçi për Report Tv: Me vendimin për përjashtimet pushkatoi politikisht elitën e PD! Distancohem nga dhuna, nuk ndalemi pa e nxjerrë nga zyra
Deputeti demokrat dhe anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi e cilësoi “pushkatim politik të elitës së PD” vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për përjashtimin e Sali Berishës nga PD.
11 Janar 2022, 13:32 -
Këlliçi publikon videon: Njerëz anonimë, me kapuç në kokë dhe vjedhurazi, po heqin logot e FRPD nga selia! Marrëzia merr fund në 8 janar
Selia e PD sot ka qenë në qendër të vëmendjes, për ndryshime fasade në pamje të parë, por që shumë kush nha mbështetësit e Sali Berishës e kanë cilësuar si një ”fortifikim” të godinës nga ana e Lulzim Bashës.
5 Janar 2022, 22:34 -
Basha për grupin mbështetës të Berishës: Hajdut, të korruptuar që e kanë vendin në burg
Kryedemokrati Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta në drejtim të grupit mbështetës të Sali Berishës."Ata që me PD i lidhte vetëm karrigia dhe në momentin që nuk janë na kanë zaptuar studio si filozof, janë hajdut, janë të korruptuar, e kanë vjedhur vendin, e kan
23 Dhjetor 2021, 15:27 -
Berisha kërcënoi për marrjen me dhunë të selisë së PD, Basha: S’na plas për ata që kanë qenë në parti vetëm për karriget
Lulzim Basha i është përgjigjur Sali Berishës dhe atyre që e mbështesin atë duke thënë se nuk u trembet dhe as nuk u bëhet vonë për kërcënimet e tyre pasi PD do shoh drejt së ardhmes dhe se ndarjen me të shkuarën e ka bërë që në Kuvendin e 18 dhjetorit.
23 Dhjetor 2021, 15:26 -
Grupi i Berishës i çon me postë vendimin e shkarkimit, paralajmëron marrjen me dhunë të PD: Ka afat deri më 5 janar! Basha: Hajdutë që e keni vendin në burg
Komisioni i Rithemelimit të PD mesditën e sotme ka mbërritur sërish në selinë e PD, por ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka qenë i pranishëm. Belidn Këlliçi një nga anëtarët e komisionit, i ka njoftuar kryetarit të Partisë Demokratike, shkarkimin nga detyra dhe i ka kërkuar që të lirojë zyrën.
23 Dhjetor 2021, 12:58 -
Ku i gjeti Berisha listat e votuesve? Gjana për Report Tv: Askush s'i ka kërkuar në qendër! Belind Këlliçi: Na i solli Sekretari Organizativ! Jo të gjithë që votojnë sot duan Berishën
Referendumi i thirrur nga Sali Berisha për të shkarkuar Lulzim Bashën, po shoqërohet me një problematikë për listat. Askush nuk e di se ku i ka marrë listat e anëtarësisë grupi i Berishës që ka thirrur njerëzit të votojnë,. Në një prononcim për Report Tv, kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana, konfirmon se zyrtarisht në Selinë e Partisë Demokratike askush nuk ka marrë lista.
18 Dhjetor 2021, 09:59