-
Ëndrra për një jetë më të mirë, e detyroi që të merrte përsipër një rrugëtim të guximshëm, por fatkeqësisht kundër tij ishte e gjithë natyra. I riu, rreth moshës 27-vjeç nga Siria është gjetur i pajetë në Malin Moravës mbrëmjen e sotme dhe paraprakisht dyshohet se viktima ka ndërruar jetë për shkak të temperaturave të ulëta dhe borës, gjatë ecjes së tij në këmbë për të kaluar nëpërmjet shtigjeve.
8 Dhjetor 2021, 22:01 -
-
Korçë/ 39-vjeçari gjendet i pajetë në banesë! Policia: Ishte përdorues droge
7 Dhjetor 2021, 19:30Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 39-vjeçarit. Një ekspertizë më e detajuar do të zbulojë nëse viktima ndërroi jetë nga mbidoza e drogës apo ndonjë shkak tjetër.
-
I burgosuri shqiptar vari veten me lidhëse këpucësh në furgonin e policisë në Greqi, i vëllai: Është vrasje, për 3 muaj mbaronte dënimin! T'i bëhet autopsia në Shqipëri
7 Dhjetor 2021, 11:54Shkëlqim Rusi, vëllai i Adem Rusit i cili, siç raportuan mediat greke, vari veten me lidhëse këpucësh brenda një furgoni të burgut, si kafaz në Greqi, hedh dyshime se nuk është vetëvrasje, por se ai është vrarë.
-
-
Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Nuk presim përmbytje të mëdha, problem zona e Obotit në Shkodër! Të gjitha strukturat në gatishmëri
5 Dhjetor 2021, 18:36Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha në një deklaratë për mediat nga Korça se nuk ka vend për panik, teksa theksoi se nuk priten përmbytje të mëdha. Sipas Peleshit problem mbetet zona e Obotit në Shkodër, e goditur shumë herë nga përmbytje të mëdha. Ministri deklaroi se janë marrë masa dhe se strukturat shtetërore janë në gatishmëri.
-
Humbi kontrollin e mjetit, plagosen dy të rinjtë në rrugën e Malit Moravë
5 Dhjetor 2021, 10:23Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën e Malit Moravë, Korçë. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00, ku drejtuesi i mjetit tip ‘Audi’, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
-
Arti i poçarisë në Korçë! Të rinjtë njihen me sekretet e mjeshtrit të qeramikës
4 Dhjetor 2021, 15:41Mjeshtër prej vitesh në poçari, artizani Vasillaq Kolevica priti këtë herë në punishten e tij një grup të rinjsh nga Gostivari të cilët zgjodhën të njihen me këtë profesion të veçantë.
-
'Foltorja' i përgjigjet Bashës: Halli i demokratëve janë pazaret e tua me Ramën
3 Dhjetor 2021, 19:40 -
-
'Foltorja' në Devoll, qytetari-Berishës: Nga e gjete këtë Bashën se do hajë kokën e tij
3 Dhjetor 2021, 18:22 -
-
-
-
Berisha: Pengkryetari anëtar i organizatës kriminale nga belgët për 'Toyota Yaris'! ‘11 dhjetori’ zhvillohet në ‘Air Albania’...(stadiumin që e cilësonte si folenë e klanit mafioz të Ramës)
3 Dhjetor 2021, 17:42Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga 'Foltorja' e Devollit se Lulzim Basha sipas dosjeve të autoriteteve belge është anëtar i organizatës kriminale, ndërsa i kërkoi atij të japë llogari për Toyota Yaris. Berisha për Kuvendin e 11 dhjetorit tha mund të mblidhen në stadiumin 'Air Albania' por kjo varet nga kushtet atmosferike. Para dy vitesh vetë Berisha e cilësonte "Air Albania" si “folenë e klanit mafioz të Ramës”. Ndër të tjera Berisha deklaroi se pas Kuvendit do të caktojnë datën e protestës së madhe kombëtare kundër Edi Ramës.
-
-
-
Pesë ditë ‘errësire’ në fshatin Panariti në Korçë, shkaku dëbora! Rrugët e Shkodrës ‘lumenj’, bëhen të pakalueshme! Vlora pezullon lundrimin! Katër fshatra pa energji elektrike në Berat
3 Dhjetor 2021, 11:59Shirat e dendur, dëbora në disa zona dhe era e fortë ka kapluar vendin tonë prej disa ditësh duke sjellë kështu problematika të shumta.
-
Reshje, erë e fortë dhe dallgë, ndalohet lundrimi mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë, trageti i linjës me Italinë mbërrin sot me vonesë
3 Dhjetor 2021, 11:28Për shkak të reshjeve të dendura të shut, erës së fortë dhe lartësisë së dallgëve në det, Kapiteneria ka ndaluar lundrimin e të gjitha mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit në Vlorë.
-
Moti i keq, reshje të dendura shiu e erë e fortë në Tropojë, bien inerte në rrugën nacionale Bajram Curri-Valbonë
3 Dhjetor 2021, 10:28Si pasojë e stuhisë ka patur rënie inertesh në rrugën nacionale Bajram Curri-Valbonë,në aksin Kukës-Ura e Zapodit Shishtavec si dhe në disa akse të tjera. Inertet janë pastruar, ndërsa qarkullimi tashmë vijon normalisht në të gjitha akset.