-
Po transportonin alkool dhe mish kontrabandë nga Serbia, arrestohen në Kosovë dy shoferë serbë
Dy persona janë vënë në pranga në pikën kufitare Muçibabë-Lipovicë, pasi u kapën teksa transportonin mallra kontrabandë që vinin nga Serbia me destinacion Kosovën. Mallrat e kontrabanduara në të dy rastet, u sekuestruan nga policia.
13 Gusht 2023, 12:07 -
Vizita e Albin Kurtit në Maqedoni nxit reagime të ashpra: Po imiton taktikat përçarëse të Sali Berishës
“Përçarës i shqiptarëve në rajon”. Ky është epiteti që ka marrë kryeministri Albin Kurti pas vizitës së djeshme në Maqedoninë e Veriut. Kjo pasi ai ka realizuar një vizitë joformale ku ka takuar vetëm përfaqësuesit e dy partive opozitare.
12 Gusht 2023, 21:31 -
VIDEO/ Sulmohet gazetari i ‘Nacionale’ në Kosovë, VIDEO nga momenti i dhunës! Një i arrestuar
Një gazetar i portalit Nacionale është sulmuar në Kosovë, teksa po raportonin gjatë një proteste kundër festivalit DokuFest. Ndërkohë, Nacionale ka publikuar pamjet e këtij sulmi, ku në fakt, Policia e Kosovës shihet duke mos reaguar ndaj të njëjtit.
11 Gusht 2023, 22:53 -
Pacolli: Qytetarët po i paguajnë çdo ditë vendimet e gabuara të qeverisë në veri të Kosovës
Lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka kritikuar vendimet e Qeverisë së Kosovës në lidhje me tensionet në veri të vendit, pasojat e të cilave sipas tij, po vuajnë qytetarët.
11 Gusht 2023, 16:38 -
BE: Nëse Serbia nuk merr hapa për përshkallëzimin e situatës në veri, do të vendosen masa ndaj saj
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka paralajmëruar masa ndëshkuese edhe ndaj Serbisë. Në një deklaratë për mediat, Stano ka thënë se nëse Serbia nuk merr hapa për përshkallëzime të situatës në veri të Kosovës.
10 Gusht 2023, 16:32 -
Kosova s’gjen qetësi, vritet 39-vjeçari në një kafene në Skenderaj, 3 të plagosur! E treta vrasje brenda javës
Një ngjarje e rëndë tronditi sërish Kosovën ku ka mbetur i vrarë një 39-vjeçar ndërsa janë plagosur 3 të tjerë. Ngjarja ndodhi brenda një lokali në fshatin Runik te Skënderajt, dy persona të maskuar mësynë në lokal dhe qëlluan me arme zjarri drejt tyre, ku mbeti i vrarë Nexhmedin Loshi.
10 Gusht 2023, 10:49 -
Kurti: Qeveria e Kosovës e përkushtuar për shtensionimin e situatës në veri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e vlerësoi letrën që dhjetëra ligjvënës euro-perëndimorë u dërguan zyrtarëve të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për ndryshimin e qasjes ndaj Kosovës dhe Serbisë.
9 Gusht 2023, 22:16 -
Deputeti Holandez: Shtetet e Ballkanit 'duhet të marrin vendime të vështira shpejt'
Deputeti holandez i Parlamentit Evropian, Thijs Reuten, beson se diplomacia parandaluese garanton stabilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe ofron mundësi për reagim ndaj secilës krizë eventuale.
9 Gusht 2023, 12:07 -
Kurti: Letra e ligjvënësve të SHBA e BE na përforcon përkushtimin për shtensionim e situatës në veri të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi si zhvillim pozitiv dërgimin e letrës nga dhjetëra ligjvënës amerikanë e evropianë te zyrtarët e lartë në Bruksel, Uashington e Londër, përmes së cilës u kërkua ndryshimi i qasjes ndaj Kosovës dhe Serbisë
9 Gusht 2023, 11:26 -
Osmani takim me senatorin amerikan: E domosdoshme mbështetja e SHBA-së për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar ndihmën e Shteteve të Bashkuara (SHBA) për përshpejtimin e proçesit të anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), gjatë një takimi me senatorin amerikan, Jack Reed, të martën në Prishtinë.
8 Gusht 2023, 21:08 -
Stano konfirmon letrën e deputetëve evropianë e amerikanë për Borrellin
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të përbashkët të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka pranuar një letër nga dhjetëra përfaqësues politikë evropianë dhe amerikanë, të cilët kanë kërkuar nga Brukseli dhe Uashingtoni që të ndryshojnë qasjen e tyre në raport me Kosovën dhe Serbinë, ka konfirmuar zëdhënësi i Brukselit, Peter Stano.
8 Gusht 2023, 20:26 -
Ambasadori ukrainas në Serbi: Po rriten zërat për njohjen e Kosovës nga Kievi
Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Volodymyr Tolkach, ka thënë të martën se në shoqërinë ukrainase po rriten zërat gjithnjë e më shumë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe se një numër i caktuar i deputetëve në Parlamentin e Ukrainës po e përkrahin qëndrimin për njohjen e mundshme të Kosovës.
8 Gusht 2023, 16:20 -
Bërnabiç e vlerëson si mbështetje për Kurtin letrën e ligjvënësve evropianë e amerikanë
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, më 8 gusht shkroi në X se letra e ligjvënësve evropianë dhe amerikanë, përmes së cilës ata kërkuan qasje më të ashpër ndaj Serbisë është “e mirëpritur”. Kjo është “provë e gjallë” që homologu i saj kosovar, Albin Kurti, në të vërtetë gëzon “mbështetje dhe inkurajim të plotë për cenimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan”.
8 Gusht 2023, 16:14 -
Eurodeputeti holandez ‘kritika’ BE-së: Shpresoj që në shtator Kosovës t’i hiqen masat ndëshkuese, kanë qasje izoluese dhe jo balancuese
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten, ka deklaruar se në shtator pret nga Bashkimi Evropian të tërheqë masat ndëshkuese që ka vendosur ndaj Kosovës, në qershor të këtij viti si pasojë e mos deeskalimit të situatës në veri.
8 Gusht 2023, 14:57 -
Ministri i mbrojtjes dha dorëheqjen, Kurti: Shkak arsyet familjare, e falënderoj për punën që ka bërë
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pasi ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka dhënë dorëheqjen nga posti. Në një reagim në Facebook, Kurti falënderon Mehajn për punën që ka bërë në krye të ministrisë, ndërsa bën zyrtare Ejup Maqedonci do jetë ministri i ri."Sot, m
8 Gusht 2023, 12:59 -
Ndryshime në qeverinë e Albin Kurtit, jep dorëheqjen ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj! E zëvendëson koloneli i FSK-së
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka dhënë dorëheqjen dhe në këtë detyrë do të zëvendësohet nga koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci.
8 Gusht 2023, 09:57 -
Bislimi: Zbatimi i udhërrëfyesit të marrëveshjes për energjinë është çështje urgjente
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka kërkuar nga Serbia të zbatojë marrëveshjen për energji. Ai ka thënë se një gjë e tillë është urgjente dhe se mospagesa e energjisë nxit veprimtari kriminale.
7 Gusht 2023, 19:31 -
VIDEO e rëndë/ Momenti kur 48 vjeçari hyn në lokalin plot me njerëz në Kosovë e vret një person! Policia kërkon ndihmë për ta arrestuar, i publikon foton
Policia e Kosovës kërkon ndihmë për arrestimin e autorit të vrasjes së ndodhur paditen e 7 gushtit 2023 në një lokal në rrugën ‘Leonard Palucaj’ në Klinë.’
7 Gusht 2023, 18:54 -
Tensionet në veri të Kosovës, Michael Roth i Bundestagut gjerman bën thirrje për një strategji kushtuar lirisë dhe demokracisë
Ndërkohë që ligjvënësit evropianë dhe amerikanë, po kërkojnë një qasje më të ashpër të perëndimit ndaj Serbisë për ndërhyrjet e saj në Kosovë, Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Gjermanisë (Bundestag), Micheal Roth bën thirrje gjithashtu për një strategji të besueshme në ndryshimin e qasjes ndaj Kosovës dhe Serbisë.
7 Gusht 2023, 12:01 -
Zjarrvënësi i Ballkanit e ka emrin Aleksandër Vuçiç
Revista gjermane “Der Spiegel” kritikon ashpër presidentin serb për tendencat autokratike në vendin e tij dhe rolin destruktiv në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnjë. Ndërsa Vuçiq minon paqen në rajon, Perëndimi po tregohet tepër tolerant. Ndaj propagandës së Vuçiqit po hesht sidomos Mirosllav Lajçak, shkruan revista nga Hamburgu
6 Gusht 2023, 17:48 -
Pasion i veçantë, nënë e bijë koleksionojnë mbi 1 mijë veshjeve kombëtare nga rajoni i Hasit të Prizrenit: Njerëzit na thonë që po i ndrisim fytyrën
Arbnora Kolgjeraj Rexha dhe e ëma e saj, Lajde Kolgjeraj, ia kanë caktuar vetes një qëllim të vetëm: ta promovojnë dhe ruajnë trashëgimin kulturore të veshjesh kombëtare nga rajoni i Hasit të Prizrenit
6 Gusht 2023, 16:26 -
Daçiç për reduktimin e forcave speciale në veri: Kurti po tallet me ndërkombëtarët, ne s’i pranojmë mashtrimet
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka vlerësuar se tërheqja e 25 për qind të forcave elitare të Policisë së Kosovës në dhe përreth objekteve komunale në veri, nuk është hap drejt de-eskalimit të situatës atje, por përpjekje e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të “mashtruar dhe tallur” Serbinë dhe Bashkimin Evropian.
6 Gusht 2023, 14:57 -
Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj në Tiranë, 'Krahu i Shqiponjës' paralajmëron protestë këtë pasdite para kryeministrisë
Një protestë para kryeministrisë do të mbahet sot në orën 16:00, përpara kryeministrisë në Tiranë kundër arrestimit te ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj, i cili më datë 31 Korrik u ndalua nga Policia e Shtetit shqiptar, referuar Letër-Porosisë së Gjykatës Speciale Kosovë.
6 Gusht 2023, 12:06 -
Stojkoviç: Të sanksionohet regjimi i Vuçiç, krijon tensione në Kosovë për të ruajtur pushtetin! Nëse do kishte investuar 8 mld euro për serbët, veriu do të dukej si Dubai
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç përdor çdo mjet për të krijuar tensione në mënyrë që pajtimi me Kosovën të mos ndodhë thotë avokati serb, Çedomir Stojkoviç.
6 Gusht 2023, 10:04 -
Vrasja në Prishtinë, kush është një prej autorëve të dyshuar! I shpallur në kërkim nga FBI për trafik narkotikësh
Njëri nga të dyshuarit për përfshirje në përplasjen me armë në një lokal në Prishtinë mbrëmjen e së premtes mësohet të jetë i kërkuar edhe nga FBI.I njohur me pseudenimin “Duka”, Dukagjin Nikollaj kërkohet edhe nga FBI-ja për trafikim narkotikësh.Dukagj
5 Gusht 2023, 21:37 -
Kosova gati të mbajë zgjedhjet në veri, BE: Presim më shumë informacione për hapat konkret
Gjatë kësaj jave Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal mori vendim për caktimin e një Grupi Punues që do të hartonte Udhëzimin Administrativ për caktimin e procedurave që do ta mundësonin largimin e kryetarëve të komunave në veri përmes një iniciative.
5 Gusht 2023, 21:20