-
Dy të plagosur kanë mbetur pas një konflikti me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mengjerit në Mamurras. Të plagosur kanë mbetur shtetasit Gentian Diva dhe Andi Skonja, ndërsa është arrestuar Andi Diva dhe është shpallur në kërkim Kastriot Leshaj e Armando Lleshaj
22 Shkurt 2022, 08:09 -
E përdornin oborrin për të luajtur me top, shoqërohen 4 të mitur që dëmtuan muret e kalasë së Lezhës
21 Shkurt 2022, 10:304 të mitur janë autorët që dëmtuan muret e kalasë së Lezhës dy dite më parë. Burime pranë policisë së Lezhës për Report Tv bëjnë me dije se të miturit e përdornin oborrin e kalasë për të luajtur top, ndërsa se fundmi , roja i kalasë nuk i ka lejuar që të futen pa prerë biletat
-
U aksidentua për vdekje nga ish-kunati dy vite më parë në Lezhë, flet për Report Tv babai i viktimës: Janë përfshirë 4 persona në vrasjen e djalit
21 Shkurt 2022, 08:16Për vrasjen e Ylli Menës 2 vite më parë në Ishull Lezhë dyshohet se është i përfshirë edhe një i afërm i viktimës përveç kunatit të tij. Megjithatë, babai i Menës insiston se janë edhe dy të tjerë të cilët policia ende nuk i ka identifikuar.
-
Dhunohet kalaja e Lezhës gjatë natës, shkulen gurët e mureve dhe hidhen te kabina e biletarisë
20 Shkurt 2022, 12:35Kalaja mesjetare e Lezhës, monument kulture, është dhunuar gjatë natës nga persona të panjohura. Akti vandal ka ndodhur gjatë natës nga persona ende të paidentifikuar të cilët kanë hequr gurët e kalasë dhe i kanë hedhur mbi vendin e biletarisë.
-
‘Shkëmbim shijesh’, afganë e shqiptarë festë në Lezhë! Kuzhina tradicionale e shqiptare bëhen një në Shëngjin
19 Shkurt 2022, 18:34Komuniteti afgan në Shëngjin është integruar më së miri në vendin tonë, duke u bërë edhe pjesë e aktiviteteve sociale e kulturore. Këtë herë ishte "Shkëmbim Shijesh", që mblodhi bashkë në Lezhë, afganë e shqiptarë, të cilët përgatitën gatime tradicionale nga dy vendet.
-
-
Në Fishtë rindëtojnë ‘Strehën’ ku u pritën mijëra vëllezër nga Kosova që i iknin luftës! Instalacioni që përkujton ardhjen e refugjatëve 23 vite më parë
18 Shkurt 2022, 19:10Kur të shkoni në fshatin Fishtë të Lezhës, përpos shtëpisë së Fishtës dhe kishave të vjetra mund të vizitoni dhe instalacionin "Streha" vendosur me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. "Streha" ndodhet pikërisht në vendin ku u strehuan shqiptarët e Kosovës në vitin 1999.
-
Përplasen dy automjete në autostradën Lezhë-Laç, plagoset rëndë një person
18 Shkurt 2022, 14:04Një person ka mbetur i plagosur pas përplasjes së dy automjeteve në autostradën Lezhë-Laç.
-
-
Pistoletë dhe kokainë në makinë, dy të arrestuar në Lezhë! Një tjetër shpallet në kërkim (EMRAT)
18 Shkurt 2022, 09:25Policia njofton se në mjetin e Gjetës u gjet një armë zjarri dhe kokainë ndërsa ky i fundit ka përfituar nga errësira duke u larguar, por dy të tjerët u arrestuan.
-
-
Zjarri shkrumbon fabrikën e peshkut në Lezhë! 'EuroFish', me mbi 400 punonjës dhe prej 25 vitesh në treg! Tymi mbulon zonën, hapet pas një ore qarkullimi i mjeteve në rrugën Lezhë-Laç (VIDEO)
18 Shkurt 2022, 06:57Zjarri ka rënë në fabrikën 'EuroFish', në pronësi të Kujtimi Shkrelit, Emilio Rizzoli-t, me nga 14 dhe 16 përqind dhe kompanive italiane 'Parma Fish' dhe 'Delicious Rizzoli'. Flakët kanë shkrumbuar thuajse tërësisht kompaninë, e cila operon prej 25 vitesh në Lezhë dhe ka një numër të konsiderueshëm prej 430 punonjësish, 96% e të cilëve janë gra.
-
100 euro për test COVID pozitiv dhe 50 për atë negativ, arrestohet në Lezhë farmacistja, shpallet në kërkim administratorja e farmacisë
17 Shkurt 2022, 09:19Sipas policisë, në periudha të ndryshme kohore, ato kanë pajisur persona të ndryshëm me teste të falsifikuara COVID, pa iu nënshtruar më parë kryerjes së testit dhe marrjes së kampionit PCR nga kërkuesit.
-
Aksident në superstradën Lezhë-Laç, përplasen dy makina, një i plagosur
16 Shkurt 2022, 18:13Mësohet se nga përplasja e dy makinave pranë kryqëzimit të Rriles, u plagos drejtuesi i metit 'Skoda'. Ndërkohë, kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
-
-
Vuajtjeve të Asqeri Letit i vjen fundi, hyn në shtëpinë e rindërtuar në Laç: Do marr teshat, që sot do fle këtu! Përfundon procesi i shpërndarjes së çelësave për 522 familje
15 Shkurt 2022, 10:48Vuajtjes së Asqeri Letit, sa në shtëpi në tjetrën, pas 2 viteve i ka ardhur fundit. Sot, ai do të fle në shtëpinë e tij të re, të rindërtuar pasi tërmeti i ka shkatërruar godinën që kishte ndërtuar me mund e me djersë. Këto 2 vite, Leti i tregon si aspak të lehta për të, por për fat të mirë patën një fund të lumtur.
-
Me short publik, shpërndahen çelësat e apartamenteve të zonës 1/1 në Laç
14 Shkurt 2022, 20:42Ka nisur sot shpërndarja e çelësave të apartamenteve të zonës 1/1 në Laç
-
Vrau rapsodin dhe mikun e tij, lihet në burg Edmond Përdoda: Krimin e kreva i vetëm, arsye familjare, vëllai s’ka lidhje! 39-vjeçari tregon vendin ku i fshehu armët
14 Shkurt 2022, 09:56Burime për Report Tv bëjnë me dije se Përdoda ka pranuar krimin para togave të zeza ndërsa ka theksuar se krimin e ka kryer i vetëm, dhe jo në bashkëpunim me të vëllanë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se vetë Edmond Përdoda ka treguar vendin ku kishte groposur armët në mal.
-
Aksident në Lezhë, makina përmbyset në rrugë, plagoset rëndë shoferja
14 Shkurt 2022, 08:37Një person ka mbetur i plagosur rëndë mëngjesin e sotëm në Lezhë, si pasojë e një aksidenti. Ngjarja u regjistrua në fshatin Pllane, ku një automjet ka dalë nga rruga, duke u përmbysur.
-
U prangos nga RENEA për vrasjen e dyfishtë në Lezhë, ekzaminim armës së gjetur në banesën e 39-vjeçarit Përdoda! Mund të jetë përdorur në ekzekutim
13 Shkurt 2022, 11:29Arma e zjarrit kallashnikov e gjetur në banesen e 39-vjeçarit Edmond Përdoda i cili u arrestua të premten nga forcat RENEA në Lezhë, si autor i dyshuar për një vrasje të dyfishtë do të ekzaminohet, për të parë nëse është përdodur në ngjarjen 27-prillit të vitit 2020 në fshatin Lalm Lukaj të Lezhës.