-
Çelet Panairi Librit/ Ekspozojnë 90 shtëpi botuese, promovohen 60 libra të rinj! Botuesja Tafa: Sot në Shqipëri shkruhet letërsi e mirë, por duhen subvencione
Rreth 90 botues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë pjesëmarrës në panairin e 27- të të librit të çelur këtë të mërkurë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Rreth 100 veprimtari dhe 60 promovime librash të rinj janë parashikuar të jenë pjesë e panairit, që do të zgjasë deri më 17 nëntor.
13 Nëntor 2024, 17:32 -
-
-
‘Histori solidariteti, kur sot, atyre që duan një jetë më të mirë u mbyllen dyert!’ Ardone në Panair për ‘Trenin e fëmijëve’! Libri special për Italinë e pasluftës
Shkrimtarja Viola Ardone, autorja e një prej librave më special për fëmijë ‘Treni i fëmijëve’ ka vizituar gjatë këtyre ditëve Panairin e Librit. Në Pallatin e Kongreseve ajo ka takuar lexuesit, si dhe ka treguar pak nga shpirti i historisë që rrëfen, bazuar në histori të vërtetë dhe ambientuar në Italinë e pasluftës.
19 Nëntor 2023, 16:12 -
-
Ilide Carmignani, ‘zëri’ i Nerudës, Markez e autorëve të mëdhenj në italisht në Panair: ‘Magjia’ e përkthimit e miqësia me Sepulvedën! Letërsia, urë dialogu me Shqipërinë
Një nga mjeshtret e përkthimit të skenës bashkëkohore, Ilide Carmignani viziton për herë të parë Shqipërinë, me rastin e Panairit të Librit. Ajo tregon sekretet e përkthimit, bashkëpunimet me autorë të njohur dhe ka një këshillë për përkthyesit e rinj
17 Nëntor 2023, 16:31 -
Presidenti Begaj në Panairin e Librit: Gjithçka ‘flet’ shqip falë shkrimtarëve, përkthyesve dhe botuesve që ndjekin këtë traditë
Presidenti Bajram Begaj vizitoi sot Panairin e Librit që ka çelur dyert për publikun në Tiranë, për të 26-in vit me radhë. Kreu i Shtetit u ndal në stendat e botuesve shqiptarë të Shqipërisë, të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut/
17 Nëntor 2023, 14:58 -
-
Shqiptarët që ikin, ‘Komploti’ i Ben Blushit, si një paralajmërim, shkrimtari në Panair: Një thirrje letrare për të mos e braktisur vendin!
Ben Blushi në Panair zgjon interesin e lexuesve me librin e tij të ri “Komploti”. Ai tregon projektimin e tij letrar për Shqipërinë e vitit 2043, me numër të tkurrur të shqiptarëve dhe të huajt që shtohen. Situata të trazuara, ku konflikti mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës vijon edhe 2 dekada më vonë të influencojë shtetet e vogla.
16 Nëntor 2023, 17:36 -
Legjenda e futbollit Lilian Thuram në Tiranë si autor, rrëfimi për racizmin: E provova në lëkurë! Futbolli, tani e ndjek në rolin e babait
Në stendën e Botimeve Papirus, teksa jep autografe për librin e tij "Mendimi i bardhë", i pëlqen të shkëmbejë dy fjalë me dashamirësit e tij. Legjenda franceze e futbollit, Lilian Thuram, vizitën e parë në Shqipëri e shënon në petkat e autorit.
16 Nëntor 2023, 17:06 -
Panairi i Librit, Konomi: Kultura duhet të sponsorizohet nga shteti! Çmimet e librave në Shqipëri shumë të larta në krahasim me pagat
Një nga penat që sjell çdo vit libra për lexuesit shqiptarë, Ilir Konomi shprehet se një nga arsyet e uljes së numri të lexuesve janë çmimet e librave, të cilat në Shqipëri janë shumë më të larta se në Amerikë. Ndërsa thekson domosdoshmërinë e sponsorizimit t&
16 Nëntor 2023, 16:37 -
Panairi, besnikët e letërsisë përballë tkurrjes së lexuesve! Shkrimtarët: Nuk shpërblehemi për strapacimin tonë! Shitësit e librit fitojnë më shumë se autorët
Në Pallatin e Kongreseve ka nisur panairi i 26-të i librit me 95 ekspozues. Prej dy ditësh eventi i përvitshëm ka mbledhur personazhe ‘besnikë’ të kësaj tradite, vizitorë dhe shtëpi botuese që sjellin secili një model, stil dhe mënyrë unike të shkruari. Por, përveç tkurrjes së numrit të lexuesve, shkrimtarët përballen me probleme të tjera të hershme që lidhen me shpërblimin për artin e tyre, i cili në aspektin ekonomik zhvlerëson penën e tyre plot vlera.
16 Nëntor 2023, 16:00 -
-
VIDEO/ 'Komploti' bën bashkë Lulzim Bashën dhe Ben Blushin
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar Panairin e Librit në Pallatin e Kongreseve. Basha ka vizituar disa stenda në Panairin e Librit, ndërsa ishte i shoqëruar nga deputetja Flutura Açka dhe Preç Zogaj.
16 Nëntor 2023, 13:41 -
-
5 ditë Panair, nis ngjarja më e madhe e librit! 95 ekspozues, Ymeri: Stimulojmë ulje të paktën 20 % ! Nesër në Pallat të Kongreseve Lilian Thuram!
Nis nga nesër për 5 ditë radhazi Panairi i Librit. Kreu i Shoqatës së Botuesve Petrit Ymeri dha detaje lidhur me organizimin e këtij edicioni të 26-të, disa prej të ftuarve, por edhe nevojën për më shumë mbështetje institucionale kundrejt sfidës së tkurrjes së numrit të lexuesve
14 Nëntor 2023, 16:45 -
15-19 nëntor, zv/dekania e Filologjikut Elsa Rakipllari tregon risitë e panairit të librit
Elsa Rakipllari, pedagoge dhe zv/dekane e Fakultetit Histori Filologji ka treguar risitë e shtëpive botuese për panairin e librit të këtij viti i cili nis të mërkurën, 15 nëntor dhe do të zgjasë deri në 19 nëntor, si gjithnjë te Pallati i Kongreseve
13 Nëntor 2023, 23:00 -
Kur libri ‘troket në derë’, biblioteka shëtitëse prek realitete të largëta gjatë Panairit në Korçë! Stendat plot në Qytezën e Fëmijëve, shkrimtari: Si prind u befasova!
Mbahet për 4 ditë radhazi në Qytezën e Fëmijëve në Korçë një Panair dedikuar fëmijëve dhe të rinjve. Shkrimtari Eris Rusi tregon nismën, të cilës ju shtua simbolika e bibliotekës shëtitëse për të prekur edhe realitete përtej qytetit
29 Prill 2023, 16:25 -
1500 tituj të rinj librash, edicioni i 9-të i panairit në Fier, organizatorja: Shpresojmë të ndërgjegjësojmë të rinjtë të lexojnë
Ngjarja me e madhe e kulturës për qytetin e Fierit ka nisur me edicionin e 9 të Panairit të Librit, me mbi 1500 tituj të rinj, i cili do të zgjasë për 4 ditë me radhë ku marrin pjesë botues, autorë vendas dhe ndërkombëtar
16 Dhjetor 2022, 16:52 -
Të rinjtë në Panairin e Librit, si vizitore dhe jo si lexues! Festa e librit ‘jusitifikim’ për të vizituar me shokët Tiranën
Panairi i librit nxjerr vit pas viti në pah sesa është interesi i qytetarëve për të blerë e lexuar libra. Edhe pse ishin të organizuar në grupe të ardhurit nga vende të ndryshme të Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, e Kosovës mes tyre jo të pakët në numër ishin ata që pjesëmarrjen në panair e kanë konsideruar më shumë si një vizitë turistike nëpër Tiranë
21 Nëntor 2022, 17:34
