-
Pas identifikimit, eshtrat e Mariglen Gjonajt janë tërhequr nga familjarët e tij në Fushë-Mamurras. Ata kanë hapur dyert e mortit për t’i dhënë lamtumirën e fundit djalit të tij që rezultonte i zhdukur prej 7 vitesh. Xhaxhai i Mariglenit, Fran Gjonaj kërkon që të zbardhet ngjarja dhe autorët e këtij krimi makabër të vihen para drejtësisë.
3 Qershor 2022, 18:30 -
-
-
Identifikohen eshtrat e gjetura në Fushë-Kuqe të Kurbinit, i përkasin Mariglen Gjonajt, i zhdukur në 2015! ADN-ja u përputh me atë të mamasë së tij
3 Qershor 2022, 15:38Janë identifikuar eshtrat e gjetura në 3 prill të këtij viti në Fushë-Kuqe të Kurbinit. Ashtu siç edhe dyshohej eshtrat i përkasin Mariglen Gjonajt, i cili rezultonte i zhdukur që nga 2015. Identifikimi është kryer pas përputhjes së ADN-së së 16-vjeçarit të zhdukur 7 vite më parë, me ato të mamasë së tij, së cilës iu mor një profil ADN-je nga prokuroria për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore.
-
Tjetërsim i pronave në Lagunën e Kune-Vain, arrestohet në Lezhë Drejtori i Zonave të Mbrojtura dhe 2 vartësit e tij! Në kërkim përgjegjësi i Monitorimit
3 Qershor 2022, 14:44Në "Grykëderdhjen e Matkeqës" brenda zonës së mbrojtur të Kune Vainit për javë me radhë u hodhën interte dhe laguna u tjetërsua. Gjithçka ndodhi mes ditës me diell, por ata që duhet të ruanin perlën e natyrës nuk ishin në lartësinë e detyrës!
-
Ra në kontakt me energjinë elektrike, merr flakë automjeti i ngarkuar me ushqim për bagëtitë në Lezhë
3 Qershor 2022, 14:32Një automjet i ngarkuar me bazë ushqimore për bagëtitë ka rënë në kontakt me energjinë elektrike në Tale të Lezhës. Për rrjedhojë, baza materiale është përfshirë nga flakët e zjarrit por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
-
Lezhë/ I gjenden në shtëpi dy qese me kanabis, arrestohet 61-vjeçari
2 Qershor 2022, 13:21LEZHË- Një 61-vjeçar me iniciale P.Gj nga fshati Kauler ka rënë në pranga e policisë pasi, në banesën e tij u gjetën 2 qese me kanabis me peshë rreth 1 kilogramë.
-
-
Refugjatët afganë ngrihen në protestë në Shëngjin, një nga shoqatat s’i ka paguar shpenzimet e hotelit që nga janari
1 Qershor 2022, 12:12Një pjesë e refugjatëve afganë të strehuar në Shëngjin, që prej shtatorit të vitit të kaluar janë ngritur sot në protestë. Kjo pasi një nga 5 organizata që financon qëndrimin e tyre në Shqipëri, nuk ka paguar detyrimet e hotelit, ku ato qëndrojnë që prej muajit janar
-
-
-
Gjenden 520 fidanë kanabis në Lezhë, autori 47-vjeçar në kërkim, vihet nën hetim kryeplaku dhe specialisti i mjedisit
31 Maj 2022, 12:11Në fshatin Zimaj të Lezhës, nëpërmjet dronëve u gjendën 520 fidanë kanabis të cilët më pas u asgjësuan nga policia me anë të djegies.
-
Taksistët e Lezhës ngrihen në protestë: Na kanë përjashtuar nga shërbimi për ‘Festivalin Unum’, do të sjellin taksi nga Tirana! Policia shoqëron një prej tyre: Bëri thirrje për dhunë
31 Maj 2022, 10:08Përjashtimi nga shërbimi për “Festivalin ndërkombëtar të muzikës elektronike Unum” që do të mbahet ne Shëngjin nga data 1 deri me 6 qershor ka ngritur në proteste taksistët e Lezhës.
-
Trajleri pëson defekt, bllokohet qarkullimi në Shëngjin
31 Maj 2022, 08:50Që prej orës 7 të mëngjesit, përgjatë superstradës Lezhë-Milot është krijua një trafik i rënduar, pasi një trajler ka pësuar defekt në kryqëzimin e Shëngjinit, duke bllokuar hyrjen në qytet.
-
-
-
Ndahet nga jeta polici i burgut në Shënkoll, Sindikata Policore paralajmëron protesta: Nuk u lejua të shkojë në spital derisa mbaroi turnin! Drejtoria e Burgjeve e mohon
30 Maj 2022, 10:06Polici i burgut të Shënkollit në Lezhë ka ndërruar jetë pas komplikacioneve që iu shfaqën teksa po kryente shërbimin në turnin e tretë.Gjovalin Frroku 62 vjeç kërkoi ndihmë pasi nuk ishte ndjerë mirë, por mjeku nuk konstatoi problem shqetësues ndaj edhe vijoi të qëndronte në punë, por pak pasi la turnin, humbi jetën. Sindikata e Shërbimeve Policore thotë se Frroku kërkoi ndihmën e urgjencës për shkak të problemeve në zemër rreth orës 3 të mëngjesit, por nuk u lejua të largohej. Për këtë kërkohet që të caktohet një datë për protesta para institucioneve në Tiranë.
-
Kishte kthyer shtëpinë në magazinë për të përpunuar drogë, arrestohet i riu në Lezhë! Sekuestrohet 57 kg lëndë narkotike dhe 100 bimë kanabis
28 Maj 2022, 09:5057 kg kanabis të grira në proces tharje janë sekuestruar nga policia e Lezhës në kuadër të operacionit të koduar ‘Light’ në një magazinë në Mamurras
-
-
Lezha çel zyrtarisht me festë sezonin turistik, Pjerin Ndreu: Atraksion i veçantë, mbretëresha e gastronomisë
27 Maj 2022, 16:56Lezha çeli zyrtarisht sezonin turistik të këtij viti duke prezantuar resurset natyrore, atraksionet historike dhe gastronominë.