-
Çelet ekspozita e pikturave ‘Ditët e Mios’ në Korçë, 38 piktorë derdhin në telajo pamjet piktoreske të qytetit
Për të 12-in vit radhazi çeli siparin Edicioni i Kolonisë ndërkombëtare të pikturave “Ditës e Mios”, në shtëpinë muze të piktorit “Vangjush Mio” në Korçë. 38 artistë pjesëmarrës nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës do të hedhin në telajot e tyre Korçën, në ngjyrat e vjeshtës
26 Tetor 2022, 20:22 -
Ëndrra të fotografuara! Jutta Benzenberg dhe 25 imazhe vajzërore nga skajet e Shqipërisë në Tiranë
Sheshi “Skënderbej” u shndërrua dje në një ekspozitë të hapur me 25 fotografi të shtypura. Jutta Benzenberg, fotografe e kuratore e ekspozitës tregon për rrugëtimin në skajet e Shqipërisë për të jetësuar përmes imazhit ëndrra vajzërore
25 Tetor 2022, 17:03 -
-
Kultura
Azem Kuçana ekspozon ‘Eposin e Kreshnikëve’, motivet e lashta rikthehen në vepra arti! Piktori: U rrita me eposin dhe baladat
Piktori i njohur Azem Kuçana çeli në Muzeun Kombëtar ekspozitën me temën e “Eposit të kreshnikëve”. Janë rreth 20 vepra që më pas do të udhëtojë edhe në Nju Jork, duke u bashkuar me 60 të tjera me motive të baladave dhe personazheve të eposit shqiptar.
27 Shtator 2022, 12:19 -
Kultura
Nga data 10 shtator çelet në Tiranë ekspozita ‘Novela grafike nga deti’
Në datën 10 shtator, në Tiranë do të çelet ekspozita “Novela grafike nga deti”, kushtuar skicave bashkëkohore, e organizuar nga Agjencia e Industrisë Kreative të Tiranës. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 10 tetor ndërsa hyrja do të jetë e lirë.
8 Shtator 2022, 12:19 -
Kultura
-
Italia në 160 vjet, çelet në Muzeun Kombëtar ekspozita 'Nga Alinarët tek mjeshtrit e fotografisë bashkëkohore'
Përgjatë dy ditëve në Muzeun Historik, çelet ekspozita “Nga Alinarët tek mjeshtrit e fotografisë bashkëkohore”. Në të dëshmohet përmes imazhit Italia dhe zhvillimi i saj përgjatë 160 viteve, por edhe vetë historiku i fotografisë italiane.
2 Shtator 2022, 21:55 -
-
Nga viti 1960 në ditët e sotme, ekspozohen për herë të parë 100 vepra të Bujar Zajmit, e bija: Është një artist ende i pazbuluar
Në Galerinë e Arteve në Tiranë ekspozohen për herë të parë 100 vepra të piktorit grafist Bujar Zajmi. E bija, artistja Anila Zajmi e cili i kuron punimet, rrëfen ekspozitën, veprën e fshehtë të të atit si dhe shqetësimin e tij mbi artin.
14 Korrik 2022, 20:55 -
-
Pulla, monedha numizmatike, e kartëmonedhat e reja të 2 mijë dhe 10 mijë lekëshit, autori Petraq Papa, çel ekspozitë me punimet origjinale: Ja si u realizuan!
Autori Petraq Papa, që ka realizuar imazhin e qindra pullave postare, si dhe kartëmonedhave 2 mijë dhe 10 mijë lekëshe çel në galerinë “Fab”, ekspozitën e rrallë “Acta Urbana” me punimet origjinale. Nga Shën Tereza tek Papa Françesku, dhomëza e Filaterisë ka 90 pulla, ndërsa numizmatika e kartëmonedhat e reja vijnë edhe përmes virtuales
11 Qershor 2022, 16:04 -
Fier/ ‘Apolo Art Colony 22’ mbledh 21 artistë nga disa vende! Ekspozohen 25 krijime, nga figurativja te abstraktja
21 piktorë nga vende të rajonit, por edhe Britania e Ukraina, paraqitën krijimet e tyre në një ekspozitë të mbajtur në Fier. Sipas organizatorëve, aktivitete të tilla shërbejnë për të promovuar Shqipërinë.
31 Maj 2022, 21:25 -
‘Errësirë’, ekspozitë për diktaturën në tunelin 25 m në muzeun ‘Shtëpia me gjethe’
Në tunelin 25 m të gjatë në muzeun “Shtëpia me gjethe” artisti Oltsen Gripshi, shpërfaq përmes pikturës, videos e instalacionit vuajtjet e komunizmit. 70 kanotjere të varura, në kujtim të atyre që s’ia dolën, dhe imazhi i bijës në ngjyra, si ftesë që pas katarsisit të memories, ka ende shpresë për fillim të ri
21 Maj 2022, 19:47 -
11 artistë veshin ‘Murin’ e galerisë “Kalo” me vepra bashkëkohore, Arben Meksi në ekspozitë: Karikatura shqiptare, kalon nga letra në kanavacë e hyn në tregun e artit
Ekspozita “Muri” e kuruar nga shkrimtari Rudi Erebara bën bashkë 11 artistë në galerinë “Kalo”. Pikturë, mozaikë, a qeramikë, artistët vijnë me një larmishmëri stili e tematike. Arben Meksi sjell 4 vepra të karikaturës ku trajton tematika universale si ndotja e mjedisit, Evropa e Bashkuar a shpërblimi i fitores.
20 Maj 2022, 19:09 -
'Trashëgimia e Prizrenit', ekspozitë fotografike në Berat! 21 site kulturore e arkeologjike në qendrën mesjetare
“Trashëgimia e Prizrenit në Berat” është ekspozita fotografike e çelur këtë herë në qendrën Mesjetare të qytetit të Beratit. 21 asete dhe monumente të veçanta të trashëgimisë kulturore të qytetit vijnë të prezantuara për publikun përmes paneleve dhe skicave vizuale
13 Maj 2022, 21:47 -
Koha, udhëtimi dhe memoria/ ‘Udhëtimi magjik’ i Artan Peqinit
Imazhet ndërtohen nga kujtimet, rrugët, librat, rrënojat, familjet. Ato janë udhëtimi dhe destinacioni. Ato janë përkufizimi i gjithçkaje që ka kuptim e vlerë. Ato janë kuptimi i shtëpisë, i njerëzve të dashur... i atyre që janë dhe atyre që kanë qenë. Në ekspozitën e fundit të Artan Peqinit, gjejmë pak nga të gjitha këto.
12 Maj 2022, 16:50 -
'Credins mbështet artin', ekspozon 19 vepra të Terollit! Artistja që pas komës u zgjua piktore: Ndihem e vlerësuar!
Prej dy vitesh nisma “Credins mbështet artin” vijon rrugëtimin e saj... Në zyrat qendrore të bankës, artistët tanimë kanë qoshkun e tyre të ekspozimit... Kësaj here e përzgjedhura është artistja Vjollca Terolli, me 19 vepra e një histori të pazakontë... që rrëfen për një grua, që u zgjua piktore pas gjendjes së komës.
23 Prill 2022, 12:56 -
Fëmijët me aftësi ndryshe relizojnë ekspozitën ‘Ti je një vepër arti’, fitimet shkojnë për bamirësi, Sula: S’është lëmoshë, por dashuri e dhënë
70 piktura, që shërbejnë për të udhëtuar në fantazinë e krijimit të autorëve me peizazhe plot ngjyra u ekspozuan në qendrën COD në Kryeministri të titulluar “Ti je një vepër arti”. Një ekspozitë që më tepër se pikturën, në fokus kishte autorët, që kësaj here ishin të pazakontë, fëmijë me aftësi ndryshe.
21 Prill 2022, 21:37 -
Fier, çelet ekspozita “Kujtesa” në Galerinë e Artit! Artisti nga Prishtina instalacion me 50 foto portretesh
Mbi 50 fotografi dedikuar ngjarjeve të luftës në Kosovë janë bërë pjesë e ekspozitës në Galerinë e Artit në Fier. Realizuar nga artisti fotograf nga Prishtina, Burim Myftiu portretet përcjellin mesazhet për lirinë dhe paqen
16 Prill 2022, 14:17 -
Artistja thyen ‘kanonet’, Egla Memaj:Si i qëndisa për 3 vjet 27 ikona të zbërthyera nga “Epitafi i Gllavenicës” që u krijua 6 shekuj e gjysmë më parë
Artistja Egla Memaj çel ekspozitën e rrallë “Epitafi” në galerinë “Fab”. 27 ikona të qëndisura zbërthehen nga vepra mesjetare “Epitafi i Gllavenicës” e krijuar 6 shekuj e gjysmë më parë. Memaj guxon duke thyer “kanonet” e ikonave tradicionale, në ngjyra, formë e përmasa.
9 Prill 2022, 21:36