-
I vetëm në Seli
Askush nuk e ka menduar se Doktor Demokracia bëri një përballje donkishoteske dyvjeçare, duke manipuluar njerëzit, përdorur mediat dhe televizionet, analistët dhe oligarkët, makinerinë e baltës dhe linçimit, uzurpoi stemën dhe partinë, karrigen e kryeopozitarit dhe Selinë, vetëm për të rrënuar Selinë dhe për të ndërtuar Qelinë.
22 Dhjetor 2023, 19:59 -
‘Protesta e Berishës para Kuvendit dështim i paralajmëruar’, Lapardhja në Report Tv: Raporti Berisha-Bardhi ‘i nderë’! Meta ka hallin e vet
Kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për heqjen e imunitetit të deputetit ndaj Sali Berishës, me qëllim kufizimin e lirisë së këtij të fundit, ka trazuar ujërat në kampin e Rithemelimit dhe ka aktivizuar sërish ish-kryeministrin, i cili është duke bërë tentativat e fundit për të shpëtuar nga drejtësia.
19 Dhjetor 2023, 20:04 -
Protesta kundër SPAK, precedent i rrezikshëm
Protesta kundër SPAK-ut për të mbrojtur Berishën, i hap rrugë që nesër të bëjnë të njëjtën gjë Veliaj, Rama, Meta, Kryemadhi, apo kushdo tjetër që ka disa vetë që e ndjekin nga prapa. Lërini të korruptuarit të përballen vetë me drejtësinë.
17 Dhjetor 2023, 19:55 -
Kaosi në Kuvend/ Lapardhaja në Report Tv: Berishën nuk po e ndjek më njeri! Deputetët që i janë bashkuar kanë halle personale
Prej kohësh, duket se produkti i vetëm i opozitës dhe kryesisht Rithemelimit të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, është kaosi në Parlamentin e Shqipërisë.
7 Dhjetor 2023, 21:02 -
Kuvendi i Kullave
Sali Berisha bën sikur votëbesohet, shtatë muaj pas humbjes së zgjedhjeve, që premtoi se do t’i fitonte të tëra dhe i humbi me turp të gjitha, në një formacion apolitik, ilegal, që nuk ka emër të regjistruar, nuk ka vulë e stemë, ka logo të manipuluar, seli të zaptuar, legalizuar me vjedhjen 7501;
2 Dhjetor 2023, 12:31 -
2 dhjetori, vazhdim i pazarit me mjete të tjera
Ndonëse zgjedhjet vendore kanë shtatë muaj që kanë kaluar, Berisha ka thënë vazhdimisht se atë rezultat nuk e njeh dhe nuk e pranon, Kuvendi Kombëtar i Foltores që ka thirrur më 2 dhjetor për t’u votëbesuar, si gjithçka që ai ka bërë në këto kohë, nuk mblidhet për atë që thuhet, por për atë që fshihet.
1 Dhjetor 2023, 10:02 -
Kaosi në Kuvend/ Lapardhja në Report Tv: Tymi dhe flaka fshehin bombën që ka rënë te Rithemelimi! Berishës i duhet partia si mburojë para drejtësisë
Pamjet kaotike, të shkaktuara nga deputëtët e Rithemelimit, gjatë seancave të fundit, në Kuvendin e Shqipërisë, kanë bërë xhiron e botës në të gjitha mediat ndërkombëtare, duke shkaktuar debat dhe polemika të shumta për të “zbërthyer” qëllimin e atij lloj aksioni opozitar.
23 Nëntor 2023, 18:54 -
‘Revolucioni’ jep shfaqje, SPAK-u nuk ndjek TV
Mund të bësh gjithçka, mund të synosh shumëçka, mund të mbahesh në ‘lojë’ nga ata që prej lojës duhet të kishin nxjerrë, mirëpo, je i mbaruar politikisht, sepse revolucioni që po ndodh po transmetohet vetëm në televizor, dhe SPAK-u nuk ndjek shfaqje.
3 Nëntor 2023, 10:22 -
Mercenarët kockalëpirës
Seanca e fundit plenare dhe shfaqja të nesërmen në dyert e komisionit të etikës, nxorri në shesh hallin e madh dhe rrugën pa krye ku janë katandisur grupi i deputetëve që kanë futur turinjtë dhe po hanë në helmetën e përmbysur që u ka nxjerrë përpara Sali Berisha.
31 Tetor 2023, 21:42 -
Namir Lapardhaja: Rama shuan 'Revolucionin' e pasdites me pështymë
Duke qenë se kishin bërë plane, kishin organizuar takime, kishin harxhuar orë të tëra duke e menduar dhe pleqëruar se si do të çanin rrethimin e gardës pasditen e sotme, Rama ua fiku llampën e shpresës dhe i lejoi të futen në seancë
30 Tetor 2023, 16:21 -
Halli i madh i 'Rithemelimit'
Edhe më e papranueshme është kur sheh politikanë të rinj në moshë që kanë shumuar “berishizmin” brenda vetes së tyre dhe bëjnë gjithçka për t’i rënë në sy shefit plak, mbase ai vë dorën në zemër dhe lë testament për pasardhësin politik brenda grupimit
19 Tetor 2023, 17:32 -
Një plak 'non grata' dhe disa çunakë që e kanë betejën mes njëri-tjetrit nuk shkojnë drejt fitores, por drejt nevojtores
Edi Rama është aq rehat me 'opozitën e vërtetë' dhe 'të pashitur' që ka përballë, saqë, përveçse tallet dhe leqendiset si dhe sa i do kokrra e qejfit, por, pastaj i thotë edhe kryetares së Kuvendit që t'i lejojë të flasin edhe përkundrejt mbarimit të kohës dhe shkeljes së rregullores.
12 Tetor 2023, 13:19 -
Për Sali Kullën dhe njerëzit pa të ardhme nga të cilët PD shpëtoi!
Njerëzit pa të shkuar, nuk kanë as të ardhme. Si të tillë, ata janë të gatshëm ta luajnë të tashmen në kumar, të gjitha ose asgjë. Për ta nuk ka ideal, sepse ideali i tyre i vetëm është ambicia e shfrenuar dhe egoja e sëmurë.
5 Tetor 2023, 14:16 -
Sot shqiptarët janë të zhgënjyer, të pandjeshëm dhe të painteresuar për atë se çfarë ndodh, për shkak të politikës
Politikat e gabuara dhe babëzia e madhe për të vjedhur gjithçka, e kanë shndërruar Shqipërinë në një vend ku shteti shihet si bagëti që mund të milet, ligji si i bërë enkas për t’u shkelur dhe ndershmëria si turp që duhet fshehur
30 Shtator 2023, 09:49 -
Të vërtetat që nxori në pah rasti ‘McGonigal’
Ajo që ka dëshmuar McGonigal duhet të jetë edhe ndëshkimi që duhet të ketë Rama, i cili, nga njëra anë, i ka kërkuar publikisht Bashës që të mos e akuzojë nëpërmjet të huajve qeverinë e vendit të vet, dhe, nga ana tjetër, ka paguar mijëra euro për të sajuar dosje dhe për të asgjësuar politikisht Lulzim Bashën
23 Shtator 2023, 18:06 -
Namir Lapardhaja: Saliberishizimi i deputetëve të rinj të PD-së
Nëse kanë bërë një gjë ‘të mirë’ deputetët e grupuar rreth Gazment Bardhit dhe ata që nxituan më herët t’i bashkëngjiteshin Berishës, është të shpëtuarit e vetes nga sulmet, shantazhet, presionet, të sharat, të shpifurat, të përmendurit të brezit të tretë të fisit dhe të afërmve... nga goja e Sali Berishës, medias së familjes dhe argatëve të tij mediatik dhe partiak
22 Shtator 2023, 11:00 -
Foltores së Berishës nuk ia zgjidh dot hallin Gazi dhe Kukësi, por Washingtoni dhe SPAK!
Përveç demokratëve në Kukës, askujt tjetër nuk i intereson fitorja e bashkisë. Sali Berishës nuk i intereson, sepse ‘halli’ i tij nuk zgjidhet nga Kukësi dhe Tropoja, por nga Brukseli dhe Washingtoni. Edhe SPAK padyshim...
19 Shtator 2023, 18:36 -
Morali në politikë, thonë, është armë e të dobtëve
Njerëzit e shajnë mazhorancën, por e tallin minorancën. Ndërkombëtarëve u tregojnë dhëmbët se kanë mbështetjen e popullit, popullin e shkelin me këmbë, sepse kanë mbështetjen e ndërkombëtarëve. Politikën e përdorin si mburojë nga drejtësia, ndërsa drejtësisë i bëjnë presion si njerëz me imunitet nga politika.
6 Shtator 2023, 13:53 -
Përballë partisë do duhej të zgjidhnim Shqipërinë!
Për të mos folur pastaj për dhunën e ushtruar nga ushtria dhe policia fqinje ndaj emigrantëve shqiptarë, që ishin të detyruar të kalonin kufirin maleve, në kushte ekstremisht të vështira, apo operacionet e shpeshta “fshesa”, ku qindra dhe mijëra familje shqiptare dëboheshin pa asnjë lloj motivacioni nga shteti fqinj vetëm për shkak të humorit të prishur të politikanëve në Athinë.
21 Gusht 2023, 19:54 -
Opozita që (s)na duhet
Një opozitë e korruptuar, në antagonizëm të plotë me drejtësinë dhe perëndimin, jo vetëm që nuk do të përfitojë asnjëherë nga goditjet e shumta që merr qeveria, por si organizatë paranojake ajo do të jetë e zënë përherë duke mbrojtur vetveten, duke sulmuar drejtësinë dhe duke gjetur armiq në radhët e imperializmit anglo-amerikan
8 Gusht 2023, 17:44