-
-
-
-
Gara për Kryeprokuror/ Shtyhet pa afat verifikimi i kandidatëve, Ibrahimi: Presim të kalojnë në Vetting
Në shkurt kreu i KLP Genti Ibrahimi deklaronte se në qershor do të ishte gati lista e kandidatëve për Kryeprokuror, ndërsa këtë të hënë më 17 qershor KLP e drejtuar prej tij e ka shtyrë sërish afatin. Shkak është bërë mos përfundimi i procesit të vetting për kandidatin në garë, prokurorin Olsian Cela.
17 Qershor 2019, 15:08 -
Frika nga Vetingu/ Ikën nga drejtësia gjyqtari i lartë i emëruar nga PD Andi Çeliku
Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë nuk pranoi të shërbente më në sistemin e drejtësisë, KPK vendos ndërprerjen e Vetingut. Andi Çeliku, nuk ka pranuar të shërbejë më në sistemin e drejtësisë, duke evituar kësisoj kalimin në skanerin e trefishtë të Vetingut për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.
16 Qershor 2019, 07:54 -
Gjykata Kushtetuese/ KED: Lista me tre gjyqtarët është gati, presim të kalojnë Vetting-un
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka gati renditjen e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese në rast se procesi i Vetting-ut kalon me përparësi tre gjyqtarët që garojnë për një mandat. Të kontaktuar nga ReportTv , 'KED' sqaroi se janë në pritje se çfarë do vendos Vetting-u për Ilir Mustafaraj, Regleta Panajoti dhe Anila Kristanin e më pas ti dërgojnë listën për votim parlamentit.
13 Qershor 2019, 17:05 -
Në vetting prokurori i dosjes 339/ Përfaqësuesi i OMN-së: Përdore makinën pa targa! Rrezikon të digjet edhe gjyqtari Mulkurti
Prokurori i dosjes 339 dhe procesit ndaj ish-ministrit Tahiri, Vladimir Mara ka dalë në vetting ku sipas operacionit ndërkombëtar të monitorimit për tre vite ai ka përdorur një automjet të patarguar nga institucionet shqiptare dhe pse ishin çregjistruar targat angleze. Ndërsa Mara u shpreh se nuk kishte pasur qëllim shmangien e ligjit, por e kishte regjistruar në sistemin TIMS.
12 Qershor 2019, 13:13 -
-
Vettingu/ Ngec në sitë kreu i Gjykatës së Tiranës! Shkarkohet edhe gjyqtari që votoi kundër Dritan Dajtit (VIDEO)
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të shkarkojë kreun e Gjykatës së Tiranës, pasi u gjetën probleme në aspektin finaniar. Sipas një raporti që u paraqit gjatë vlerësimit të saj u shfaqën probleme nga përfitimi nga kredia e butë, kur ndërkohë kishte një banesë në emrin e saj.
10 Qershor 2019, 10:04 -
U largua pas aksidentit, probleme edhe me pasurinë...por kandidati për SPAK kalon vettingun
Ai është kandidat për SPAK-un, ndërsa është i njohur edhe si prokurori i dosjes së kokainës së Maminasit, teksa seanca e sotme që ishte edhe e para te Krimet e Rënda u shty për këtë shkak, pasi Kondili ishte 'ankthin' e vettingut.
7 Qershor 2019, 14:11 -
Vettingu rrezikon kandidatin e SPAK/ Pas aksidentit braktisi vendngjarjen në 2016
Vettingu ka kaluar në sitë këtë të enjte dy prokuror kandidat për SPAK, ku rezulton se Eneid Nakuci sipas hetimit të KPK-s kishte braktisur vendngjarjen pasi ishte përfshirë në një aksident në vitin 2016. Po sipas KPK ai kishte probleme me pasurinë, ndërsa kolegu i tij Edvin Kondili prokurori i kokainës së Maminasit rezultoi pa probleme.
6 Qershor 2019, 14:01 -
-
Me aftësi të kufizuara në garë për Kushtetuese/ Tafaj për Report Tv: Kandidoj për t'i shërbyer vendit tim
Me aftësi të kufizuara në shikim, Sinan Tafaj i cili sot shërben si avokat kërkon nga këshilli i emërimeve në drejtësi ta kualifikojë për gjyqtar kushtetues. Në një intervistë për Report Tv Tafaj shpjegon se do t'i shërbejë drejtësisë së re, ndërsa e vlerëson vettingun si një proces që duhet të pastronte problemet e krijuara në 2 dekada.
3 Qershor 2019, 16:12 -
Gjyqtarë e prokurorë vrapojnë drejt avokatisë, 50 kërkesa për licencë para përgjigjeve nga vettingu
50 gjyqtarë e prokurorë kanë aplikuar për të marrë licencën e avokatit përpara se të dalin në vetting. ReportTv mëson se kërkesat janë depozituar në muajin maj, ndërsa me ndryshimet ligjore kush shkarkohet nga vettingu nuk mund të ushtroj profesionin e avokatit. Ndër gjyqtarët që është bërë avokat është edhe ish kreu i kushtetueses Bashkim Dedja i cili e ka patur licencën përpara se të shkarkohej nga vetting.
2 Qershor 2019, 12:03 -
Dënohet gjyqtari i parë që u kap me shkelje të ligjit nga vettingu...nuk do të bëjë asnjë ditë burg!
Dikur në krye të sistemit të drejtësisë, sot Admir Thanza ish gjyqtari Kushtetues dhe i Lartë është i dënuar nga drejtësia shqiptare me 9 muaj burg konvertuar në 18 muaj shërbim prove.
31 Maj 2019, 13:12 -
Nis vettingu për 45 drejtuesit e parë të policisë, komisioni merr dosjet
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit për “Për Vlerësimin Kalimtar dhe Periodik të Punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme”, ka përzgjedhur 45 emrat e parë që do t’i nënshtrohen procesit të Vettingut.
30 Maj 2019, 09:19 -
Nuk justifikon pasurinë! KPA shkarkon 'krahun' e djathtë të Llallës
E njohur si krahu i djathtë i ish kryeprokurorit adriatik llalla, rovena gashi do të mbetet përfundimisht jashtë sistemit. Pasuria e pajustifikuar me burime të ligjshme kanë bindur KPA të mos pranojë ankimin e saj dhe të lërë në fuqi shkarkimin e dhënë korrikun e 2018-ës nga shkalla e parë e vettingut.
29 Maj 2019, 14:09 -
Vettingu/ Konfirmohet në detyrë gjyqtari Dhimitër Lara
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, Dhimitër Lara. Trupa gjykuese e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Firdes Shuli dhe anëtare Etleda Çiftja, vendosi me shumicë votash të konfirmojë Larën në detyrë.
29 Maj 2019, 09:33 -
SPAK në vetting/ Prokurorët në filtër për pasuri, profesion e kontakte me krimin
Prokurorët të cilët kanë aplikuar për të qenë pjesë e prokurorisë antikorrupsion njohur si SPAK do të dalin para vettingut brenda muajit qershor. Report Tv mëson se duke nisur nga 1 qershor në kalendarin e seancave do të publikohen sipas emrave data dhe ora e paraqitjes së tyre para trupës së vettingut.
28 Maj 2019, 13:12 -
Gjyqtari i dosjes 'Hakmarrja për Drejtësi' para Vettingut
Pas dy dekadave në dyert e drejtësisë shqiptare, dosja “Hakmarrja për Drejtësi” përfundon në sallën e vettingut. Me një ankesë drejtuar vettingut Orik e Laert Shyti kanë kërkuar që ndaj gjyqtarit Dhimitër Lara që po kalon në vetting të mbahet parasysh dhe shkelja e ligjit që ai ka bërë me procesin ndaj tyre. Ndërsa Lara i pyetur nga KPK për këtë proces, u shpreh se në qoftë se do kthehej në kohë do të vepronte njësoj për cdo vendim të marrë nga ai.
27 Maj 2019, 15:00
