-
'Pushime me të arrestuarin për trafik droge', Pjerin Ndreu-Berishës: Plak që mban erë gjaku nga '97 dhe Gërdeci
Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi më herët në Facebook një foto të deputetit socialist me dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve, sipas tij, është Xhevi Ndoka, vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka i arrestuar për trafik droge me grupin e Shijakut.
26 Tetor 2018, 16:49 -
-
Gjykata e la në burg, ish-deputeti Çuko: U bëmë kurban të integrimit në BE
Çuko i ka kërkuar gjyqtarit Biba, që ta lirojë nga qelia dhe të qëndrojë në një masë më të butë, pasi gjatë kryerjes së detyrës së tij, si Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, nuk ka kryer asnjë shkelje dhe jo më të kishte transferuar një të dënuar.
25 Tetor 2018, 07:28 -
-
Ndërpritet seanca për Avdylajt te Krimet e Rënda, një prej të arrestuarve humb ndjenjat në gjyq (FOTO+EMRI)
Gjatë zhvillimit të seancës për masën e sigurisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, një prej të arrestuarve ka pësuar gjendje të fikëti dhe është transportuar me urgjencë për në spital.
24 Tetor 2018, 11:14 -
VOL-VO 4/ Gjykata lë në burg 24 anëtarët e bandës ‘Avdylaj’, mes tyre ish-deputetët Ndoka e Çuko
Është zhvilluar ditën e sotme në një seancë të gjatë, seanca në ngarkim të 34 të arrestuarve në kuadër të operacionit VOL-VO 4. Gjykata ka vendosur të lejë në burg dy ish-deputetët socialistë, Arben Ndoka dhe Arben Cuko, ndërkohë që Mimoza Ndoka dhe Marjeta Përskura janë lenë në masën detyrim paraqitje. 6 nga të arrestuarit janë lenë në masën e sigurisë arrest shtëpie, ndërkohë që të tjerët do të vijojnë të mbeten në burg.
24 Tetor 2018, 08:53 -
Ekskluzive/ Report Tv publikon skemën si funksiononin familjet Avdyli, Bajraj dhe Ndoka
Report Tv zbardh ekskluzivisht skemën se si familjet Avdylaj, Bajri, Ndoka e Sulejmani kishin ndarë detyrat e kryenin trafikun e drogës në dy linja nga Greqia e Italia me destinacion BE-në. Nga përgjimet rezulton se Ndokajt, Bajrat, anëtarë të familjes Sulejmani në Fier dhe një tjetër grup kriminal në Delvinë kryenin trafikun e drogës në linjat e ngritura nga Aadylajt.
23 Tetor 2018, 15:13 -
Zbadhen përgjimet e plota/ Ja lidhjet e bandave nga veriu në jug nga droga te pronat
Zbulohet skema e bashkëpunimit midis grupit kriminal të Shijakut me Bajrat në Shkodër, Ndokajt në Lezhë dhe trafikantët drogës ë Fier, Vlorë e Sarandë. Si përgjimet 2-vjeçare për drogën sollën zbulimin e mafies së tokave në Lezhë, korrupsionin e ish-drejtorit të Burgjeve dhe të 3 policëve.
23 Tetor 2018, 08:10 -
Udhëtime të shpeshta në Turqi dhe Kinë, kush është biznesmeni nga Elbasani i arrestuar për lidhje me Avdylajt
Biznesmeni vizitonte vazhdimisht Kinën dhe Turqinë prej nga ku importonte lëndë të parë për prodhimin e veshjeve. Ai u arrestua pasi rezulton në përgjimet telefonike me grupin Avdylaj nga Shijaku.
22 Tetor 2018, 21:13 -
-
Ja super resorti në Rinas, pronë e 'Baronit' të drogës në Has (FOTO+Dokumenti i Prokurorisë)
Report Tv siguron dosjen hetimore të prokurorisë nga ku rezulton se Admir Hoxha është forca e udhëheqëse në ngritjen e laboratorit sëbashku me tre bashkëpunëtor shqiptarë dy prej të cilëve nga grupi Shijakut, 2 turq dhe dy kosovarë ende të pa arrestuar. Admir Hoxha pronar i superesortit “ADOR” që ndodhet pranë aeroportit të Rinasit.
22 Tetor 2018, 18:35 -
Ekskluzive/ Zbardhen përgjimet, banda e Shijakut, e lidhur me Bajrat dhe Ndokajt
Familja Avdyli e goditur nga megaoperacioni i tre ditëve të fundit trafikonte kokainë dhe heroinë nga Kolumbia drejt BE-së duke bashkëpunuar me Bajrat e Shkodrës dhe Ndokajt e Lezhës. Report Tv zbardh ekskluzivisht vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku dalin qindra orë përgjime mes të arrestuarve.
22 Tetor 2018, 18:08 -
'Ju e keni bo këtë, gabim i rëndë'/ Hetimi për drogë zbuloi mafien e tokave në Lezhë, sherr në familjen e Arben Ndokës
Në dosjen e siguruar nga Report Tv rezulton se edhe brenda familjes Ndoka ka pasur konflikt për pronat ku ish-deputetit familjarët i kanë marrë 5 mijë m2 duke ia dhënë dhëndrit të një prej vëllezërve.
22 Tetor 2018, 17:54 -
-
Ekskluzive/ 'Fatjoni jam, është ky Karagjozi', zbardhet përgjimi që arrestoi Arben Çukon: Na bënë pisllëqe
Fabula që ka çuar në arrestimin e Çukos është zbuluar krejt rastësisht teksa në hetim dhe përgjim ishin pjestarët e një grupi kriminal që merrej me trafik dorge dhe vepra të ndryshme penale.
22 Tetor 2018, 15:44 -
-
27 të arrestuar për laboratorin në Has dhe grupin e Shijakut, nga përgjimet u zbulua Çuko dhe Ndoka (EMRAT)
Nga goditja e katër grupeve kriminale, arrest me burg për 44 persona, 27 janë arrestuar, 6 në kërkim. 13 episode për trafik droge janë dokumentuar, ndërsa është zbuluar droga në Kukës 182 kg morfinë. Nga përgjimi për grupin Avdyli në Shijak kanë rënë në rrjetën e përgjimeve dy ish-deputetët e PS, ndërsa laboratori në Has është zbuluar në bashkëpunim me gjermanët.
22 Tetor 2018, 10:57 -
Nga Cinja, te Titi dhe Nita, zbulohen emrat dhe pseudonimet e 19 anëtarëve të bandës së Shijakut që u arrestuan, lirohet Flamur Avdyli
Policia e Shtetit ka goditur grupin kriminal Avdyli në Shijak duke arrestuar 19 persona, mes tyre drejtuesin Astrit Avdylin me vëllezërit e tij dhe anëtarët e bandës.
22 Tetor 2018, 10:15 -
Arrestimet masive, dy ish-deputetët e PS ranë në rrjetën e përgjimeve të grupit të Shijakut
Sipas burimeve të Report Tv, dy ish-deputetët Arben Çuko, ish-drejtor i Burgjeve dhe Arben Ndoka kanë rënë në rrjetën e përgjimeve të grupit të Shijakut.Grupi i Avdylajve ishte në përgjim prej dy vitesh nga agjencitë ligjzbatuese. Ndërkohë nga përgjimet e grupit të Shijakut, autoritetet ranë në gjurmët e dy ish-deputetëve të PS.
22 Tetor 2018, 09:23 -
