-
-
Të hënën një Kuvend me zhvillime të rëndësishme, miratohen ndryshimet në Kod Zgjedhor dhe anëtarët e KQZ! A do 'vuloset' drafti i PS?
Të hënën në orën 10:00 pritet të mbahet një senacë plenare me zhvillime të rëndësishme pasi do të miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe emrat e kandidatëve për drejtuesit e organeve drejtuese të reja në KQZ
3 Tetor 2020, 17:10 -
Të gjithë kundër Edi Ramës
Presidenti Ilir Meta shton tonet ndaj qeverisë dhe Ramës, duke kërcënuar që nëse nuk zbatohet marrëveshja politike “pozitë-opozitë” e 5 qershorit atëherë do të reagojë me çdo çmim… Përse po shtohet protagonizmi i dyshes Meta – Rama dhe a po anashkalohet qëllimisht PD-ja dhe lideri i saj? Në një analizë të zgjeruar për gazetën “Fjala” flet analisti Lorenc Vangjeli.
3 Tetor 2020, 15:38 -
Gara për deputetë, rikthehen në PD Cara e Teliti! Bardhi: PD do të luftojë për lista 100 % të hapura
Votohen sot 28 kandidatët për deputet në Durrës. Bien në sy emrat e të rikthyerve në Partinë Demokratike, Ilgi Cara dhe Armand Teliti. Procesi i votimit ka nisur në 10 dhe pritet të përfundojë në orën 18:00. Ndjekim çfarë ka thënë kandidati, Cara dhe sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.
3 Tetor 2020, 15:13 -
-
-
Kodi Zgjedhor përplas deputetët e opozitës, Stojku: Ndryshimet nuk prekin 5 qershorin! Vokshi: Po, me të dyja këmbët! Sandër Lleshaj ka shkelur ligjin me ndryshimin e adresave
Në studion e emisionit "Pa protokoll" në Report Tv ka pasur përplasje mes ish-deputetes së PD Albana Vokshi dhe deputetit të opozitës jashtëparlamentare Edmond Stojku, sa i përket ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, sipas propozimit të Partisë Socialiste.
2 Tetor 2020, 21:45 -
U la jashtë liste, ish-deputeti shpreh hapur indinjatën ndaj PD-së: Farsa zgjedhore për të eleminuar njerëz të ndershëm! Investimi politik ndër vite s'mund të zhbëhet vjedhurazi
Ish-deputeti i PD-së për Beratin, Astrit Veliaj, i cili u la jashtë listave për kandidat për deputet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen më 25 prill, ka reaguar i ndinjuar duke e quajturnjë farsë zgjedhore këtë proces.
2 Tetor 2020, 20:50 -
-
Sistemi i ri i adresave, PD padit në SPAK Sandër Lleshajn: Qëllimi i qeverisë ishte manipulimi i listave të votuesve
PD ka paditur në SPAK ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, të cilin e akuzon se me sistemin e ri të adresave ka ndryshuar vendbanimin e qytetarëve, pa kërkesën e tyre me qëllim manipulimin e listave të votuesve.
2 Tetor 2020, 18:36 -
Ka ndryshuar Basha apo Ristani pas 'krisjes' mes tyre? Ish-deputeti: Ne nuk jemi ushtarë dhe nuk jemi në rresht (VIDEO)
Ish-Sekreari i PD Arben Ristani në një intervistë në Report Tv ka folur për marrëdhënien e tij me kreun demokrat Lulzim Basha, dhe rikthimin e tij në parti pas "krisjes" që pati mes tyre.Ristani ka thënë se nuk e quan veten ushtar rreshti dhe se mund të flasë kur mendon se diçka nuk po shkon si duhet dhe se mund të
2 Tetor 2020, 18:13 -
Ristani e thotë hapur: Do doja që PD ta merrte pushtetin e vetme, pa LSI! Më vjen keq që Topalli s'është në lista, s'kam bërë mëkate në KQZ
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani i ftuar në Report TV ka deklaruar hapur se do të donte që në zgjedhjet e ardhshme Partia Demokratike ta merrte e vetme pushtetin duke nënkutuar se koalicioni me LSI nuk është aq i dëshiruar.
2 Tetor 2020, 17:57 -
-
Basha 'hesht' për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, bën premtimin e parë nga Elbasani: Ndaj shtetin nga krimi
Nga Elbasani, kryedemokrati Lulzim Basha zgjodhi të mos komentojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, por theksin e vuri te plani kombëtar i PD-së, të cilën edhe sot i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që ta zbatojë.
2 Tetor 2020, 10:33 -
-
Përfundon votimi i demokratëve në Qarkun Lezhë, konfirmohen të 31 kandidatët për deputetë
Mbyllet procesi i votimit të emrave për kandidat për deputet në qarkun e Lezhës. Në të tre bashkitë e këtij qarku Lezhe, Kurbin dhe Mirdite janë konfirmuar të 31 emrat e sjellë nga PD, ndërsa pjesëmarrja në votime në rang qarku ka qenë mbi 60%.
1 Tetor 2020, 20:32 -
-
PD akuza për manipulimin e listës së zgjedhësve, Yuri Kim në krah të Lleshajt: U sqarua për regjistrimin e votuesve
Prej disa ditës selia blu dhe Presidenca janë duke akuzuar qeverinë dhe specifikisht ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj se po manipulon listën e zgjedhësve duke ndryshuar regjistrimin e vendbanimit të qytetarëve. Këto akuza janë sfumuar nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, e cila është vënë në krah të ministrit duke thënë se bashkëpunimi Shqipëri dhe SHBA në zbatimin e ligjit është i fortë.
1 Tetor 2020, 17:01 -
1 mijë mësues në shkolla, PD kërkon të marrë meritat: Rama të paktën diçka e kopjoi, por si gjithmonë, gjysmak
PD ka akuzuar ministren e Arsimit Evis Kushi se ka kopjuar planin e tyre, me shtimin e 1 mijë mësuesëve në shkolla për të përballuar nevojat e rkijuara për shkak të pandemisë dhe përhapjes së virusit në shkolla.
1 Tetor 2020, 16:10 -
Rruga Korçë-Ersekë, PD: Për 4 kilometra do shpenzohen 20 milionë euro! Vjedhje e tmerrshme
Përmes një deklarate për shtyp të bërë nga Sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Manollari PD ka hedhur akuza ndaj qeverisë për aksin rrugor Korçë-Ersekë, për të cilin e akuzon për vjedhje.
1 Tetor 2020, 14:32