-
Zjarri ka rënë në fabrikën 'EuroFish', në pronësi të Kujtimi Shkrelit, Emilio Rizzoli-t, me nga 14 dhe 16 përqind dhe kompanive italiane 'Parma Fish' dhe 'Delicious Rizzoli'. Flakët kanë shkrumbuar thuajse tërësisht kompaninë, e cila operon prej 25 vitesh në Lezhë dhe ka një numër të konsiderueshëm prej 430 punonjësish, 96% e të cilëve janë gra.
18 Shkurt 2022, 06:57 -
100 euro për test COVID pozitiv dhe 50 për atë negativ, arrestohet në Lezhë farmacistja, shpallet në kërkim administratorja e farmacisë
17 Shkurt 2022, 09:19Sipas policisë, në periudha të ndryshme kohore, ato kanë pajisur persona të ndryshëm me teste të falsifikuara COVID, pa iu nënshtruar më parë kryerjes së testit dhe marrjes së kampionit PCR nga kërkuesit.
-
Aksident në superstradën Lezhë-Laç, përplasen dy makina, një i plagosur
16 Shkurt 2022, 18:13Mësohet se nga përplasja e dy makinave pranë kryqëzimit të Rriles, u plagos drejtuesi i metit 'Skoda'. Ndërkohë, kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
-
-
Vuajtjeve të Asqeri Letit i vjen fundi, hyn në shtëpinë e rindërtuar në Laç: Do marr teshat, që sot do fle këtu! Përfundon procesi i shpërndarjes së çelësave për 522 familje
15 Shkurt 2022, 10:48Vuajtjes së Asqeri Letit, sa në shtëpi në tjetrën, pas 2 viteve i ka ardhur fundit. Sot, ai do të fle në shtëpinë e tij të re, të rindërtuar pasi tërmeti i ka shkatërruar godinën që kishte ndërtuar me mund e me djersë. Këto 2 vite, Leti i tregon si aspak të lehta për të, por për fat të mirë patën një fund të lumtur.
-
Me short publik, shpërndahen çelësat e apartamenteve të zonës 1/1 në Laç
14 Shkurt 2022, 20:42Ka nisur sot shpërndarja e çelësave të apartamenteve të zonës 1/1 në Laç
-
Vrau rapsodin dhe mikun e tij, lihet në burg Edmond Përdoda: Krimin e kreva i vetëm, arsye familjare, vëllai s’ka lidhje! 39-vjeçari tregon vendin ku i fshehu armët
14 Shkurt 2022, 09:56Burime për Report Tv bëjnë me dije se Përdoda ka pranuar krimin para togave të zeza ndërsa ka theksuar se krimin e ka kryer i vetëm, dhe jo në bashkëpunim me të vëllanë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se vetë Edmond Përdoda ka treguar vendin ku kishte groposur armët në mal.
-
Aksident në Lezhë, makina përmbyset në rrugë, plagoset rëndë shoferja
14 Shkurt 2022, 08:37Një person ka mbetur i plagosur rëndë mëngjesin e sotëm në Lezhë, si pasojë e një aksidenti. Ngjarja u regjistrua në fshatin Pllane, ku një automjet ka dalë nga rruga, duke u përmbysur.
-
U prangos nga RENEA për vrasjen e dyfishtë në Lezhë, ekzaminim armës së gjetur në banesën e 39-vjeçarit Përdoda! Mund të jetë përdorur në ekzekutim
13 Shkurt 2022, 11:29Arma e zjarrit kallashnikov e gjetur në banesen e 39-vjeçarit Edmond Përdoda i cili u arrestua të premten nga forcat RENEA në Lezhë, si autor i dyshuar për një vrasje të dyfishtë do të ekzaminohet, për të parë nëse është përdodur në ngjarjen 27-prillit të vitit 2020 në fshatin Lalm Lukaj të Lezhës.
-
Fshehu poshtë rrobave çantën me 3 kg ar dhe ora luksoze, arrestohet 'korrierja' shqiptare në aeroportin e Stambollit! VIDEO nga ndalimi, e lidhur me grupin kriminal në Laç
12 Shkurt 2022, 10:55Një grua shqiptare është arrestuar në aeroportin e Stambollit pasi është kapur me një sasi prej 3 kg ar dhe shumë bizhuteri floriri e ora luksoze me vete të fshehura poshtë rrobave. Sipas disa mediave në vendin tonë Fatime Reçi është nga Laçi dhe mendohet se është 'korrierja' e një grup i kriminal shqiptar që operon në këtë zonë dhe ka lidhje familjare me një personazh të ekzekutuar kohët e fundit pikërisht në qytetin e Laçit.
-
'Afrohu, rrotullohu'! RENEA me blind te dera e shtëpisë, arrestohet i riu që vrau rapsodin dhe mikun e tij në 2020 për kanabisin! VIDEO kur i vënë prangat
11 Shkurt 2022, 09:22"Afrohu, afrohu, rrotullohu mbrapsht"...është kjo një sekuencë nga operacioni i forcave të RENEA-s në arrestimin e 39-vjeçarit, Edmond Përdoda, një person me rrezikshmëri të lartë, pasi ka ekzekutuar së bashku me vëllanë e tij, 2 persona.
-
-
-
-
-
Pas debateve me familjarët, 32-vjeçari në Lezhë vetëplagoset me plumb në kokë, ndërron jetë në spital! Viktima i arrestuar më parë për grabitje
10 Shkurt 2022, 15:29Një 32-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Lezhës. Sipas policisë, 32-vjeçari dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri dhe ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
-
U përplas nga kamioni në rrugën Milot-Rrëshen, 50-vjeçarja nuk i mbijeton plagëve të marra, ndërron jetë në Spitalin e Traumës
8 Shkurt 2022, 20:37Ngjarja u regjistrua në rrugën Milot-Rrëshen, në afërsi të një karburanti ku 50-vjeçarja e identifikuar si Delina Cera, banuese në Milot, u përplas nga një kamion.
-
Masakra me helmimin e qenve në Lezhë, Bashkia asnjë strategji për trajtimin e tyre! Në buxhetin e 2022 një fond i posaçëm për rehabilitimin e qenve endacakë
8 Shkurt 2022, 17:42Pas Korçës dhe Vlorë edhe Lezha po përballet me problematikën e qenve të rrugës. Prej ditësh qyteti është mbushur me kafshë të ngordhura, ndërsa bashkia nuk pranon të prononcohet pasi nuk ka asnjë strategji për trajtimin e tyre.
-
Përdhunoi të miturën në Kurbin dhe e kërcënonte vazhdimisht, Gjykata e Apelit në Tiranë dënon me 6 vite burg të riun
8 Shkurt 2022, 16:03Gjykata e Apelit në Tiranë ka dënuar me 6 vite burg Ervis Gjecin, i cili u arrestua në nëntor të vitit 2019 pas denoncimit nga një vajzë e mitur se ai kishte abuzuar me të dhe po ashtu e kërcënonte vazhdimisht për të vazhduar lidhjen me të, si dhe për të mos frekuentuar shkollën, duke i shkaktuar asaj ankth dhe frikë.
-
Gërryenin me ekskavator për të marrë inerte nga shtrati i lumit Mat, arrestohen tre persona në Milot
8 Shkurt 2022, 12:19Policia e Lezhës ka arrestuar tre persona, pasi janë konstatuar tek vendi i quajtur "Ura e Zogut", në shtratin e lumit Mat, duke gërryer dhe duke marrë inerte me kamionë.