-
Pastrimi i parave dhe evazioni fiskal, Shqipëria nis verifikimin e llogarive të dyshimta me 82 vende të botës
Shqipëria do të bashkëpunojë me 82 shtete të huaja për të luftuar evazionin fiskal, pastrimin e parave dhe për të goditur kompanitë off-shore. Kjo do të arrihet falë ligjit për shkëmbimin automatik të informacionit, i cili i jep të drejtën Tatimeve marrin të dhënat bankare për shqiptarët dhe të huajit, nga këto shtete.
7 Gusht 2020, 13:54 -
Evazion fiskal në bregdet me fatura 'fake'
Që në ditët e para të sezonit veror, baret dhe restorantet në bregdet kanë filluar evazionin fiskal dhe abuzimet me kuponët tatimor. Denoncimet e para të ardhura në Report TV tregojnë se bizneset lëshojnë kuponë “fake” dhe pa asnjë vlerë ligjore dhe tatimore.
14 Qershor 2020, 13:34 -
Fiskalizmi/ Denaj interpelancë me bizneset: E nisim me 1 janar, procesi do të shtrihet në disa faza, ja si do të funksionojë risia me kasat fiskale
Në këtë mbledhje ministrja Denaj ka thënë se që nga 1 janari do të nisë fiksalizimi për të gjithë bizneset në vend. Duke iu përgjigjur shqetësimit të bizneseve, ministrja Denaj ka thënë se fiskalizimi nuk do të bëhet në mënyrë direkte por e shtrirë në disa faza, deri në fund të marsit të 2021.
24 Tetor 2019, 09:48 -
Aksioni anti-informalitet, rritet me 13,8% të ardhurat për Shtetin nga Tatimi mbi Fitimin
Lajmin e bëri të ditur sot Kryeministri Edi Rama, në kuadër të arritjeve në luftën kundër informalitetit, ku një ndihmesë të madhe e ka dhënë edhe aplikacioni StopInformaliteti, ku qytetarët kanë mundësinë të denoncojnë çdo llojë shkelje që bizneset bëjnë.
20 Shtator 2019, 19:08 -
Mashtrimi/ Kontabilisti për Report TV: Shkak rimbursimi i gabuar i TVSH-së, skemat s'do eliminohen
Skema e mashtrimit me TVSH-në sipas ekspertëve është e mirëstrukturuar. Kontabilisti Agim Binaj thotë për Report Tv se skema të tilla nuk do të eliminohen dhe ndodhin për shkak të rimbursimit të gabuar të TVSH-së. Ai sugjeron kontroll të shtuar në librat e shitjeve dhe blerjeve të biznesit.
7 Shtator 2019, 18:10 -
Evazioni i biznesmenëve/ Vjehrri i polices që humbi gishtat në protestën e opozitës: Peshqit e mëdhenj janë jashtë...
Mes biznesmenëve që sot kanë dalë para gjykatës për masën e sigurisë ka qenë edhe Rrapo Baduni, pronar i kompanisë “Bani/s”. Fillimisht ai kërkoi lirinë duke deklaruar se ka punuar gjith&eum
7 Shtator 2019, 17:38 -
Rrëfehet bojaxhiu që u bë biznesmen: Më dhanë 150 mijë lekë dhe firmosa! Jam penduar, ja kush më mashtroi
Aksioni anti-informalitet-Report Tv siguron dëshminë e plotë të Drilon Baretit, i arrestuar si administrator i subjektit “E.B.A. NDERTIM shpk". Bareti është administratori i 16-të që vendoset në pranga për këtë operacion, por në fakt nga dëshmia del se ai është bojaxhi dhe shprehet se është mashtruar. Ai tregon si përfundoi emri i tij administrator shoqërie dhe cfarë mori në këmbim. I riu shkodran rrëfen edhe emrin e personit që e futi në këtë skemë.
7 Shtator 2019, 17:01 -
'Sëmuren' papritur biznesmenët, prokuroria ndryshon mendje: 7 të lirohen nga qelia, 8 burg
Ndryshe nga fillimi i seancës ku kërkoi burg për 14 nga 15 biznesmenët e arrestuar, prokurorja Elisabeta Imeraj që është edhe drejtuesi i organit të akuzës së Tiranës ndryshoi qëndrim.&am
7 Shtator 2019, 16:13 -
Biznesmeni Buzi vendos 60 mijë euro garanci: Më lironi, faturat shkojnë në kantier, punëtorët e mi nuk i njoh
Paqsor Buzi është një tjetër biznesmen i arrestuar që doli sot para gjykatës për masën e sigurisë, ndërsa mohoi akuzat dhe përfshirjen e tij në këtë skemë kriminale. Ai hoqi pë
7 Shtator 2019, 14:47 -
Biznesmenët e arrestuar, flet Shpresa Joanidhi: Prita 4 orë në polici...deri kur më arrestuan, fajin s'e kam unë!
Shpresa Joanidhi, kandidate e PD-së për deputete në qarkun e Gjirokastrës, administratore e Shpresa Al, bashkë- ortake me bashkëshortin e saj, Alfred Joanidhin, ka qenë biznesmenia e vetme që ka folur para gjykatës. Ajo tha se ka shk
7 Shtator 2019, 14:39 -
Mashtrimi 30 mln euro me TVSH-në, arrestohet biznesmeni i 16-të në Tiranë
Arrestohet në kuadër të operacionit anti-informalitet Drilon Bareti, me detyrë administrator i subjektit “E.B.A. NDERTIM shpk". Bareti është arrestuar, teksa 15 biznesmenët e tjerë ndodheshin para gjykatës penale të Tiranës për t'u njohur me masën e sigurisë pas arrestimit dy ditë më parë.
7 Shtator 2019, 14:09 -
'Sëmuren' papritur, lirohen nga qelia 9 nga 15 biznesmenët për 30 mln € evazion: 'Peshqit' e mëdhenj janë jashtë
Mbyllet pas 7 orësh seanca për 15 biznesmenët e arrestuar për 30 milionë euro për evazion fiskal. 9 nga biznesmenët janë lënë në masën e sigurisë arrest shtëpie, ndërsa 6 të tjerë 20 ditë burg. Report Tv zbardh të gjitha dëshmitë e biznesmenëve të arrestuar sot para gjykatës. Një ditë më parë Report Tv zbardhi skemën e mashtrimit me TVSH-në që bënë biznesmenët e arrestuar.
7 Shtator 2019, 12:01 -
Zbardhet letra e Braçes për ministren Gjonaj: Shkeljet e 3 gjyqtarëve që mbrojtjen evazionin fiskal të bzineseve 'VIP'
Braçe në letrën e datës 26 gusht i kërkon ministres Etilda Gjonaj të trajtojë me përparësi këto ankime ndaj gjyqtarëve, pasi sipas tij kanë cënuar interesin publik tek drejtësia, dhe kanë ndikuar në mosrealizimin e të ardhurave.
29 Gusht 2019, 12:23 -
Ulja e pragut të TVSH-së te biznesi i vogël nxiti evazionin, të ardhurat ranë me 12.7% për 6 mujorin
Ky vendim preku direkt rreth 13 mijë biznese, që u futën në skemë, ndërsa rreth 60 mijë të tjera ishin potencial për të hyrë, pasi kufiri vjetor i qarkullimit vjetor që të bënte subjekt TVSH-je ishte aq i ulët sa mjaftonte deklarimi i 5,500 lekëve në ditë për të kaluar në TVSH.
29 Korrik 2019, 07:11 -
18 mln € evazion me TVSH-në/ Lavazhieri që u bë biznesmen, Bledar Metko jeton me qira, bashkëshortja: Nga sot më nxjerrin jashtë (Foto)
Bledar Metko është njëri nga të ndaluarit që mori masën e sigurisë arrest me burg për 30 ditë. Metko u arrestua dje për ndërtimin e një skeme mashtrimi duke përfituar nga TVSH. Metko është me profesion lavazhier. Report Tv sjell historinë e tij, ku për Prokurorinë ai dyshohet si pjesë e evazionit ndërsa në realitet familja e tij jeton në skamje.
18 Janar 2019, 16:21 -
18 mln euro evazion me TVSH/ Zbardhet skandali, si disa të varfër u bënë ‘biznesmenë’
12 biznesmenët e arrestuar ditën e djeshme për ndërtimin e një skeme efektive duke përfituar nga TVSH, sot janë njohur me masën e tyre të sigurisë. 3 prej tyre janë dënuar me 30 ditë burg dhe 9 të tjerë me detyrim paraqitje. Avokati i disa prej tyre u shpreh për gazetarin e Report Tv se nuk janë në të vërtetë biznesmenë por punëtorë të varfër të cilët kanë rënë pre e një skeme mashtrimi, ku iu është premtuar detyra e administratorit.
18 Janar 2019, 13:54 -
13 persona në pranga për 18 mld lekë evazion fiskal, reagon Rama: Mos luani me taksat se ju gjen belaja
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të 13 personave për evazion fiskal duke u shprehur se ky ishte një mesazh i qartë për shkelësit që tentojnë të luajnë me taksat.
17 Janar 2019, 09:46 -
18 mld lekë evazion me TVSH/ Pranga 13 personave në Tiranë, mes tyre biznesmenë të njohur, 12 në kërkim, zbardhet dosja (EMRAT+SKEMA)
Drejtoria e Hetimit Tatimore e Tiranës ka qënë e para ajo që ka konstatuar skemën në tre subjekte duke ia referuar materialet më pas Prokurorisë. Pas verifikimeve të kryera, Prokuroria më pas ka lëshuar edhe 30 urdhër arrestet. Nën hetim gjithsej janë 20 kompani dhe 4 studio kontabiliteti.
17 Janar 2019, 09:12 -
Evazion fiskal me vlerë mbi 800 mijë euro/ Goditet në Itali 'trekëndëshi' i kompanive të ilaçeve, një prej tyre me bazë në Tiranë
Tre kompani medikamentesh, njëra me seli në Tiranë, janë goditur nga policia italiane për mashtrim fiskal. Sipas mediave italiane, medikamentet bliheshin fillimisht me çmim mjaft të lirë nga Pakistani dhe Kina dhe më pas shiteshin në vendin fqinj me vlerë të dyfishuar monetare.
8 Janar 2019, 20:51 -
Ahmetaj nxjerr pagat: Lojtarë e trajnerë bëjnë evazion fiskal! Braçe zbulon manovrat e FSHF:S’e mbyll gojën
Në seancën e sotme plenare të Kuvendit, kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Erjon Braçe thirri në një interpelancë ministrin Arben Ahmetaj lidhur me ligjshmërinë fiskale në Federatën Shqiptare të Futbollit. Ministri Ahmetaj u shpreh se FSHF është një organizatë jofitimprurëse, që paguan disa taksa.
11 Tetor 2018, 10:51 -
Tatimet, kontroll për verifikimin e pagave reale të punonjësve, sektorët ku dyshohet për evazion
Administrata Tatimore ka publikuar sektorët, ku besohet se pagat e punonjësve deklarohen nën nivelin e tregut, apo pranë pragut të pagave minimale, nga punëdhënësit, mes të cilëve renditen Teknologjia e Informacionit dhe Turizmi.
29 Gusht 2018, 12:59