-
Vrasja në Laç/ Lamaj 'zbërthen' grupin: U kërkova ndihmë! S'doja të vrisja njeri! Konflikt me pronarin, s'më jepte borxhin e më shante (VIDEO)
Report Tv ka zbardhur dëshminë e Eduart Lamajt, autorit të vrasjes së dyfishtë në Laç. Lamaj është shprehur se nuk ka pasur qëllim që të vriste as me Paulin Gjergjin dhe as me Bujar Likën, por me pronarin e hotelit, Ilirjan Allamanin. Me këtë të fundit, Lamaj tregon se ka pasur konflikte në Itali për drogë.  
24 Qershor 2020, 12:43 -
FOTO/ Kjo është makina që Eduart Lamaj përdori në atentatin në Laç, u gjet e braktisur në periferi të Tiranës
Kjo është makina që Eduart Lamaj dhe tre bashkëpunëtorët e tij Ilir Xhepaj, Elson Alija dhe Klaudio Perkola kanë përdorur për ekzekutimin e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në Laç. Makina mjet tip 'Golf 5'
24 Qershor 2020, 10:12 -
Njëri shofer, tjetri me Lamajn në krah, i treti 'roje'/ Autori 'zbërthen' grupin: U kërkova ndihmë 3 shokëve (njëri djali i një polici), pronari i hotelit s'më jepte borxhin e drogës
Report TV ka mësuar emrat e tre bashkëpunëtorëve të Eduart Lamajt, autor i vrasjes së dyfishtë në Laç të ndodhur më 30 maj, ku mbetën të vrarë miku i Ervis Martinajt, Bujar Lika dhe Paulin Gjergji. Gazetari i Report Tv, Merin Maçi raporton se janë shpallur në kërkim 33- vjeçari Ilir Xhepaj (Likaj), 31- vjeçari Elson (Oltion) Alija (Vlashi) dhe 21 vjeçari Klaudio Perkola.
24 Qershor 2020, 09:43 -
-
Sot dhe nesër pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout, policia merr masa! Por si do të ruhet distancimi fizik?
Sot dhe nesër do të zhvillohet pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout në Laç, por në kushtet kur jemi ende në gjendjen e jashtëzakonshme nuk dihet si do të ruhet distancimi social, kur dihet se aty grumbullohen mijëra njerëz.
12 Qershor 2020, 09:38 -
Marrëveshja për 'Zgjedhoren'/ Meta: Pasoja të mëdha për vendin nëse s'do kishte konsesus (VIDEO)
Presidenti Ilir Meta e ka vlerësuar arritjen e një marrëveshjeje me konsensus për 'Zgjedhoren', duke theksuar se nëse nuk do të ishte marrë dakordësia mes palëve për këtë reformë pasojat për vendin do ishin shumë të mëdha.
7 Qershor 2020, 11:58 -
Atentatorët ‘policë’ thirrën emrin e mikut të Ervis Martinajt! Djali i biznesmenit: Mos ma vrisni vëllanë e vogël
Skuadër me 7 pjesëtarë në atentatin me armë ku u vra miku i Ervis Martinit, Bujar Hasani dhe biznesmeni i kazinove Paulin Gjergji. Rrëfimi i dy djemve të Paulinit. Kreshnik Tusha i dënuar me 1 vit burg për armë pa leje, të mërkurën njihet me masën e sigurisë. Gjyqi në spital.
2 Qershor 2020, 11:09 -
Krizë për banesa me qira në Laç/ Banorët e prekur nga tërmeti: Çmimet janë trefishuar! Nuk duam luks, vetëm një shtëpi
Banorët e prekur nga tërmeti në qytetin e Laçit ankohen se e kanë të vështirë gjetjen e një shtëpie me qira. Sipas tyre nuk ka banesa që jepen me qira dhe se çmimi është trefishuar pas tërmetit të 26 nëntorit.
6 Janar 2020, 17:35 -
-
Dhunoi futbollistët e U-17 të Laçit në sy të policit, shoqërohet ish-trajneri Ndue Tarazhi/ VIDEO
Një ngjarje e ndodhur tre vite më parë në futbollin e moshave e cila u bë publike ditën e djeshme ka sjellë shoqërimin e një ish-trajneri Ndue Tarazhi 77-vjeç, i cili kur drejtonte skuadrën e U-17 të Laçit ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht të gjithë lojtarët për shkak se kanë humbur ndeshjen.
30 Tetor 2019, 11:04 -
Anëtari i bandës së Niklës i shpëton atentatit, i vrasin hallën në derë të shtëpisë (VIDEO)
Vritet në një atentat për hasmëri, halla e njërit prej anëtarëve të bandës së Niklës, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë me armë, Mariglen Haka, i arrestuar në 2018-ën në operacionin e bujshëm të forcave RENEA që rrethuan fshatin e Fushë-Krujës duke zbuluar armatime, municione e drogë. I dërgoi me makinë private në spital, Valter Bami, vëllai i Durim Bamit.
21 Shtator 2019, 23:39 -
Plagosën kushëririn e Ervis Martinit dje në Laç, identifikohen autorët, zbardhen motivet
Sipas policisë bëhet fjalë për një konflikt që ka nisur disa javë më parë mes tre personave dhe që vijoi dje duke u përshkallëzuar në plagosjen me armë zjarri të 19-vjeçarit, i cili është kushëriri i parë (djali i xhaxhait) të Ervis Martinit.
11 Gusht 2019, 10:04 -
-
-
Martini u gjet i gjakosur nga banorët, dyshohet se pati shkëmbim zjarri
Gazetari i Report Tv Julian Shota zbardh detaje të reja nga plagosja me armë zjarri pasditen e sotme në Laç. Ai thotë se Edon Martini u qëllua me armë, ndërsa u gjet i plagosur dhe gjakosur nga banorët në anë të rrugës nacionale.
10 Gusht 2019, 20:09 -
Plagoset me armë në Laç djali i xhaxhait të Ervis Martinit, u gjet i gjakosur në rrugë (Pamjet)
Edon Martini 19-vjeç nga Fushë Kuqja e Kurbinit u qëllua me armë. Ai u transportua në spitalin rajonal ku iu dha ndihma e parë dhe më pas në Tiranë te Trauma për ndërhyrje të specializuar, pasi ka marrë disa plagë dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
10 Gusht 2019, 19:33 -
-
Tronditet Laçi/ 25-vjeçari vritet me breshëri kallashnikovi pas sherrit për një vend parkimi (VIDEO)
Disa persona kanë dashur të parkojnë në vendin ku po linte makinën, viktima, 25 vjeç, Viktor Shkorreti. Mes tyre ka nisur një sherr, janë përleshur me njëri-tjetrin, dhe njëri nga të përfshirët në ngjarje ka nxjerrë armën automatike duke qëlluar me breshëri ndaj tij.
12 Qershor 2019, 23:46 -
-
Vrasja e dyfishtë në Laç/ Policia postblloqe në akset kryesore (VIDEO)
Pas ngjarjes së ndodhur në Laç me pasojë vdekjen e dy personave, policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ajo ka ngritur postblloqe në akset kryesore hyrëse dhe dalëse të qytetit të Laçit.
28 Prill 2019, 22:41