-
Rriten me 6.5% çmimet e shitjeve dhe qirave të banesave në Tiranë! Agjentët imobiliarë: Shkak vlera e tokës dhe ardhja e studentëve
Pas një periudhe të vështirë për shkak të pandemisë, çmimet e qirave në Tiranë po rriten përsëri. Agjencitë imobiliare shpjegojnë arsyet, ku ndër kryesoret janë rifillimi i universitetit dhe ardhja e studentëve në kryeqytet dhe mungesa e trojeve për të ndërtuar objekte të reja.
14 Tetor 2020, 20:04 -
Shqiptarët nuk paguajnë dot borxhet, BSH: Familjet me pak lekë, do rriten kërkesa për hua
Sipas një raporti të Bankës së Shqipërisë thuhet se aftësia paguese e huave nga familjet ka rënë në 6 muajit e parë të vitit, dhe pritet një rritje e kërkesës për borxh në muajit në vazhdim. Sipas vrojtimit të kryer vihet re se 41% e familjeve kanë përkeqësim në aftësinë e tyre paguese.
11 Tetor 2020, 18:42 -
COVID-i bën shqiptarët më kursimtarë, shpenzojnë vetëm për ushqime!
Qytetarët po shpenzojnë vetëm për ushqime. Të dhënat janë pesimiste sa i takon konsumit. Banka e Shqipërisë dhe INSTAT raportojnë se konsumi ka rënë me më shumë se 7.5% dhe ndikim kryesorë ka pandemia COVID-19
30 Shtator 2020, 20:47 -
Kërcënimi nga ulja e konsumit dhe investimeve, Banka e Shqipërisë: Arrin në 4.8%, duhet të nxitet kreditimi i ekonomisë
Ekonomia e vendit pritet të pësojë një recesion ekonomik në nivelin e 4.8% këtë vit. Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë rreziqet më të mëdha që i kanosen ekonomisë janë ulja e konsumit dhe e investimeve.
28 Shtator 2020, 20:57 -
-
3 kandidatura për pozicionin vakant si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të BSH! Komisioni Ekonomisë skualifikon një garuese: S'ka arsimin e duhur
3 zonja kanë garuar për të marrë postin e anëtarit të këshillit mbikëqyrës të bashkës së Shqipërisë. Vakanca është shpallur më 27 maj pas shkarkimit nga detyra të ish anëtarit Arben Malaj.
21 Shtator 2020, 22:24 -
Eurobondi e kreditë për COVID-in rritën borxhin e jashtëm! BSH: Në fund të qershorit arriti në 8.9 mld euro
Rritet me 710 milionë euro borxhi i jashtëm i vendit në tremujorin e dytë të vitit, krahasuar me periudhën Janar-Mars. Sipas Bankës së Shqipërisë borxhi i jashtëm në fund të qershorit arriti në 8.9 miliardë euro, dhe ndikim të madh dha eurobondi dhe kreditë e marra për COVID-19.
14 Shtator 2020, 17:14 -
Pandemia godet xhepat e emigrantëve! BSH: Në 6 muaj ato sollën 102 mln € me pak se në 2019
Sipas Bankës së Shqipërisë të ardhurat nga emigrantët ranë ndjeshëm 6 mujorin e parë të vitit. Ata dërguan 102 milionë euro më pak se në 2019 dhe rënia më e madhe u shënua në periudhën Prill-Qershor menjëherë pas shpërthimit të pandemisë nga koronavirus.
11 Shtator 2020, 18:12 -
‘Lumë’ parash jashtë bankave! BSH: Në korrik niveli i parasë cash arriti në 324,5 miliardë lekë
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë niveli i parasë cash në muajin korrik ishte 324,5 miliard lekë, duke u rritur me 7.3 miliardë lekë krahasuar me muajin qershor. Kjo për shkak se shumë qytetarë e biznese zgjedhin ti paguajnë shërbimet me para në dorë dhe jo nëpërmjet bankave.
5 Shtator 2020, 17:31 -
-
COVID-i godet biznesin, Guvernatori i BSH: Ruani paratë
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë i bën thirrje biznesit të tregohet i kujdesshëm më menaxhimin e parave dhe të ardhurave të tyre në këtë kohë pandemie. Gent Sejko thotë se politika e bankës do të jetë stimuluese, por biznesi duhet të mbajë një pjesë të përgjegjësisë. Nga ana tjetër Sejko kërkon nga Ministria e Financave të garantojë fondet e nevojshme për COVID-in, dhe se rritja e borxhit publik është e pranueshme.
30 Gusht 2020, 17:37 -
Bie me 36 mln euro kredia në muajin korrik! Më shumë për blerje banese, ulet për hapje biznesi
Në muajin korrik është shënuar një rënie me 36 milionë euro e kredisë në monedhën kombëtare. Sipas të dhënave të bankës së Shqipërisë në muajin e kaluar në total u dha 13.4 miliardë lekë kredi nga 17.7 miliardë që u dha në muajin qershor. Më shumë lekë u dhanë për blerje banese dhe më pak për hapje biznesi.
28 Gusht 2020, 22:28 -
-
Ekonomia në recesion, BSH: Përmirësimi nis në 2021 (VIDEO)
Ekonomia e vendit do të përjetojë një rënie të thellë këtë vit, ndërsa periudha Prill-Maj-Qershor, ka pasur rënien më të madhe. Banka e Shqipërisë ekonomia e vendit do ti rikthehet përmirësimit në vitin 2021, ndonëse rikuperimi i saj varet nga tërësisht nga largimi i pandemisë.
13 Gusht 2020, 16:55 -
Dollari dhe Euro humbasin pikë ndaj Lekut, Banka e Shqipërisë: Luhatjet në kurs, efekt sezonal
Monedhat e huaja po humbasin terren ndaj lekut. Këtë të enjte një euro u këmbye me 123.6 lekë ndërsa një dollar me 104 lekë. Për Bankën e Shqipërisë kjo zbritje është e pritshme për shkak të efekteve sezonal, dhe turizmit.
6 Gusht 2020, 20:04 -
Rimëkëmbja do varet nga largimi i COVID-19, Sejko: Në periudhën Prill-Qershor piku i rënies ekonomike
Familjet dhe bizneset do të përballen me ulje të ardhurash nëse vazhdon kjo situatë e diktuar nga Covid 19. Në këtë përfundim ka arritur guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko sipas të cilit rrezik për ekonominë paraqet edhe rikthimi i izolimit.
5 Gusht 2020, 17:28 -
Pandemia ‘shtrëngon’ kushtet e kreditimit, BSH: Bankat po tregohen të kujdesshme
Bizneset dhe individët që kanë bërë kërkesë për kredi në tremujorin e dytë të vitit e kanë pasur tepër të vështirë për ta marrë atë. Shkak janë bërë kushtet e shtrënguara për të dhënë kredi nga bankat. Sipas Bankës së Shqipërisë, si pasojë e pandemisë bankat kanë rritur kërkesat e tyre.
4 Gusht 2020, 20:26 -
-
‘Rrëzohet’ besimi në ekonomi me mbi 50%, BSH: Rënia më e madhe në sektorin e shërbimeve
Pandemia COVID-19 e ka rrëzuar besimin në ekonomi në nivelin më të ulët historik. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë besimi i konsumatorit dhe i biznesit në ekonomi ra me mbi 50% në tremujorin e dytë. Goditja më e madhe është tek sektori i shërbimeve.
6 Korrik 2020, 17:48 -
Pastrimi i parave/ Raporti i BSH: Bankat e nivelit të dytë janë të rrezikuara! Problemet e zbuluara
Të gjitha bankat e nivelit të dytë në vend janë të rrezikuara për të rënë pre e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Sipas raportit mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për vitin 2019, thuhet 5 banka kanë rrezik të lartë për pastrimin e parave dhe 7 banka rrezik të mesëm. Bankat rezultojnë me mungesa në dokumentet që vërtetojnë burimin e parave të derdhura në arkat e tyre.
4 Korrik 2020, 17:04