-
Një aksident me vdekje është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë". Një 34-vjeçar ndërroi jetë pasi makina që po lëvizte përfundoi në liqen.
10 Korrik 2025, 07:21 -
Maliq/ Turistët ndezën zjarr në Plovisht dhe nuk e fikën, zjarrfikësit neutralizojnë flakët
9 Korrik 2025, 13:32Një zjarr përfshiu ditën e sotme një sipërfaqe bujqësore prej 1 hektari në fshatin Plovisht të Maliqit. Falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe 4 vullnetarëve zjarri u fik plotësisht.
-
Prej një 11 ditësh i zhdukur, 70-vjeçari gjendet i pajetë në lumin Devoll
9 Korrik 2025, 12:12Jashar Spaho 70-vjeçari i cili rezultonte i zhdukur që prej 28 qershorit është gjendur sot pa jetë në lumin Devoll, midis fshatit Tren dhe Bitinckë.
-
Korçë/ Mjeti humb kontrollin dhe del nga rruga, përplaset me shtyllën, plagoset shoferi
8 Korrik 2025, 20:35Një tjetër aksident është shënuar pak momente më parë në afërsi të fshatit Bitinckë të Devollit. Drejtuesi ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e duke u përplasur me shtyllën anës rrugës.
-
Korçë/ Aksident në Maliq, mjeti del nga rruga dhe përplaset me pemën, plagoset shoferi
8 Korrik 2025, 19:41Një aksident ka ndodhur në Maliq, ku një mjet ka dal nga rruga. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se drejtuesi ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e duke u përplasur me një pemë.
-
Pogradec/ Po kryente punime në banesë, djali gjen të murosura armatimet që kishte fshehur babai i ndjerë!
8 Korrik 2025, 15:22Një 32-vjeçar kallëzoi në Komisariat se duke kryer punime në shtëpinë e tij në fshatin Gurras, gjeti armën dhe municionin që kishte fshehur babai i tij, i cili nuk jetonte më
-
Pogradec/ Një banesë përfshihet nga flakët, shkak një shkëndijë elektrike
7 Korrik 2025, 17:46Një banesë është përfshirë nga flakët, ditën e sotme në fshatin Trebinjë të Mokrës. Sipas banorëve, zjarri i favorizuar dhe nga temperaturat e larta, është përhapur menjëherë në të gjithë banesën. Dyshohet paraprakisht se shkak i këtij zjarri ka qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa dëmet materiale janë të shumta.
-
Kolonjë/ Gjendet kufoma e një burri pranë stacionit elektrik! Trupi i dekompozuar, të paktën 6 muaj i vdekur! Do të dërgohet për ekspertizë mjeko-ligjore në Tiranë
7 Korrik 2025, 16:08Trupi i një personi është gjetur pasditen e sotme (7 korrik) në Kolonjë, teksa Policia e Korçës ka nisur hetimet për identifikimin, rrethanat dhe shkaqet. Bëhet me dije se ka qenë një banor i zonës, i cili korrte grurin me autokombanjë dhe ka parë kufomën, duke njoftuar menjëherë policinë.
-
-
-
Beleri nga Korça mbështet tezën e aleatit Berisha: Zgjedhjet u manipuluan! Çështja e Detit? Dy shtetet t’i përmbahen marrëveshjes së 2009-ës!
7 Korrik 2025, 12:11Eurodeputeti grek Fredi Beleri, ish-kryebashkiaku i Himarës i arrestuar dhe dënuar me 2 vite burgim për korrupsion zgjedhor për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, ka qenë i pranishëm në përurimin e Konsullatës së Greqisë në Korçë, ku bëri edhe komente politike. Thotë se zgjedhjet nuk ishin të standardit të një vendi që aspiron BE-në dhe raporti OSBE-ODIHR e konstatoi. Kërkon që t'i qëndrohet marrëveshjes së detit të vitit 2009, që Kushtetuesja e rëzoi
-
-
-
-
Gjendet i mbytur një 87-vjeçar në liqenin e Pogradecit, policia: Nuk ka shenja dhune
6 Korrik 2025, 10:36Policia thotë se dyshohet se i moshuari është mbytur pasi nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Familjarët kanë deklaruar se i moshuari është larguar nga banesa në orët e para të mëngjesit.
-
I dënuar me 20 vite burg për trafik ndërkombëtar droge në Zvicër, kapet në Qafë Thanë 34-vjeçari nga Maqedonia e Veriut! Pritet ekstradimi (EMRI)
6 Korrik 2025, 10:0434-vjeçari maqedonas, që tentoi të hynte në Shqipëri përmes pikës kufitare të Qafë Thanës, rezulton i dënuar me 20 vite burg për trafik ndërkombëtar droge në Zvicër. Pritet ekstradimi i tij.
-
Laert Haxhiut iu gjet celular në qeli, shkarkohet drejtori i Burgut të Drenovës, pezullohet shefi i Policisë
5 Korrik 2025, 22:16Gjetja e telefonit, që po hetohet nga SPAK për të zbuluar informacione me interes të rëndësishëm për hetimet që po bëhen ndaj kreut të organizatës së Lushnjës, çon edhe në masat ndaj dy zyrtarëve të burgut, drejtorit Fatjon Fasho dhe shefit të policisë, Sokol Kacoli
-
Devoll/ Prej një jave i humbur, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e 70-vjeçarit! Po nisej drejt Korçës më 28 qershor, u pa në terminal
5 Korrik 2025, 20:36Personi në foto është Jashar Spaho, 70-vjeç, nga fshati Pilur i Devollit, i cili ka humbur kontaktet me familjarët e tij që prej datës 28 qershor. Sipas familjarëve, 70-vjeçari ishte nisur për të shkuar në Korçë, e kanë parë për herë të fundit në afërsi të terminalit të autobusëve. Kush ka informacion se ku ndodhet ai, mund të kontaktojë familjarët në numrat e telefonit 0696450216 dhe 0689356925
-
Korçë/ Shantazhuan për zhvatje dhe çuan drejt tentativës së flijimit një person, shpallet në kërkim vlonjatja 43-vjeçare, nën akuzë bashkëpunëtori
3 Korrik 2025, 15:14Hetimet nisën pas ngjarjes ku personi i shantazhuar kishte konsumuar klor në gjendje të rënduar psikologjike, me qëllim vetëvrasjen. Policia zbuloi se ai kërcënohej nga çifti i dyshuar. 29-vjeçari nga fshati Vatshmi i Korçës merret nën hetim, i gjendet dhe armë sportive. Të panjohura motivet e shantazhit
-
Pogradec/ Familja në trafik droge, ‘Buçimasi’ prangos nënën 64-vjeçare, në kërkim i biri! Njëri nën hetim, sekuestrohen hashash, peshore e lekë (EMRAT)
3 Korrik 2025, 13:37Policia e Korçës godet grupin familjar që shiste kanabis sativa në doza tek klientët, 21-vjeçari kapet në flagrancë duke blerë drogë nga 64-vjeçarja. Zbulohen prova në banesë, 30-vjeçari arrin të shpëtojë dhe shpallet në kërkim