-
'Vallja e Yjeve' mbahet për 4 ditë në Pogradec! E bija e Lasgush Poradecit: Festival i cili përjetëson vlerat
Vallja e Yjeve është festivali që do të shfaqet për 4 netë në qytetin e Pogradecit, në nder të shkrimtarit Lasgush Poradeci. Nata e parë e tij startoi mbrëmjen e djeshme nën moderimin e dyshes së Ina Gjonçit dhe Kastriot Ramollarit.
29 Korrik 2022, 17:03 -
Pogradec/ Banorët në protestë, shtëpitë e komuntetit rom dhe egjiptian pritet të shemben! Preken nga projekti i Bashkisë për ndërtimin e një parkingu publik
Gjashtë shtëpi të komunitetit rom dhe egjiptian pritet të shemben në Pogradec, pranë zonës së liqenit pasi preken nga projekti i Bashkisë për ndërtimin e një parkingu publik.
29 Korrik 2022, 16:44 -
Kastriot Tusha dhe Ardian Trebicka koncert në Pogradec! Repertori i larmishëm, magji tingujsh për turistët në Odeon
Dy këngëtarët e mirënjohur Ardian Trebicka dhe Kastriot Tusha kanë dhuruar spektakël e magji tingujsh në qytetin liqenor të Pogradecit. Repertori i larmishëm i tyre, ngriti në këmbë një publik të tërë duke kërcyer.
24 Korrik 2022, 17:08 -
Lajmi për arrestimin e dhëndrit të tij si pronar i fabrikës së drogës, kreu i bashkisë Pogradec: Nuk është i vërtetë
Kreu i Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhagolli ka deklaruar se lajmi në mediat maqedonase për arrestimin e dhëndrit të tij, si pronar i një laboratori të drogës, nuk është i vërtetë.
14 Korrik 2022, 12:33 -
Zbulohet fabrika e drogës në Ohër! Mediat maqedonase: Arrestohet dhëndri i kryebashkiakut të Pogradecit! Reagon Xhangolli: Është me pushime në Turqi
Një shtëpi bari është zbuluar nga policia maqedonase në fshatin Orovnik të Ohrit. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se në mesin e 10 të arrestuarve, është edhe dhëndri i kryetarit të Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli. Mirëpo një fakt i tillë është mohuar nga kryebashkiaku.
14 Korrik 2022, 11:40 -
Shpallet në kërkim polici në Pogradec, përplasi me makinë 13-vjeçarin! Fajin e mori përsipër i vëllai, pamjet filmike ‘e morën në qafë’
Një punonjës policie në Pogradec është shpallur në kërkim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pasi ka përplasur me makinë një 13-vjeçar dhe është përpjekur që fajin ta kalojë tek i vëllai.
29 Qershor 2022, 17:56 -
Dhoma e Avokatisë në Pogradec në protestë: Bojkot pa afat nëse nuk rishikohet harta e re gjyqësore
Dhoma e avokatisë në Pogradec protestë me qytetarët dhe grupet e interesit që cenohen nga harta e re gjyqësore. Këtë të mërkurë dhoma e avokatisë në Pogradec ka organizuar protestë për hartën e re gjyqësore e cila mbyll gjykatën e rrethit gjyqësor Pogradec.
29 Qershor 2022, 11:09 -
Plagosja e Johan Muçllarit, flet babai i Griseld Maxharit: Nuk u arrestua, u dorëzua vetë! Kishte rol tjetër në ngjarje, por u largua nga frika
Gazmor Maxhari, babai i Griseld Maxharit i cili u vu në pranga ditën e sotme nga policia për atentatin ku mbeti i plagosur Johan Mucllari ka folur para mediave duke thënë se i biri është i pafajshëm. Sipas tij, i biri nuk u arrestua por u vetëdorëzua në polici. Ndër të tjera tregon se roli i të birit në këtë
25 Qershor 2022, 21:16 -
Pogradec/ Plagosja e Johan Muçllarit, arrestohet një prej autorëve! Flet i ati: U vetëdorëzua! Kishte frikë dhe u largua nga sherri
Një për autorëve që plagosi pronarin e hotel Volorkës Johan Muçllarin është arrestuar. Në pranga ka rënë Griseld Maxhari, ndërsa autori tjetër, Firdeus Berberi është ende në kërkim.
25 Qershor 2022, 10:59 -
Çelet edicioni i 18-të i Festivalit të Monodramës me shfaqjen 'Zërat e Anës'! Gazetares ruse që u vra nga regjimi i Putinit
Edicioni i 18 të i Festivalit Ndërkombëtar të Monodrames "Albamono 2022" u çel në qytetin e Pogradecit me shfaqjen "Zerat e Anes". Nën interpretimin e aktores ukrainase Maryna Ivashchenko, shfaqja është një homazh per gazetaren ruse Ana Politovskaya, vrarë nga regjimi i Putinit
20 Qershor 2022, 20:58 -
Pogradec/I dënuar me 21 vite burg për mashtrim në Turqi, arrestohet 42-vjeçari turk, hiqej si fizoterapist, i gjenden çeqe në shuma të mëdha monetare
42-vjeçari turk, Salih Akkurt, banues në Konya, Turqi ka rënë në prangat e policisë së Pogradecit pasi është i dënuar në Turqi me 21 vite burg për veprën penale “Mashtrimi i rëndë, duke përdorur sistemet informative të bankave dhe të kartave të kredit”.
20 Qershor 2022, 17:08 -
'Amplitudë', e Mand Xhikës me 30 piktura, meditim dhe surrealizm nga Irlanda në Pogradec
“Amplitudë” është ekspozita me 30 punime në pikturë në Galerinë e Arteve të Pogradecit nga piktori Mand Xhika. Në vaj dhe akuarel, veprat janë finalizim i një pune shumëvjeçare të piktorit që ka nisur në Irlandë dhe u mirëpritën nga publiku pogradecar.
18 Qershor 2022, 17:01 -
Arrestohet punonjësi i policisë në Korçë, i vendosi gjobë qytetarit nga Kosova 1000 lekë, por i merr 50 euro
Një polic ‘gjobvënës’ është arrestuar nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore në Korçë. AMP ka ndaluar punonjësin e policisë Enea Qose, i dyshuar për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumentave”
18 Maj 2022, 10:49 -
Prej 2 ditësh ishin në errësirë totale, rikthehet energjia në Pogradec
Pas dy ditësh errësirë totale, është rikthyer energjia në Pogradec. Kanë qenë gjithsej 14 fshatra në njësinë Proptisht dhe Velcan të cilët kanë pasur mungesë të energjisë elektrike për shkak të një dëmtimi të shkaktuar në linjën e Prrenjasit.
16 Maj 2022, 09:17 -
Zjarr në tregun e të përdorurave në Pogradec, përfshihen nga flakët disa tezga dhe rroba! Ndërhyjnë menjëherë zjarrfikësit
Tregu i veshjeve dhe sendeve të përdorura është përfshirë me flakët mbrëmjen e djeshme në Pogradec. Sipas informacioneve paraprake mësohet se nga zjarri janë përfshirë disa tezga dhe rroba të përdorura.
11 Maj 2022, 07:34 -
Nisin punimet për rikualifikimin e Parkut të Drilonit! Ministria: Çdo ndërhyrje në përputhje me rregullat për ruajtjen e mjedisit
Në Parkun e Drilonit në Pogradec kanë nisur punimet intensive për rikualifikimin e parkut ujor në bashkëpunim me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit.
10 Maj 2022, 11:09 -
Po peshkonin në kundërshtim me ligjin, vihen nën hetim 5 peshkatarë në Pogradec
5 peshkatarë janë vënë nën hetim pasi po peshkonin në kundërshtim me ligjin një sasi peshku (i llojit klen), i cili me urdhër të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, është i ndaluar për t'u peshkuar në këtë periudhë kohore
9 Maj 2022, 13:13 -
Plagosja e Johan Muçllarit në Pogradec, lihen në burg për përkrahje të autorëve 5 personat e arrestuar
Gjykata e Pogradecit ka dhënë sot masën e sigurisë për 5 të arrestuarit që ndihmuan në fshehjen e krimit të dy autoret e plagosjes së Johan Mucllarit, djalit të pronarit të Hotel ‘Voloreka’
29 Prill 2022, 18:27 -
Plagosja me armë zjarri e djalit të pronarit të hotel ‘Volorekës, arrestohen 5 persona, ndihmuan 2 autorët të arratiseshin! Ende në kërkim i biri i ‘të fortit’ të Pogradecit dhe miku i tij
Mësohet se kanë rënë në prangat e policisë Fatjon Bono, Kristian Kresto, Hekuran Gjona, Ledion Shkullaku dhe Rudi Shaho, të cilët akuzohen se ndihmuan dy autorët të arratiseshin. Janë ende në kërkim 2 autorët, Firdeus Berberi dhe Griseld Maxhari.
26 Prill 2022, 09:17 -
Sulmi ndaj hotel Volorekës, Report TV sjell videon e sulmit të 8 gushtit 2020! Mbi 100 plumba ndaj makinave të parkuara
Report Tv sjell videon e sulmit të 8 gushtit 2020 në Hotel Voloreka në Tushemish, ku një nga të arrestuarit ka zbrazur mbi 100 plumba ndaj makinave të parkuara dhe ndaj hotelit. Sulmi ka ndodhur për më shum&am
25 Prill 2022, 17:15 -
Atentat për herë të tretë djalit të pronarit të hotel ‘Volorekës’, në kërkim i biri i ‘të fortit’ të Pogradecit së bashkë me mikun e tij! Historiku i konfliktit disavjeçar
Rikthehet ‘lufta’ e ‘Volorekës’! Johan Muçllari, djali i Jetmir Muçllarit, pronarit të hotel Volorekës, ka rënë pre e një atentati ditën e sotme në qytetin e Pogradecit. Muçllari ka një histori konflikti disa vjeçar me grupin e të 'fortit' të Pogradecit, Ilir Berberi. Muçllari ka shkuar vetë në spitali i plagosur në këmbë. Në kërkim dy autorët e dyshuar, Firdeus Berberi, djali i Ilir Berberit, si edhe Greisi Maxharin.
25 Prill 2022, 16:33 -
Mbante ilegalisht në punë 15-vjeçarin dhe e linte të vendoste baste, shpallet në kërkim pronari i lokalit, nis hetimi ndaj të miturit në Pogradec! Arrestohet edhe një 67-vjeçar në Korçë për lojëra fati
Policia e Korçës ka vënë në pranga një person, ka shpallur në kërkim një tjetër, ndërsa ka nisur hetimin ndaj një 15-vjeçari, pasi janë kapur duke vënë baste sportive në lokale në Korçë dhe Pogradec.
3 Prill 2022, 10:44 -
Digjen 6 makina që jepeshin me qira në një servis në Pogradec, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
6 makina janë djegur në një servis në Pogradec dhe dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme. Servisi 'Mercedes 2006', është në pronësi të Geri Pengut, ndërsa makinat jepeshin me qira
25 Mars 2022, 07:38 -
Ndotja/ Liqeni i Pogradecit ‘mbulohet’ me kallamishte, specialisti i mjedisit: Prania e tyre tregon ‘plakjen’ e tij
Ujërat e zeza dhe mbetjet e ngurta që derdhen në liqenin e Pogradecit kanë bërë që të shtohet sipërfaqja me kallamishte. Specialistët ngrenë alarmin për ndotjen e madhe, ndërsa institucionet nuk veprojnë. Prej 5 vitesh ekziston një plan menaxhimi në letër por që nuk ka gjetur asnjëherë zbatim.
23 Mars 2022, 17:55 -
Pogradec, banorët e fshatit Alarup akuza kompanisë së nxjerrjes së qymyrit: Mjetet e tonazhit të rëndë na kanë shkatërruar rrugën! Po prishin tokat bujqësore duke gërmuar pa kriter
Banorët thonë se kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë të kësaj kompanie po përkeqëson çdo ditë gjendjen e rrugës duke i krijuar vështirësi të shumta banorëve të fshatit për të kaluar me makina të vogla apo mjete bujqësore. Ata theksojnë po ashtu se kompania po gërmon pa kriter në fshat dhe se po shkatërron edhe tokat bujqësore.
21 Mars 2022, 16:34 -
I mori 3 mijë euro secilit dhe i premtoi se do t’i çonte drejt BE, kapet në Pogradec 42-vjeçari me 3 emigrantë të paligjshëm në makinë
Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një 42-vjeçar, pasi i ka dhënë ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Autori është identifikuar Edison Muslli.
21 Mars 2022, 08:38 -
Manja: Janë propozuar 75 masa disiplinore për zyrtarë të lartë të Drejtorive Arsimore në 10 rajone! Kanë kryer inspektime apo akte konstatimi fiktive
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka bërë me dije se i janë propozuar Ministrisë së Arsimit 75 masa disiplinore për zyrtarë të lartë të Drejtorive Arsimore në 10 rajone, Tiranë, Fier, Durrës, Lezhë, Korçë, Gjirokastër, Vlorë, Sarandë, Berat e Elbasan. Manja bëri
16 Mars 2022, 13:20 -
Brenda shkollës në Pogradec u lejua legalizimi i paligjshëm i një objekti, në Sarandë i dy ndërtesave! Hetim penal për 20 zyrtarë dhe ish zyrtarë, 75 në procedim disiplinor
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja denoncoi dy raste të legalizimeve të paligjshme në vend ku njëri ishte në Pogradec dhe një në Sarandë. Manja tha se 20 zyrtarë dhe ish zyrtarë janë në hetim dhe 75 të tjerë në procedim disiplinor.
16 Mars 2022, 13:14 -
I vunë tritol në derën e shtëpisë në Pogradec, flet 44-vjeçari: Nuk kam konflikte, nuk dyshoj tek asnjeri
Arben Xhukellari në shtëpinë e të cilit u vu një sasi lënde plasëse tha në dëshminë e tij për policin se nuk ka pasur konflikte me askënd dhe nuk dyshon tek një person konkret lidhur me incidentin.“Nuk kam pasur konflikte edhe kur kam qenë në punë.Kam qenë 9 muaj po b&
14 Mars 2022, 11:04 -
Amanda, gruaja nga Pogradeci që shpëtoi nga lufta: Ika me fëmijën 2 vjeç, bashkëshorti po lufton në Ukrainë! Del në protestë: Ndaloni Putin, stop luftës
Amanda Tanellari, një grua nga Pogradeci, ka lënë pas bashkëshortin e saj ukrainas, për të luftuar në mbrojtje të atdheut. Ajo arriti të kalojë kufirin me vajzën e saj vetëm 2 vjeç, dhe aktualisht po jeton me prindërit në vendlindje. Report Tv mori një rrëfim të sajin teksa këtë të shtunë protestonte në Pogradec për luftën që sipas saj po shkakton dhe rritjen e çmimeve
12 Mars 2022, 17:54 -
Qytetarët në Pogradec në protestë, japin propozime për zgjidhjen e krizës
Dhjetëra qytetarë u mblodhën në qendër të Pogradecit për të protestuar për rritjen e çmimit të naftës dhe ushqimeve të shportës.Në protestë mori pjesë dhe një grup sindikalistësh drejtuar nga Kol Nikollaj i cili tha se i kemi propozuar qeverisë një pak
12 Mars 2022, 14:46