-
Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Korçë-Maliq. Burime bëjnë me dije se një automjet ka përplasur një punonjës të policisë rrugore.
4 Janar 2022, 18:30 -
Ishin kthyer në tmerrin e banorëve të Korçës, përmes vjedhjes së banesave dhe biznese, arrestohen 3 hajdutët
4 Janar 2022, 08:58Tre persona janë arrestuar pasi akuzohen se kanë vjedhur disa banesa dhe biznese në qytetin e Korçës në periudha të ndryshme. Në pranga kanë rënë O. K., 43 vjeç; M. Q., 42 vjeç dhe Xh. P., 37 vjeç, të tre banues në Korçë.
-
-
Fushata e rekrutimit në Korçë, Ministri i Mbrojtjes: Ka interes të lartë, Forcat e Armatosura ofrojnë mundësi karriere për çdo të ri
3 Janar 2022, 12:38Është pritur me interes fushata e rekrutimeve për ushtarë-detarë edhe në Korçë. Pas Elbasanit, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ndoqi këtë proces edhe në këtë qytet, nga ku ftoi të rinjtë ta konsiderojnë këtë një nga mundësitë më të mira për karrierën e tyre
-
Viti i Ri 2022 troket me spektakël fishekzjarrësh në Korçë
1 Janar 2022, 01:09 -
Autori me pistoletë lodër grabit pikën e kredive në Korçë, arrestohet nga policia (EMRI)
29 Dhjetor 2021, 17:11Një pikë dhënie kredie është grabitur mesditën e sotme në Korçë. Mësohet se autori, i cili tashmë është arrestuar, e ka kryer grabitjen nën kërcënimin e një pistolete lodër.
-
-
Artisti pogradecar sjell 15 piktorë botërorë në ekspozitë! Kafkat e Da Vinçit dhe Picasos në ekspozitë pirografike
28 Dhjetor 2021, 20:57Kafkat e skeletet e 15 emrave të mëdhenj të pikturës në botë mes tyre Leondardo Da Vinçin, Monet etj janë rijetëzuar në ekspozitën pirografike në Galerinë e Arteve në Pogradec. Punë e artistit 22-vjeçar, Andi Mitllari tregon që frymëzimi i tij nisi nga piktori surrealist spanjoll Salvador Dali.
-
Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë 'gropë e zezë' në buxhetin e shtetit, investohen edhe 56.8 mln dollarë të tjera
27 Dhjetor 2021, 17:21Banka Islamike për Zhvillim ka miratuar një kredi prej 56.8 milionë dollarë për ndërtimin e 40 kilometrave në segmentin Qukës-Qafë Plloçë që shkurton distancën Tiranë-Korçë. Ky aks rrugor konsiderohet si një "gropë e zezë" në buxhetin e shtetit. Me kredinë e marrë nga Banka Islamike për Zhvillim, Qeveria synon që ta përmbyllë këtë projekt brenda vitit 2023, plot 12 vite nga nisja e punimeve për këtë aks.
-
Balluku inspekton punimet në lotin II të aksit Korçë-Ersekë, pritet të përfundojë në pranverë: Do shkurtojë distancën në 20 minuta
27 Dhjetor 2021, 14:26Në lotin II të aksit rrugor Korçë-Ersekë realizimi fizik i punimeve ka arritur në masën 91%. E gjithë traseja është hapur, ndërsa mësohet se punohet paralelisht me ndërtimin e mureve mbajtës si dhe sistemit të kullimit. Me përmirësimin e kushteve të motit, në pranverë pritet të nisë puna për asfaltimin e të gjithë gjatësisë së lotit.
-
Korçë/ Hapet shtëpia-muze e piktorit të popullit Vangjush Mio, flet vajza: Veprat e babait tim i sfumoi diktatura
26 Dhjetor 2021, 14:45Pas restaurimit të plotë, shtëpia e piktorit të Popullit Vangjush Mio është tashmë e hapur për të gjithë vizitorët. Vajza e tij Rozeta rrëfen përpjekjet që figura e artistit të vazhdojë të qëndrojë e gjallë nëpërmjet artit.
-
-
1 kg kanabis në kofanon e makinës, prangosen 2 të rinj në Korçë! Njëri kontrollonte rrugën para me një Smart
25 Dhjetor 2021, 11:212 të rinj janë prangosur nga policia e Korçës pasi në makinën me të cilën udhëtonte njëri prej tyre është gjetur 1 kg kanabis. Policia njofton se ka zhvilluar operacionin e koduar "Holiday ka sekuestruar edhe një grirëse metalike për lëndë narkotike.
-
Genc Tukiçi dhe Ramona Tullumani sjell magjinë e festave në një koncert krishtlindjesh në Korçë: Është publik shumë i zgjuar dhe i ëmbël
24 Dhjetor 2021, 16:15Një koncerti festiv, me muzikë klasike dhe shoqëruar nga tingujt e pianos dhuruan dyshja e artistëve të njohur shqiptar Genc Tukici dhe Ramona Tullumani në vigjilje të Krishtlindjes në Korçë. Mirëpritur nga artdashësit korçar, artistët interpretuan pjesë të zgjedhura nga vetë ata në Teatrin “Andon Zako Çajupi”.
-
Maliqi thahet për ujë, banorët: Vjen me baltë dhe insekte! Bashkia: Probleme tek depoja që furnizon dy fshatra, kemi marrë masa
23 Dhjetor 2021, 17:44Banorët e fshatit Shëngjergj në Maliq vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Ata thonë se edhe ai pak ujë që vjen është i ndotur me baltë e insekte.
-
Korçë/ Qëlloi me armë zjarri në oborrin e shtëpisë, arrestohet 36-vjeçari! Dy të tjerë në pranga pasi vendosnin lloto në lokal
23 Dhjetor 2021, 16:01Policia e Korçës ka arrestuar tre persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Një person u prangos pasi qëlloi me armë zjarri në ajër ndërsa dy të tjerë u arrestuan pasi vendosnin lloto sportive në lokal.
-
Policët i ndiqnin prej 2 javësh, arrestohen 6 persona në Pogradec, kapen me 21 gramë kokainë
23 Dhjetor 2021, 10:02Mësohet se në pranga kanë rënë Arbër Gjona 21 vjeç, Renaldo Gjona 24 vjeç, Domenik Potka 22 vjeç, Xhemal Oparaku 41 vjeç, Klajdi Zavalani dhe Saimon Oparaku, 18 dhe 19 vjeç, të cilët u kapën me 21.14 gram kokainë në makinë, të cilën e kishin ndarë në doza, gati për ta shitur.
-
-
VIDEOLAJM/ 23 emigrantë të paligjshëm të 'maskuar' si binarë e dërrasa! Durrsaku prangoset në Korçë
18 Dhjetor 2021, 10:45Një 46-vjeçar nga Durrësi është prangosur nga policia e Korçës pasi ka qenë duke transportuar 23 emigrantë të paligjshëm në furgonin e tij, të cilin e kishte përshtatur duke e bërë të dukej sikur ishte mbushur me binarë dhe dërrasa.
-
Ristani nga Korça: Njerëzit e 'Lul Bravës' janë të pallogaritshëm, po votojmë edhe në kinema
18 Dhjetor 2021, 10:17