-
Mbyllet votimi në 6 bashkitë e vendit, Dibra me pjesëmarrjen më të lartë, Durrësi më të ulët! Bora anulon procesin në 3 qendra në Shkodër, në Vorë procesi pa kryetarët e PD në komisione
Qytetarët në Shkodër, Durrës, Dibër, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Vorë kanë votuar sot për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive, ku në disa zona u hasën vështirësi për shkak të dëborës. Pjesëmarrja ishte shumë e ulët, ku 30.33% e votuesve kanë ushtrua të drejtën e votës.
6 Mars 2022, 06:03 -
PD padit në SPAK Damian Gjiknurin për inceneratorët, Lefter Gështenja: Elbasani e Fier gropa thithëse për buxhetin e shtetit
Partia Demokratike ka paditur në SPAK Damian Gjiknurin për çështjen e inceneratorëve. Deputeti Gështenja tha se procedura e Koncesionit të inceneratorit të Elbasanit nuk ka bazë ligjore dhe një ndër ministrat përgjegjës për këtë është edhe Gjiknuri.
5 Mars 2022, 14:14 -
-
Basha mbyll fushatën në Shkodër: Më 6 mars të gjithë bashkë për të çarë rrethimin e së keqes, t’i japim shpresë qytetit
Kryedemokrati Lulzim Basha mbylli fushatën në qytetin e Shkodrës, nga ku iu bëri thirrje qytetarëve që më 6 mars ët votojnë për kandidatin e Partisë Demokratike, Xhemal Bushatin.
4 Mars 2022, 16:51 -
Açka shpërndan foton e kandidatëve të PD dhe një mesazh për demokratët: Me 6 mars, votoni me dorën e djathtë, të majtën mbajeni në qilar
Deputetja demokrate, Flutura Açka ka shpërndarë foton e 5 kandidatëve të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 5 marsit për 5 bashkitë në vend, e ndërsa ka edhe një mesazh për votuesit.
4 Mars 2022, 16:51 -
Raporti i DASH, Dashnor Sula: Shqipëria vend prodhues dhe tranzit i drogës! Korrupsioni ka shndërruar Shqipërinë në parajsën e pastrimit të parave
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, duke iu referuar raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, thotë se Shqipëria është vend prodhues dhe tranzit i drogës. Me një deklaratë për mediat, Sula thotë se DASH e përcakton Shqipërinë edhe për vitin 2021 si një vend burim i kanabisit dhe një bazë lokale për grupet e krimit të organizuar.
4 Mars 2022, 10:50 -
PD akuza Ramës: Po bashkëpunon në Shkodër me Tom Doshin për të blerë vota, nuk është ndarë nga ai edhe pse është non grata nga SHBA
Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se në bashkëpunim me Tom Doshin po blejnë votat për PS. Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa akuzon Ramën se nuk është ndarë kurrë nga Tom Doshi edhe pse SHBA e ka shpallur non grata.
3 Mars 2022, 17:41 -
-
Raporti i DASH për drogën në Shqipëri, Salianji: Qeveria bashkëpunon me grupet kriminale! Rama e bëri Shqipërinë vendin më të korruptuar në Europë
Ervin Salianji shprehet se kryeministri Edi Rama e bëri Shqipërinë vendin më të korruptuar në Europë ndërsa thekson se Partia Demokratike është e vetmja forcë që mund të luftojë për të mirën e shqiptarëve.
3 Mars 2022, 10:35 -
Rama ironizoi kandidatin e PD në Lushnjë, i përgjigjet Gaz Bardhi: E ktheve bashkinë në skenë krimi dhe as nuk kërkove ndjesë
Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi shkruan se Rama nuk kërkoi ndjesë për shndërrimin e Bashkisë së Lushnjës që sipas tij e ka kthyer në skenë krimi, teksa i referohet arrestimit të Fatos Tushes dhe zyrtarëve të tjerë.
2 Mars 2022, 17:58 -
Basha takim me fermerët: Tregu i juaj kontrollohet si burg i sigurisë së lartë nga bandat e Lushnjës, më 6 mars çlirojmë produktet, tregun dhe konsumatorët
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bashkë me kandidatin për kryebashkiak të PD-së në Lushnje, Indrit Sefa, zhvilluan një takim e me fermerët dhe drejtuesit e shoqatave të fermerëve të Lushnjes.
2 Mars 2022, 16:11 -
Inceneratorët, PD kallëzon në SPAK Alqi Bllakon, Lefter Gështenja: Ja faktet që zbulojnë përfshirjen e tij në këtë aferë
Partia Demokratike ka kallëzuar sot në SPAK deputetin e PS-së, Alqi Bllakon, si të përfshirë në atë që e konsiderojnë si 'vjedhja e 430 mln eurove në aferën e inceneratorëve'.
2 Mars 2022, 14:23 -
Skandali 500 milionësh i Fondit Shqiptar të Zhvillimit/ PD: Pa presionin publik, paratë e shqiptarëve do vidheshin! SPAK ka prova për ta çuar para drejtësisë kreun e Fondit
Partia Demokratike thotë se tenderi abuziv 500 milionë lekë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për dizejnimin e menusë së 100 fshatrave, u anulua vetëm pas presionit publik. Në një deklaratë për mediat, deputeti Arbi Agalliu thotë se SPAK ka prova për të vënë para drejtësisë kreun e Fondit, Dritan Agollin, në kushtet kur ka dyshime se fituesi I tenderit ishte paracaktuar dhe është shkelur ligji për prokurimin publik për kriteret e vlerësimit.
2 Mars 2022, 12:22 -
-
Pas Erion Veliajt, PD padit kryebashkiaken Emirjana Sako në SPAK: Çoi Durrësin në katastrofë mjedisore
Partia Demokratike ka depozituar sot në SPAK një padi për kryetaren e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako. Sipas PD-së, Sako refuzoi të përgjigjej në komision Hetimor për inceneratorët.
1 Mars 2022, 14:22 -
'Moldavja e Metës në Shkodër', PD nxjerr videon kur presidenti sulmonte Topallin: Kush zgjedh partinë e re të Metës dhe Berishës, mban në pushtet Ramën
PD ka publikuar një video, ku shfaqet në kuvend Meta teksa quan ish-kryeparlamentaren e PD-së, Jozefina Topallin 'moldave'. Sipas PD-së kush zgjedhe partinë e re të Metës dhe Berishës. mban në pushtet Ramën.
28 Shkurt 2022, 22:53 -
-
Deklaroi se Berisha mbështetet nga influencat ruse, Komisioni i Rithemelimit padit për shpifje deputetin e PD, Kreshnik Çollaku
Sipas këtij Komisioni, deklaratat e deputetit kanë qenë të qëllimshme dhe janë shpifje. Ndër të tjera, Komisioni i Rithemelimit me në krye Sali Berishën, thotë se deklarata e Çollakut në situatën ku ndodhet Partia Demokratike, janë tejet të rënda, dhe rrisin tensionet brenda kësaj force politike dhe përçarje në besimet e ndryshme fetare të anëtarësisë së PD.
28 Shkurt 2022, 13:57 -
PD padit në SPAK Erion Veliajn për inceneratorët, Tabaku: Sot dorëzojmë fakte të reja, në ditët në vijim do të padisim zyrtarë të tjerë
Partia Demokratike do të dorëzojë në SPAK padi për kryebashkiakun Erion Veliaj lidhur me fakte që sipas saj ka zbuluar komisioni hetimor për abuzimet që Veliaj ka bërë me inceneratorët.
28 Shkurt 2022, 13:51 -
6 marsi, Alibeaj: Kush zgjedh partinë e re të Metës e Berishës, mban në pushtet Ramën! Shkodranët e dinë se Doshi i shpallur 'non grata' vendos gjithçka
Alibeaj deklaroi se çdo shqiptar e ka parë se si Tom Doshi, i cili është shpallur non grata nga SHBA, ka përcaktuar kandidaten e PS në Shkodër, Majlinda Angonin për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
28 Shkurt 2022, 11:33