-
-
-
-
-
-
-
Marrëveshja Kosovë- Serbi në SHBA/ Rama: Asnjë tradhti burra! Meta: Hap kyç! Kim: E rëndësishme për paqen në Ballkan! Basha: Kontribuon për njohjen e Kosovës
Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në SHBA është përshëndetur edhe nga figura të larta të politikës shqiptare. "Asnjë tradhti burra"! Kështu e ka nisur reagimin e tij kryeministri Edi Rama, sipas së cilit kjo marrëveshje është vazhdimi i rrugës për njohjen përfundimtare të Kosovës si një shtet i pavarur.
4 Shtator 2020, 19:00 -
Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Meta: Hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes 2 vendeve
Një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve! Kështu e ka cilësuar presidenti Ilir Meta, marrëveshjen e arritur ditën e sotme mes Kosovës dhe Serbisë në SHBA.
4 Shtator 2020, 18:50 -
-
Yuri Kim me skaf në Durrës, Guardia di Finanza tregon si luftohet krimi i organizuar në det të hapur
Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, ka zhvilluar një vizitë pranë Njësisë Detare të Guardia di Finanza-s në Shqipëri në Durrës, ku ka bërë një udhëtim të shkurtër me skaf.
2 Shtator 2020, 22:19 -
'Zgjerimi me 12 milje në det i Greqisë', Braçe: Nuk aplikohet aty ku nuk ka hapësirë
Braçe u shpreh dhe për debatin që kanë shkaktuar deklaratat e Greqisë për zgjerimin me 12 milje në det. Sipas tij zgjerimi nuk mund të bëhet aty ku nuk ka hapësirë duke hedhur poshtë hartat e publikuara nga mediat greke që zgjerimin me 12 milje e nisin në veri të ishullit Othonoi dhe në veri të ishullit Erikusa.
2 Shtator 2020, 19:11 -
SHBA u bëri apel partive politike për kandidatët për deputetë/ Braçe akuza të forta Metës dhe Bashës: Po kontaktojnë kriminelë për zgjedhjet e 2021
Në një intervistë ekskluzive për Report TV, Erion Braçe për gazetarin Denis Minga i kërkoi policisë të ndërhyjë për të neutralizuar këta individë të botës së krimit.
2 Shtator 2020, 18:04 -
Shpëtim Idrizi për Report Tv: Nuk jemi shtojcë e Bashës, por opozita është e bashkuar!
Shtatori do të jetë një muaj i rëndësishëm edhe për partitë e vogla. Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi komentoi thirrjen e ambasadores Yuri Kim drejtuar krerëve të partive politike, duke e quajtur një presion pozitiv që do të nxisë përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë për të shkuar në zgjedhje. Idrizi tha se nuk sheh asnjë mundësi që të futet në listat e partisë kryesore opozitare, por thotë se komunikimi me kryedemokratin Basha është i vazhdueshëm për të gjetur formulën që do t’i cojë të bashkuar në zgjedhje.
2 Shtator 2020, 16:06 -
'Vetting kandidatëve'/ Meta komenton letrën e Kim: Vetëm zgjedhjet e lira pastrojnë politikën nga të korruptuarit që mbajnë peng shtetin
Në përgjigje të sugjerimit të ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim që t'u bëhet Vetting kandidatëve për deputet, presidenti Ilir Meta shprehet se vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme mund të pastrojnë vendin nga politikanët e korruptuar. Nga Vlora, në konferencën shkencore për 100-vjetorin e Luftës së Vlorë, kreu i shtetit tha se nuk e ka ende një datë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pasi fillimisht po pret propozime nga krerët e partive.
2 Shtator 2020, 11:19 -
Kim u kërkon vetting krerëve të partive, Rushaj: Rama promovon deputetë e kryetarë bashkie të lidhur me krimin
Drejtori i fushatës në Partinë Demokratike Alfred Rushaj ka reaguar në Twitter në prag të nisjes së përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke thënë se Rama frymëzoi, promovoi dhe kandidoi për deputetë e kryetarë bashkie njerëz të lidhur me krimin.
1 Shtator 2020, 14:36 -
-
Tensionet Moskë-Uashington/ Avionët rusë i presin rrugën bombarduesit amerikan, del video
Në më pak se 48 orë është shënuar incidenti i dytë mes ushtrisë amerikane dhe asaj ruse. Pas përplasjeve në tokë në Siri mes patrullave të enjten, mesdita e të premtes ka shënuar një incident edhe më të rëndë. Teksa bombarduesit amerikan B 52 po patrullonin qiejt e NATO-s dy avion rus i kanë prerë rrugën mbi detin e zi duke bërë manovra të rrezikshme.
30 Gusht 2020, 10:31 -
Rama në Vjenë për krizën në Bjellorusi/ Misioni Amerikan në OSBE: E vlerësojmë për iniciativën! Lukashenko të pranojë ofertën për dialog mes palëve
Misioni Amerikan në OSBE ka vlerësuar iniciativën e Edi Ramës, në cilësinë e kreut të OSBE-së, për zgjidhur krizën në Bjellorusi. Teksa ka shpërndarë foto nga takimi i Ramës me Stephen Biegun, zëvendës sekretar i shtetit SHBA-së, Kim thekson nevojën për një dialog konstruktiv mes palëve për të gjetur një rrugëdalje në Bjellorusi.
27 Gusht 2020, 22:49 -
-