-
Vettingu konfirmoi 91 prokurorë dhe shkarkoi 50! Balla: Nevojiten 103 prokurorë të rinj në sistem, vakancat plotësohen për rreth 4-5 vite
103 prokurorë të cilët mungojnë për shkak të procesit Vettingut, vetëlargimeve apo daljes në pension, pritet të zëvendësohen në një periudhë prej 4 deri në 5 vite. Kreut të KLP, Alfred Balla i kërkoi Kuvendit një mekanizëm zhbllokues për të plotësuar sa më shpejt vakancat.
7 Qershor 2023, 15:54 -
KLP i jep mandat drejtuesi tre vjeçar Prokurorit të Sarandës, Kledian Llaho
Kryetari i KLP, Alfred Balla së bashku edhe me zv/ kryetarin e KLP, Tartar Bazaj. prezantuan sot drejtuesin e Prokurorisë së Sarandës për një mandat tre vjeçar, drejtuesin aktial Kledian Llaho. Prezantimi i drejtuesit të Prokurorisë, Kledian Llaho vjen pas vendimit të marrë nga KLP në mbledhjen e datës 30 janar 2023.
31 Janar 2023, 12:51 -
Presidenca kërkon 490 milionë lekë shtesë nga qeveria për buxhetin e vitit 2023: 14 vite pa rikonstruktuar godinën! Ministria e Financave: Detajoni kërkesat
Një tjetër institucion ka kërkuar fonde shtesë në buxhetin e vitit 2023. Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Ligjeve për buxhetin e vitit 2023, sekretari i përgjithshëm i Presidencës, Florian Kali ka kërkuar rikonstruktimin e godinës së institucionit që përfaqëson. Gjithashtu, presidenca kërkoi rr
2 Nëntor 2022, 11:31 -
Buxheti i vitit 2023, KLP në komisionin e Ligjeve: Na duhet fond më i lartë, nuk mbulojmë dot shpenzimet me faturat e ujit dhe dritave
Numër më i madh stafi në Teknologjinë e Informacionit, riformësim të strukturës dhe buxhet më të lartë. Këto kanë qenë disa nga kërkesat e bëra nga kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë gjatë dëgjesës në Komisionin e Ligjeve.Balla tha se duhej që numri i punonjësve të strukturës së KLP duhej të shkonte në 78 persona, nga 65 që ishte aktualisht.
2 Nëntor 2022, 11:06 -
KLP raporton tek ‘ligjet’: Prokuroria në periudhë të vështirë! Balla: Një prokuror ka në shqyrtim deri në 700 dosje! Bylykbashi: Instrumentet që keni në dorë si tufë me thupra
Raporti vjetor i Këshillit të Lartë të Prokurorisë në Komisionin e Ligjeve është shoqëruar me debate nga deputetët e të dy kaheve politike. Anëtarët e komisionit e konsideruan të papranueshme faktin që KLP nuk ka emëruar ende tre prokurorët që duhen për SPAK, një nga rekomandimet kryesore të kuvendit për vitin e kaluar. Ndërkohë u konsiderua e papranueshme heshtja e KLP kundrejt deklaratave të fundit për punën e SPAK, që kreu i KLP, Alfred Balla, i konsideroi thjeshtë retorikë politike.
18 Maj 2022, 22:30 -
Kreu i KLP për Report Tv: Harta e re gjyqësore s’mund të jetë me një Apel! Reforma e bëri prokurorinë të pavarur dhe më të besueshme! Mungojnë 170 prokurorë në sistem
Kreu i KLP-së, Alfred Balla ka folur për hartën e re gjyqësore, ku tha se ajo është gati por duhet rishikuar pjesa që vendi të ketë vetëm një Apel. Në një intervistë për Report Tv , Balla tha se një Gjykatë Apeli është jashtë realitetit dhe se harta e re gjyqësore ka një afat implementimi 3-6 muaj.
14 Prill 2022, 12:06 -
Alfred Balla zgjidhet kryetari i ri i Këshillit të Lartë të Prokurorisë! Merr 10 vota pro
Alfred Balla zgjidhet Kryetari i ri i KLP! Pas përvojës 3-vjeçare si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla do të marrë nga dita e sotme drejtimin e këtij institucioni. ai u zgjodh me 10 vota pro nga 11 anëtarë të KLP gjithsej.
28 Mars 2022, 11:18 -
Alfred Balla shpall kandidaturën për kreun e KLP: Të çojmë përpara misionin e nisur
Alfred Balla, aktualisht zëvendëskryetar u Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ka shpallur sot kandidaturën për kreun e KLP. Pas mbarimit të mandatit të Gent Ibrahimit, Balla ka njoftuar interesimin e tij për këtë post.
23 Mars 2022, 17:43 -
Politikë
ILD nis hetim disiplinor për 3 anëtarë të KLP-së! Prokurori: Gjueti shtrigash sepse jemi kandidatë potencial për 't'i zënë vendin' Gent Ibrahimit
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka nisur një hetim disiplinor për 3 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), me argumentin se kanë shkelur parimin e konfliktit të Interesit. Ky vendim është marrë në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme dhe bëhet fjalë për Alfred Ballën Nurihan Seitin dheTartar Bazajn. Mirëpo, Alfred Balla një nga prokurorët për të cilin ka nisur hetimi disiplinor, ka thënë se kjo nuk është gjë tjetër veçse një "gjueti shtrigash".
20 Tetor 2021, 20:44 -
Shtyhet mbledhja e KLP për pikëzimin kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm! Balla: Anëtarët duan më shumë kohë
Mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë është shtyrë pasi është kërkuar më shumë kohë për të shqyrtuar kandidaturat për kryeprokuror. Mbledhja ka zgjatur vetëm pak minuta.
1 Tetor 2019, 13:59 -
Ekskluzive/ Zbardhen diskutimet, KLP i kërkon Qeverisë një pallat e superpaga për SPAK-un
Shqiptarja.com ka zbardhur diskutimet. Anëtari i KLP-së, Kostaq Beluri ka propozuar që të kërkohet rritja e financave për SPAK-un, me qëllim për të nxitur prokurorët që të aplikojnë për t'u bërë pjesë e Prokurorisë së Posacme. Nga ana tjetër, anëtarja Antoneta Sevdari është revoltuar duke thënë se nuk mund të barazohet prokurori i SPAK-ut me atë që heton shoferët e dehur.
9 Shkurt 2019, 07:25 -
Nënkryetari KLP, Alfred Balla për Report Tv: SPAK nis punën me 10 prokurorë
SPAK-u do të nisë nga puna edhe me 10 prokurorë nëse deri më 21 shkurt nuk do të ketë aplikime të tjera. Në një intervistë për Report Tv numri dy i KLP-së, Alfred Balla, sqaroi se qëllimi i reformës nuk ishte zvarritja e hetimeve por ritmi më i shpejtë. Balla u ribëri thirrje prokurorëve të aplikojnë me premtinin se KLP do të jetë krah tyre në çdo hap.
7 Shkurt 2019, 20:28