-
Deputetët që dolën kundër dënimit me 10 vjet të burrave që rrahin gratë, kundër edhe gjyqtarët dhe Avokatja e Popullit
Debatet për nenin 130/a të Kodit Penal, Fatmir Xhafaj: Si mund ta dënojmë prindërin me 10 vjet burg se qëllon dy herë me pëllëmbë fëmijën?! Relatorja Vasilika Hysi: Ashpërsimi i dënimit nuk parandalon dhunën në familje.
16 Prill 2020, 14:54 -
Murrizi kundër ndryshimit të Kodit Penal: Janë arna në interes të mazhorancës, po na kufizoni kohën e fjalës pa të drejtë
Deputeti i opozitës Myslim Murrizi është shprehur i revoltuar në lidhje me ndryshimet ne Kodin Penal duke thënë se kjo është në shkelje të Kushtetutës, por dhe me kohën e kufizuar të fjalës së deputetëve për të gjitha çështjet që do të diskutohen gjatë seancës së
16 Prill 2020, 10:34 -
-
Nesër votimi/ E vërteta e ndryshimeve në Kodin Penal, u propozuan që në 10 janar 2020
Bien pretendimet e procedurës së përshpejtuar dhe shkeljeve, amendamenti për ndëshkimin me burg të personave që thyejnë karantinën u propozuar për projektligjin që depozituar në Kuvend 3 muaj më parë
15 Prill 2020, 16:19 -
Burgu për karantinën/ Skëndaj: Gjobat po japin efekt, mos ndryshoni Kodin Penal! Amnisti të dytë për të burgosurit
Drejtoresha e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj u ndal edhe te situata në burgje duke kërkuar një amnisti të dytë për lirimin e personave që nuk janë me rrezikshmëri për shkak të situatës së krijuar nga COVID dhe faktit që në institucionet e vuajtjes së dënimit një mjek përgjigjet për 700 të dënuar.
14 Prill 2020, 16:40 -
-
-
-
Spiropali: Qeveria nuk i fsheh dot të vdekurit nga COVID-19! Deklaratat e Bashës dramë dhe komedi njëherazi
Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali i ka cilësuar si dramë dhe komedi propozimet e kryedemokratit Lulzim Basha për situatën e COVID-19, e ndërsa komedi paketën ekonomike të demokratëve. E ftuar virtualisht në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, Spiropali i ktheu edhe përgjigje skepticizmit të Bashës se qeveria fsheh numrin e të infektuarve të viktimave nga COVID-19.
13 Prill 2020, 22:14 -
-
Kodi Penal ndryshime jo vetëm COVID! Kush rreh gruan në sy të fëmijëve deri në 10 vite burg! Kush përdor pasurinë e sekuestruar nga OFL 7 vite
Kodi Penal pritet të pësojë ndryshime edhe për dhunën në familje si dhe posedimin e aseteve të sekuestruara nga OFL. ReportTv ka siguruar draftin ku dhuna nga bashkëshortes apo ish bashkëshortes e bashkëjetueses dënohet nga 5 deri në 10 vite burg duke përfshirë dhe dhunën në sy të fëmijëve. Ndërsa kush vazhdon përdor pronën e sekuestruar nga OFL rrezikon deri në 7 vite burg.
13 Prill 2020, 11:09 -
Ndryshimet në kodin penal deri me burgim për koronavirusin, qytetarët: Vendim i drejtë, kush thyen rregullat të përgjigjet
Ndryshimet e reja në kodin penal parashikojnë deri në heqjen e lirisë për këdo që thyen rregullat dhe urdhrat e vendosura gjatë situatës së pandemisë së Covid 19. Për Report Tv një pjesë e qytetarëve të kryeqytetit u shprehën se me këto ndryshime dhe me anë të ndëshkimeve është e vetmja mënyrë për të fituar këtë betejë.
12 Prill 2020, 15:20 -
-
Burg kush thyen karantinën, avokatët Visha dhe Daci kundër: Janë masa ekstreme duke kryer kundravajtje penale
Ndryshimet në Kodin Penal ku për shkelësit e masave dhe karantinës parashikohet deri në 15 vite burg, ka sjellë kundërshtimin e fortë duke i cilësuar si 'ndryshime absurde' të dy avokatëve Sajmir Visha dhe Jordan Daci.
9 Prill 2020, 23:07 -
-
-
Jo vetëm gjoba, por burg për shkelësit e masave shtrënguese! Rama: Do të ndryshojmë Kodin Penal dhe Rrugor
Përpos Aktit Normativ me masa administrative mbi shkelësit e masave kundër koronavirusit, qeveria brenda 15 prillit do i përfshijë në Kodin Penal dhe Rrugor për t'i kaluar sëbashku në Kuvend me një paketë për të qartësuar dispozitat që mund të bien ndesh. Nëse do të miratohen ndryshimet që do të propozojë qeveria, shkelësit nuk do të dënohen vetëm me gjoba, por do të përfundojnë në burg, ndërsa në Kodin Rrugor do të sanksionohen vitet e heqjes së lejes së drejtimit të makinës.
8 Prill 2020, 16:40 -
E plotë/ 3 nismat e reja anti-krim, policia përgjime pa vendim prokurori, neni i ri në Kodin Penal që godet mafien (DOKUMENTI)
Policia masa kundër njerëzve të krimit edhe pa miratimin e prokurorit, por kjo veprimtari do të mbikëqyret nga kreu i SPAK-ut, kryeprokurori dhe ministri i Brendshëm. Kush përdor pasuritë e konfiskuara mënyrë të pajustifikuar do dënohet deri në 7 vite burg
12 Shkurt 2020, 12:17 -
E drejta e protestës në Kushtetuese/ Gjykata e Shkodrës kundër ndryshimeve në Kodin Penal: Nuk duhet leje për tubimet
Gjykata e Apelit Shkodër kërkon të shpallet antikushtetues konsiderimi vepër penale e tubimeve apo protestës pa marrë më parë leje tek organet kompetente. Ky ankim i gjykatës është depozituar prej 28 janarit dhe pritet që sapo të formohet trupa gjykuese të shqyrtohet.
9 Shkurt 2020, 10:19 -
