-
Pesë ditë në kërkim, ende asnjë gjurmë nga Kajmaku, i biri: S'e dimë ku ndodhet
Policia e Shtetit ka ushtruar kontrolle në të dy banesat e ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut, po në asnjërën prej tyre nuk është gjetur në banesë. Me vendim gjykate arrest me burg, Kajmaku është në kërkim tashmë nga policia, ndërsa kontrollet janë kryer në banesën e tij në Fushë-Prezë dhe në zonën e “tregut elektrik”, banesë kjo e cila është në emër të bashkëshortes së tij.
13 Nëntor 2019, 15:47 -
-
'U hetua në Greqi', Prokuroria-KQZ-së: Hiqini mandatin Kajmakut! PD: U vërtetuan akuzat tona
Prokuroria e Përgjithshme i kërkon KQZ-së heqjen e mandatit për kryebashkiakun socialist të Vorës, Agim Kajmaku sepse gënjeu në formularin e dekriminalizimit duke mos deklaruar se ka qenë në hetim nga drejtësia shqiptare. Lajmi konfirmohet për Report TV nga burime brenda organit të Akuzës. Ndërkohë, po sot, sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi tha se Prokuroria ka konfirmuar se Kajmaku është Jorgo Toto, emri i të cilit figuron i dënuar në Greqi.
28 Tetor 2019, 16:15 -
EMOCIONUESE/ Debatoi me të atin dhe u zhduk! Nënë e bir takohen në 'Pa Gjurmë' pas 3 muajsh (VIDEO)
I humbur 3 muaj më parë, Vasil Nexha mbërrin në ambientet e Report TV, nënë e bir takohen live në studion e 'Pa gjurmë'. Merr fund 'rebelimi' i të riut, pas hatërmbetjes me të atin dhe njerkën. Vasili u largua nga shtëpia në Greqi ku jetonte me të atin, pas divorcit të prindërve. Emocione të papërshkrueshme gjatë transmetimit live, në këtë bashkim zemrash, kur Vasil Nexha, 22-vjecari i humbur më 30 qershor u takua me nënën.
24 Tetor 2019, 23:03 -
Misteri/ 11 muaj hetime për Gjin Gjonin, vetingu ende pa vendim
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, vijon prej 11 muajsh verifikimin e gjyqtarit të Apelit Tiranë, Gjin Gjoni, për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësisë profesionale, duke mos dalë në një konkluzion përfundimtar për fatin e një prej gjyqtarëve më të përfolur për pasuri të dyshimta dhe influencë në gjyqësor.
20 Tetor 2019, 08:12 -
Humbi në Greqi, zbulohet intinerari i të riut/ Nëna përlotet në 'Pa Gjurmë', dëshmia: E kam takuar në Fier, punonte bari
3 muaj pas zhdukjes sistemi TIMS zbulon gjurmët e 22-vjeçarit shqiptar . Emisioni 'Pa Gjurmë' sjell historinë e të riut Vasil Nexha që rezulton i humbur që prej 30 qershorit të këtij viti. Vasili pas divorcit të prindërve ka jetuar që prej moshës 15 -vjeçare në tokën Helene, me babain dhe njerkën. E ftuar në 'Pa Gjurmë' nëna e Vasilit, mes lotëve bëri apel për ndihmë. Një lum telefonatash mbërriti në Pa Gjurmë duke zbuluar intenerarin e mundshëm të 22-vjeçarit, fillimisht në Shtyllas(Fier)-Skrapar-Ersekë-Korçë, dyshimet se punon si bari.
17 Tetor 2019, 21:06 -
Ekskluzive/ Anëtari i ri i sapoemëruar nga Meta në Gjykatën Kushtetuese rrezikon shkarkimin nga Vettingu
Besnik Muçi kërkohet të shkarkohet nga Komisioneri Publik, ja dokumenti i dorëzuar i 1 tetorit 2019 me parashtrimet e fundit për pasurinë e tij. Dje u zhvillua seanca e radhës.
17 Tetor 2019, 08:03 -
-
-
-
Ekskluzive/ Posta i gjen shtëpinë, Agim Kajmaku dorëzon shenjat e gishtave
Agim Kajmaku ka dorëzuar zyrtarisht në policinë shkencore shenjat e gishtave. Pas letrës së dërguar në adresën bashkia Vorë, Report Tv mëson se e njëjta letër është dërguar më pas në adresën e tij në Prezë, ku ka shtëpinë. Më pas Prokuroria e Përgjithshme dhe Njësia e Dekriminalizimit kanë administruar gjurmët e gishtave më datë 3 shtator pas orarit zyrtar.
11 Shtator 2019, 10:52 -
-
'Prokuroria gënjeu për gjurmët e Kajmakut' PD letër Arta Markut: Duam transparencë, presim përgjigje
Gazment Bardhi i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme dokumentacionin e plotë për çështjen e verifikimit të Agim Kajmakut, i cili sipas selisë blu ka qenë i arrestuar dhe është i kërkuar në Greqi me emrin Jorgo Toto për një krim që dënohet me 10 vjet burg.
7 Shtator 2019, 11:28 -
-
Nuk i 'gjen' adresën Agim Kajmakut/ Posta përgënjeshtron Prokurorinë, shenjat e gishtërinjve merren nga pasaporta
Përmes një deklarate për mediat Prokuroria e Përgjithshme ka dhënë informacion mbi procedurat e verifikimit të figurave të Valdrin Pjetrit dhe Agim Kajmakut të akuzuar nga PD për fshehje të dënimeve në vendet fqinje para nisjes së karrierës politike.
4 Shtator 2019, 11:01 -
-
-
Vranë teknikun e kondicionerit/ Vëllezërit Kusi mund të jenë larguar ilegalisht drejt Greqisë (VIDEO)
Kur kanë kaluar 12 ditë nga vrasja e teknikut të kondicionerit, Indrit Çelaj, policia e Tiranës vijon të ketë ende në kërkim autorët e dyshuar, dy vëllezërit Griseldo e Albano Kusi.
2 Shtator 2019, 11:43 -
Lulzim Basha rrezikon të merret i pandehur për çështjen e 'Toyota Yaris', për dëshmi të rremë
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u paraqit më datë 25 korrik 2019 per te dhene shpjegime perpara prokurorit belg L.H. për denoncimin që bëri në Kuvend, dy ditë para se të bllokoheshin në portin e Durrësit automjetet që vinin nga Belgjika, në të cilat ishte fshehur shuma prej 3.4 milionë eurosh.
30 Gusht 2019, 20:04 -
Akuzat e PD/ Prokuroria administron gjurmët e gishtërinjve të Agim Kajmakut
Prokuroria administron gjurmët e gishtërinjve të Agim Kajmakut. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se deri më tani janë administruar të gjitha provat e nevojshme për verifikimin e akuzave ndaj kryebashkiakut të Vorës.
30 Gusht 2019, 16:31
