-
Zbardhet Llogaraja, bien reshje dëbore, nuk ka probleme me qarkullimin (VIDEO)
Reshje dëbore në Llogora. Që prej mëngjesit te ditës sotme ulja e temperaturave dhe reshjet e shiut në gjithë qarkun e Vlorës ka sjellë dhe reshjet e dëborës në zonën e Llogorasë. Aksi rrugor që përshkon këtë zonë është i hapur për te gjithë automjetet ndërkohë q&am
27 Shkurt 2022, 09:15 -
Reshje të dendura dëbore në Korçë, bllokohet kalimi i kamionëve nga Kapshtica në Greqi! Disa zona të pa energji elektrike! Në Pogradec shumë fshatra pa drita (VIDEO)
Korça është përfshirë nga reshjet e dëborës gjatë natës, ndërsa vijojnë edhe këtë mëngjes të shoqëruara me erëra të forta. Trashësia e dëborës ka shkuar + 50 cm, ndërsa në rrugën e Dardhës në lartësinë mbi 1100 m ka stuhi ere dhe dëborë.
27 Shkurt 2022, 08:44 -
Harta e re Gjyqësore, avokatët e Pogradecit notë proteste KLGJ: Krijimi i një Gjykate Apeli nuk sjell asgjë të mirë për profesionin tonë dhe shkel të drejtat e qytetarëve
Ata shprehen se krijimi i një Gjykate të vetme Apeli në Tiranë nuk do të sillte asgjë pozitive për profesionin e tyre si avokatë dhe se për më tepër shkel të drejtat themelore dhe liritë e qytetarit të garantuara me kushtetutë.
11 Shkurt 2022, 16:15 -
Pogradec/ Si kamionët për në Londër, durrsaku modifikon makinën që të mos pikaset nga policia, po i dështon plani! Kapet me 9 emigrantë të paligjshëm brenda
Kishte modifikuar një mjet tip kamionçinë për transportin e emigrantëve të paligjshëm me qëllim shmangien e kontrollit të policisë, vihet në pranga 1 person. Në pranga ka rënë Stjuart Mullalli.
7 Shkurt 2022, 14:51 -
VIDEO/ Natyra 'pikturon' Pogradecin! Temperaturat e ulëta në 'bashkëpunim' me ujin krijojnë stalaktike pranë liqenit
Tavolina të mbuluara me stalaktite pranë liqenit si pasojë e temperaturave esktremisht të ulëta është pamja që na ka "dhuruar" natyra mëngjesin e sotëm nga Pogradeci.
25 Janar 2022, 10:05 -
Pogradec, Alarupi i mbytur nga plehrat! Banorët: S'ka kosha mbeturinash, makina e pastrimit vjen një herë në javë
Mungesa e koshave të mbeturinave, ka bërë që banorët e fshatit Alarup në Pogradec, të jetojnë mes plehrash. Makina e pastrimit të bashkisë i merr mbeturinat vetëm një herë në javë, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e banorëve.
17 Janar 2022, 16:32 -
Aksident tek tunelet panoramike në Pogradec! Motori përplaset me vinçin e bashkisë, plagoset drejtuesi (VIDEO)
Burime për Report Tv bëjnë me dije se një motor është përplasur me një vinç të bashkisë dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
14 Janar 2022, 09:56 -
Dhunoi qytetarin fizikisht, SHÇBA pezullon nga detyra efektivi i policisë në Pogradec
Guxim Hamzallari, punonjës policie në Pogradec, është pezulluar nga detyra, pasi denoncimit të bërë nga qytetari Elton Muço se ai është ushtruar dhunë nga efektivi. Sipas tij policët i shkaktuan fraktura të rënda, ndërsa në pasi e shoqëruan në komisariat i nxorën edhe shpatullën pasi i përplas&e
12 Janar 2022, 23:04 -
Policia e Pogradecit të rreh e ‘të jep kafe’! Efektivët i nxjerrin shpatullën qytetarit dhe i kërkojnë të mos flasë
Qytetari Elton Muço thotë për mikrofonin e Stop se ka qenë në një festë të organizuar nga Bashkia e Pogradecit në ambient publik, kur disa punonjës policie pasi e vëzhgojnë disa herë, i kërkojnë që të shkojë me ta dhe të futet në furgonin e policisë
12 Janar 2022, 22:56 -
Artisti pogradecar sjell 15 piktorë botërorë në ekspozitë! Kafkat e Da Vinçit dhe Picasos në ekspozitë pirografike
Kafkat e skeletet e 15 emrave të mëdhenj të pikturës në botë mes tyre Leondardo Da Vinçin, Monet etj janë rijetëzuar në ekspozitën pirografike në Galerinë e Arteve në Pogradec. Punë e artistit 22-vjeçar, Andi Mitllari tregon që frymëzimi i tij nisi nga piktori surrealist spanjoll Salvador Dali.
28 Dhjetor 2021, 20:57 -
Policët i ndiqnin prej 2 javësh, arrestohen 6 persona në Pogradec, kapen me 21 gramë kokainë
Mësohet se në pranga kanë rënë Arbër Gjona 21 vjeç, Renaldo Gjona 24 vjeç, Domenik Potka 22 vjeç, Xhemal Oparaku 41 vjeç, Klajdi Zavalani dhe Saimon Oparaku, 18 dhe 19 vjeç, të cilët u kapën me 21.14 gram kokainë në makinë, të cilën e kishin ndarë në doza, gati për ta shitur.
23 Dhjetor 2021, 10:02 -
Moti i keq/ Prej 48 orësh dy njësi administrative në Pogradec pa energji elektrike, disa fshatra në Korçë pa drita
Foto ilustruese Si pasojë e reshjeve të shumta në segmentin e Dardhës trashësia e dëborës ka shkuar deri në 70 cm, ku pavarësisht punës dhe mirëmbajtjes së rrug&e
12 Dhjetor 2021, 10:36 -
Ndërroi jetë në shtëpi pasi u kthye nga spitali në Pogradec, 46-vjeçarja vuante nga ankthi
Një grua 46-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme, pasi ishte paraqitur në urgjencë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore pas një krize ankthi, për shkak se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
9 Dhjetor 2021, 09:56 -
E rëndë në Pogradec/ 46-vjeçarja del nga spitali, sapo shkon në shtëpi ndërron jetë
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40 ku mësohet se 46 vjeçarja A. H., ishte paraqitur ishte paraqitur në Spitalin e Pogradecit dhe pasi kishte marrë ndihmën mjekësore, ishte larguar për në banesën e saj ku ka gjetur vdekjen.
8 Dhjetor 2021, 23:08 -
Kronikë
400 euro për person, arrestohet 4 trafikantë në Pogradec, po transportonin 7 emigrantë të paligjshëm
4 persona janë arrestuar pasi u kapën duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit. Arrestimi i tyre u bë në dy operacione të ndryshme në kuadër të operacionit të koduar "Perimetri", ndërsa trafikantët merrni 400 euro për emigrant, për kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.
30 Nëntor 2021, 11:15 - Kronikë
- Kronikë
- Kronikë
-
Kronikë
Pogradec/ U kap me 83 emigrantë të paligjshëm në kamion, arrestohet 31-vjeçari! I kishte marrë 1150 euro secilit për t'i kaluar drejt vendeve të BE
Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Pogradec, pasi në kamionin tip trailer që po drejtonte, iu gjetën 83 emigrantë të paligjshëm. Mësohet se në pranga ka rënë Oligert Agolli banues në fshatin Pirg, Maliq, i cili u kap në dalje të Pogradecit.
10 Nëntor 2021, 14:37 -
Opinion
Frrok Çupi: Fshati ynë s’ka budallenj
Dje ishim në Pogradec; ata që do të mblidheshin në sallën ‘Lasgush Poradeci’ nuk u dukën deri në minutën e fundit kur erdhën makina nga Tirana dhe nga Korça. ‘Lasgushi’ kishte mbetur i vetëm gjatë gjithë ditës. Vetëm disa fëmijë dhe disa të rrjedhur nga mendtë po prisnin orën pesë pasdite, njësoj si dikur kur në qytetin e vetmuar vinte çadra e Cirkut. Do të mbahet ‘foltorja’ e ish presidentit të harruar, Sali Berisha, foltorja do të gjëmonte kundër dy armiqve, njëri shumë i vogël dhe tjetri shumë i madh: Basha dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
10 Nëntor 2021, 14:31 -
Politikë
Evi Kokalari: Në 11 dhjetor Berisha zgjidhet kryetar i PD, do të jetë kryeministër i Shqipërisë
Nga Foltorja e Pogradecit, aktivistja Evi Kokalari u shpreh se në Kuvendin e 11 dhjetorit, Berisha do të zgjidhet kryetar i PD."Në 11 dhjetor kryetar i ri i PD do të jetë Sali Berisha. Herën e fundit që isha në Shqipëri isha e vetmja që thoja se Berisha do të bëhet kryetar i PD dhe dua ta shoh Berish&eu
9 Nëntor 2021, 22:49 -
Politikë
'Si t'ia bëj se më kërcënon'/ Berisha tregon bisedën me Bashën në zyrë: Thuaj ambasadores mos u bëj qesharake
Në ‘Foltoren’ e Pogradecit, Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar një bisedë me Lulzim Bashën, para se ky i fundit ta shpallte përjashtonte nga grupi parlamentar të PD-së.“Nuk hyja dot në garë se do dilnin se hyri në garë se ndodhi këto, jo sepse unë e zgjidhja vetë
9 Nëntor 2021, 19:05 -
Politikë
Berisha: Isha në dijeni që Basha punonte me Ramën për projektin e George Soros
Sali Berisha nga Pogradeci është shprehur se ka qenë në dijeni që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha bashkëpunonte me kryeministrin Edi Rama për projektin e miliarderit amerikan George Soros, për të cilin fajëson se ka qenë ky i fundit që ka ndërhyrë për ta shpallur 'Non Grata'.
9 Nëntor 2021, 18:47 -
Politikë
Berisha nga Pogradeci fton Ramën në debat televiziv, apel Bashës: Nesër dorëzohen 4200 firma të delegatëve, jep dorëheqjen ose do të të shkarkojmë
Nga Pogradeci, ku po mban 'Foltoren' e radhës, ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka njoftuar mbështetësit e tij se ka mbledhur 4200 firma të anetarëve të cilat do t'i dorëzohen nesër Kuvendit Kombëtar të PD-së. Berishës i duhen 1500 firma të anëtarëve të Kuvendit Kombëtar, që të realizojë një referendum me të cilin shpreson të anulojë përjashtimin e tij, por edhe për të larguar Bashën nga drejtimi i PD
9 Nëntor 2021, 18:03 - Kronikë
-
Kronikë
Pogradec/ Dyshohet se ngacmonte seksualisht 2 nxënëset e tij, gjykata cakton '40 ditë burg' për drejtorin e shkollës 9-vjeçare Adriatik Haxhillarin! Mohon akuzat
Gjykata e Pogradecit ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg me afat 40 ditë për drejtorin e shkollës 9-vjeçare në në fshatin Stropckë në Pogradec, Adriatik Haxhillari, i akuzuar se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëset e tij të mitura.
9 Nëntor 2021, 13:12 -
Kronikë
Pogradec/ Dyshohet se ngacmonte seksualisht 2 nxënëset e tij dhe shkonte i dehur në mësim, pezullohet drejtori i shkollës 9-vjeçare Adriatik Haxhillari
Drejtoria Vendore e Arsimit Parauniversitar të Korçës ka pezulluar nga detyra drejtorin e shkollës 9-vjeçare në fshatin Stropckë në Pogradec, Adriatik Haxhillari. Ai akuzohet nga dy nxënëset e tij 14-vjeçare për ngacmim seksual dhe dërgimin e mesazheve të turpshme në orët e vona të natës.
8 Nëntor 2021, 09:25 -
Politikë
Ministrja e Arsimit dënon rastin e ngacmimit seksual në Pogradec: Në shkollat tona nuk do të ketë vend për njerëz që guxojnë të dhunojnë pafajësinë e fëmijëve
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar ashpër ndaj rastit të drejtorit të shkollës në Pogradec, i cili ngacmoi seksualisht 2 nxënëset e tij të mitura.
7 Nëntor 2021, 12:59 -
Kronikë
Flet gjyshja e 14-vjeçares që u ngacmua seksualisht nga drejtori në Pogradec: I shkruante llafe turpi në telefon, duhet varur! Kemi frikë t'a çojmë në shkollë
Gjyshja e 14-vjeçares, njërës prej viktimave të ngacmimit seksual nga drejtori i shkollës në fshatin Stropckë, në Pogradec ka folur për Report Tv, ku ka treguar detaje lidhur me ngjarjen.
7 Nëntor 2021, 11:30 -
Politikë
Ngacmonte seksualisht 2 nxënëse të mitura, reagon Boçi për drejtorin e shkollës në Pogradec: Dëshmi e devijimit të një sistemi të tërë arsimor të kalbur! Arsimi duhet shpëtuar
Deputeti demokrat, Luçiano Boçi ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar në Pogradec, ku drejtori i shkollës 9-vjeçare në fshatin Stropckë është arrestuar pasi dyshohet se ngacmonte seksualisht dy nxënëset e mitura, duke thënë se kjo është një dëshmi e devijimit të një sistemi të tërë arsimor të kalbur.
7 Nëntor 2021, 10:44 -
Kronikë
Pogradec, arrestohet drejtori i shkollës 9-vjeçare në fshatin Stropckë! Dyshohet se ngacmonte seksualisht prej 1 muaji 2 nxënëset e mitura! I bënte gjeste gjatë mësimit e i dërgonte mesazhe natën! Shkonte i dehur në mësim
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Pogradec, ku një drejtor shkolle është arrestuar pasi dyshohet se ngacmonte seksualisht dy nxënëset e mitura. I arrestuari është shtetasi Adriatik Haxhillari, ndërsa ngacmimi ndaj dy nxënësve, 14 vjeçe, dyshohet se ka zgjatur prej gati 1 muaji.
6 Nëntor 2021, 16:05 -
Pa kategori
Tentoi t’i vërë flakën shtëpisë së fqinjës, nën hetim penal 41-veçari në Pogradec
Një 41-vjeçar është proceduar penalisht pasi ka tentuar që t’i vërë zjarrin shtëpisë së një 51-vjeçareje në Pogradec. Siç njofton policia po procedohet penalisht shtetasi J. P., 41 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec, pasi në këtë fshat, ky shtetas dyshohet se ka tentuar të djegë me zjarr banesën e shtetases V. M., 50 vjeçe
6 Nëntor 2021, 16:06 -
Kronikë
Pas shkarkimit të Krenar Gjokutajt, emërohet shefi i ri në komisariatin e Korçës! Dashamir Bendo shef i Operacionales në Tiranë....emrat e të gjithë drejtuesve të rinj
Pas shkarkimit nga detyra të shefit të Komisariatit Korçë, Krenar Gjokutaj, është emëruar shefi i ri në këtë komisariat, Bujar Laze. Krenar Gjokutaj fillimisht u pezullua nga detyra pas hetimeve të SHÇBA-së për klandestinët, të cilat zbuluan shkelje të tjera në radhët e uniformave blu, duke filluar nga favorizimet e personave të veçantë për të lëvizur jashtë orarit të përcaktuar në kuadër të masave kundër COVID-19.
2 Nëntor 2021, 12:28 - Kronikë
-
Kronikë
Minibusi përplaset me furgonin në aksin Qafë-Thanë-Librazhd, ndërron jetë 60-vjeçari, plagosen 4 pasagjerë
Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Qafë Thanë-Librazhd, në vendin e quajtur 'Gurorja'. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shoferi i furgonit, 60-vjeçari Qani Beqo, dhe janë plagosur 4 shtetas që ishin pasagjerë në autobuz dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën
31 Tetor 2021, 15:18 - Kultura
-
Kronikë
Kapet me 13 mijë euro të padeklaruara në doganën e Qafë-Thanës, ndalohet shtetasi rumun
Më shumë se 13 mijë euro janë sekuestruar nga policia kufitare në Qafë-Thanë. Policia ka ndaluar shtetasin rumun I.C, të cilit pas kontrollit të detajuar fizik dhe me skaner, iu konstatua në çantën e dorës, vlera në valutë e padeklaruar prej 13.350 euro
26 Tetor 2021, 16:16